23.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

VËLLAZËRIA PËR HIR TË ALLAHUT

Vëllazëria për hir të Allahut

Çdo lidhje në këtë botë, në botën tjetër do të shndërrohet në armiqësi përpos lidhjes që ka qenë për hir të Allahut. Allahu thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.”1 Ibn Kethiri në komentimin e këtij ajeti thotë: “Çdo shoqëri dhe bashkim që nuk ka qenë për hir të Allahut, dije se në ditën e kijametit do të shndërrohet në armiqësi, ndërsa shoqëria që është për hir të Allahut Fuqiplotë është e përhershme, e pandërprerë.”2 Ndërsa Allahu i donë ata që vëllazërohen për hir të Tij dhe në respekt ndaj Tij.

Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Një njeri e vizitoi një vëlla të tij në një fshat tjetër, Allahu këtij njeriu ia dërgoi një melek i cili kur iu afrua i tha: Nga je nisur? – Besimtari tha: Ta vizitoj një vëlla timin në këtë fshat. – E pyeti meleku: A ke ndonjë interes tjetër për tek ai? – Besimtari i tha: Jo veçse pse e dua për hir të Allahut. – Meleku i tha: Unë jam dërguar nga Allahu të të lajmëroj ty se Allahu të do ty, ashtu siç e donë ti vëllain tënd për hir të Allahut.”3

Dashuria për hir të Allahut është e sigurt larg tradhtisë, mashtrimit, të cilën nuk e prish interesi i kësaj bote, qëndron në qëndrim nga Allahu, i cili është i gjallë dhe nuk vdes kurrë.

Dashuria për hir të Allahut është adhurim i lehtë, i përzier më kënaqësi dhe dashuri, shtohet me shtimin e imanit, me këshilla, me ruajtjen e sekreteve si dhe me mirësi ndaj vëllait tënd dhe me mënjanimin e të këqijave prej tij. Kjo dashuri rritet me fjalë të drejta, me pastrim nga zilia, mashtrimi dhe smira. Shenjë e sinqeritetit të saj është zbatimi i premtimeve, amanetit dhe këmbimi i dhuratave.

I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Jepni dhurata njëri tjetrit që të duheni.”4

Gjithashtu edhe plotësimi i besimit ka lidhje të ngushtë me të. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Pasha atë në dorën e të cilit është shpirti im nuk do të hyni në xhennet derisa të besoni, nuk keni besuar derisa të duheni me njëri tjetrin. A dëshironi t’ju tregoj diçka që nëse e veproni do të duheni ndërmjet veti? Jepni selam ndërmjet jush.”5 Realiteti i kësaj është si një trup me shumë zemra të ndryshme. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtarët janë si një njeri.”6 Po ashtu ka thënë: “Shembulli i besimtarëve në dashuri, mëshirë dhe afrim ndërmjet tyre, është si shembulli i trupit të njeriut, në qoftë se një pjesë e saj sëmuret i gjithë trupi vuan nga temperatura dhe sëmundja.”7

Përderisa besimtarët janë vëllezër, atëherë ata janë të urdhëruar ta ruajnë unitetin dhe harmoninë ndërmjet tyre, si dhe janë të ndaluar rreptësishtë të përçahen dhe të bëjnë punë që ua prishin zemrat në mes veti.

Përgaditi: Nexhat Ceka

Burimi: albislam.com

_______________

1 Zuhruf: 67.

2 Tefsir Ibn Kethir 4/133.

3 Transmeton Muslimi.

4 Transmeton Buhariu në “Edebul mufred.”

5 Transmeton Muslimi.

6 Transmeton Muslimi.

7 Mutefekun-alejhi.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...