Allahu i Lartmadhëruar e ka bërë që jeta jonë në dynja të jetë ngushtë e lidhur me kohën. Në sistemin diellor ka lënë trupa qiellor me të cilat ne masim këtë kohë.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
هُوَ ٱلَّذِي جَعَلَ ٱلشَّمۡسَ ضِيَآءٗ وَٱلۡقَمَرَ نُورٗا وَقَدَّرَهُۥ مَنَازِلَ لِتَعۡلَمُواْ عَدَدَ ٱلسِّنِينَ وَٱلۡحِسَابَۚ مَا خَلَقَ ٱللَّهُ ذَٰلِكَ إِلَّا بِٱلۡحَقِّۚ يُفَصِّلُ ٱلۡأٓيَٰتِ لِقَوۡمٖ يَعۡلَمُونَ ٥
“Ai e bëri diellin shndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënës) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. Allahu nuk e krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”. Junus, 5.
Kështu që viti i ka dymbëdhjetë muaj, e muajt janë të përbërë prej javëve, ndërsa javët prej ditëve, a dita është e përbërë prej natës dhe ditës, e në këto ka çaste që nuk janë të njëjta.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ …
“Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…” Teube 36
Muajt e vitit lunar janë:
1. Muharrem,
2. Sefer,
3. Rebiul-evel,
4. Rebiul-Ahir,
5. Xhumadel-ula
6. Xhumadel-aihere
7. Rexhep,
8. Shaban,
9. Ramadan,
10. Sheval,
11. Dhul-Kade,
12. Dhul-Hixhxhe
Prej tyre Allahu i Gjithdijshëm i ka dalluar disa muaj prej tjerëve dhe në vazhdim të ajetit ka thënë:
… مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ …
“…Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)…“ Teube, 36.
Ato katër muaj të shenjtë janë:
1. Dhul-Ka’de – muaji i njëmbëdhjetë,
2. Dhul-Hixhxhe – muaji i dymbëdhjetë,
3. Muharem – muaji i parë dhe
4. Rexhep – muaji i shtatë
siç i ka përmendur i dërguari i Allahut në haxhin e lamtumirës në hadithin që e përcjell Ahmedi nga Ebu Bekrete (radijallahu anhu), ka thënë:
(ألا إن الزمان قد استدار كهيئته يوم خلق الله السموات والأرض السنة اثنا عشر شهراً منها أربعة حرم، ثلاثة متواليات ذو القعدة وذو الحجة والمحرم ورجب مضر بين جمادى وشعبان)
الحديث متفق عليه
“Me të vërtetë koha është kthyer si rasti me ditën kur Allahu e ka krijuar qiekt dhe tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj. Prej tyre katër janë të shenjtë, tre një pas një: Dhul Kade, Dhul-Hixhe dhe Muhaerm, ndërsa Rexhebi është mes Xhumadas dhe Shabanit.” Mutefekun alejhi.
Shkëputur nga Libri “Enciklopedia e veçorive të përmendura në tekstet kuranore dhe hadithit ptofetik” autor Ali Shabani