Ne si njerëz e kemi jetën e caktuar në këtë botë. Në afatin e caktuar prej Allahut njeriu ndahet nga kjo botë me vdekjen e tij.
Vdekja është ndalimi i veprimtarisë jetësore të organizmit të njeriut. Del shpirti nga trupi dhe bëhet ndërprerja përgjithnjë e shkëmbimit biologjik të lëndëve në organizëm. Ky është mbarimi apo fundi i jetës së njeriut në këtë botë, mirëpo vdekja nuk është e njëjtë për të gjithë. Ekziston dallim i madh mes vdekjes së besimtarit dhe vdekjes së pabesimtarit. Në një nga hadithet e pejgamberit (salallahu alejhi ve selem) është ilustruar vdekja e të dyve.
Në vijim të shohim hadithin që transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Huzejme, Hakimi, Bejhekiu, Ed-Dija nga El-Bera ibn Azibi se I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:
“Robi besimtar kur të jetë në ndarjen nga dynjaja dhe vajtjen kah Ahireti, i zbresin melekë nga qielli me fytyra të bardha si me i pasur fytyrat diell. Me vete kanë qefina nga qefinat e xhenetit dhe parfume nga parfumet e xhenetit, i ulen atij në largësi sa sheh syri. Pastaj i vjen melekul-meuti dhe i ulet tek koka dhe i thotë: o ti shpirt i pastërt, dil për në faljen nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij dhe ai del. Ai del dhe rrjedh ashtu siç rrjedh pika nga gryka e shtëmbës. E merr dhe nuk e len as një çast në dorë, derisa ta marrin dhe e vendosin në atë qefinin dhe parfumin, e prej saj del si me qenë era më e mirë e miskut në fytyrë të tokës. Me të ngriten lartë e sa herë që kalojnë pran ndonjë grupi të melekëve, ata pyesin: Kush është ky shpirt i mirë? Ata përgjigjen: Filani i biri i filanit. (ia përmendin) emrat më të mira me të cilat e kanë thirrur në dynja. Kështu vazhdojnë deri sa të arrinë në qiellin e dynjasë dhe aty kërkojnë tua hapin, dhe ata e hapin, e prej aty i përcjellin nga çdo qiell mukarebunët (melekë) deri te qielli vijues dhe kështu deri sa të arrijë në qiellin e shtatë. Aty Allahu azze ve xhel-le thotë: regjistrojeni regjistrin e robit tim në il-lijjin* dhe kthejeni robin tim në tokë se prej saj i kam krijuar, e në të i rikthej përsëri. Ia kthejnë shpirtin (në varr) dhe i vinë dy melek, e ulin dhe e pyesin: Kush është Zoti yt? Ai përgjigjet: Zoti im është Allahu. Ata e pyesin: cila është feja jotë? Ai përgjigjet: feja ime është islami. E pyesin: kush është ai njeri që është dërguar tek ju? Ai përgjigjet: i dërguari i Allahut. E ata e pyesin: kush të ka treguar? Ai thotë: e kam lexuar Librin e Allahut dhe i kam besuar atij. Një thirrës nga qielli thërret: ka besuar robi im, andaj shtroni atij shtroje nga xheneti, veshni rroba nga xheneti dhe hapijani një derë për në xhenet. Pastaj i vijnë atij aroma të saja dhe perfume dhe i zgjerohet në varr sa sheh syri larg. Aty i afrohet një njeri me ftyrë të bukur, me roba të bukura dhe erë të bukur dhe i thotë: merr myzhde me atë që ta ka mundësuar këtë për ditën që të është premtuar. E pyet: kush je ti? Fytyra jotë është fytyrë që po vjen me hajr. I thotë: unë jam vepra jote e mirë. Ai thotë: O Zot, bëje Kijametin! O Zot, bëje Kijametin! Derisa të kthehem te familja ime dhe pasuria ime.
Ndërsa, …
… robi pabesimtar, kur të jetë në ndarjen nga kjo dynja dhe shkon për në Ahiret, i zbresin nga qielli melekë me fytyra të zeza dhe me vete kanë robë të leshtë. I ulen larg në largësi sa sheh syri. Pastaj vjen melekul-meut derisa ti ulet te koka e tij dhe i thotë: o ti shpirt i keq, dil në zemërimin prej Allahut dhe hidhërim. (shpirti i shprëndahet nëpër trup dhe ia nxjerrin ashtu siç nxirren gremçat nga leshi i lagët. E kur tam err, nuk e len në dorë as sa një çast derisa menjëherë ta fusë në atë robën e lesht dhe prej aty i del si era më e keqe e ndonjë cofëtine në fytyrë të tokës. Ngriten me ted he sa herë që kalojnë pran ndonjë grupi të melekëve, thonë: kush është ky shpirt i keq? Ata përgjigjen: filani i biri i filanit. Ia përmendin emrat më të këqinj me të cilat e kanë thirrur në dynja. Ata kërkojnë tu hapet qielli, por nuk ia hapin. Pastaj lexoi: “ … atyre nuk u hapen dyert e qiellit … ” (Araf: 40) dhe thotë Allahu azze ve xhel-le: regjistrojeni librin e tij në sixhxhin, në tokën më të ulët dhe ia përplasin shpirtin me një përplasje dhe i kthehet shpirti në trup. Menjëherë i vinë dy melek dhe e ulin dhe e pyesin: kush është zoti yt? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E pyesin: cila është feja jote? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E pyesin: kush është ai njeri që është dërguar te ju? Ai thotë: ah, ah, nuk e di. E një thirrës thërret nga qielli: robi im ka gënjyer, andaj shtroni atij shtroje nga zjarri dhe hapjani një derë për në xhehenem. Atij i vjen nga nzehtësia e tij dhe nga shkrumbi. I ngushtohet varri aq sa i gërshetohen brinjët dhe ashtu i vjen një njeri me pamje të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe. I thotë: përgëzohu me atë që të ka sjellë në këtë gjendje të keqe në ditën që të është premtuar. E pyet: kush je ti, fytyra jotë qenka fytyrë që po vjen me sher? I thotë: Unë jam vepra jote e keqe. Në këtë ai thotë: O Zot, mos e bëj Kijametin!
- Il-lijun që është përmendur në hadith shpjegimi më i mirë për të është në fjalët e Allahut të Madhëruar:
“Ndërsa Libri i punëdrejtëve me siguri që do të jetë në Il-lijûn. * E kush do të ta shpjegojë ty se ç’është Il-lijjûn? * Është një libër i shkruar!”
Suretu Mutafifin: 18 – 20
Hoxhë Ali Shabani