VLERA E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT (1)

VLERA E AGJËRIMIT TË RAMAZANIT (1)

0 2626

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare: 183).

(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë.” (El Bekare : 185).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Në natën e parë të Ramazanit prangosen shejtanët dhe exhinët. Mbyllen dyert e Xhehenemit dhe asnjë derë nuk mbetet e hapur. Hapen dyert e Xhenetit dhe asnjë derë nuk mbetet e mbyllur. Dhe thërret një thirrës: O ti kërkues i mirësisë, angazhohu edhe më shumë në kërkimin e mirësive (punëve të mira). O ti që kërkon të keqen (mëkatet), tërhiqu dhe stopoje veten nga e keqja. Dhe, për çdo natë Allahu liron nga zjarri i Xhehenemit shumë persona.”

(Tirmidhiu; 682, Ibën Maxhe: 1642. E vlerësoi si tē vërtetë shejh Albani ).

Transmetohet nga Ubade Ibën Samiti, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : ” Ju erdhi muaji i Ramazanit, muaji i begative. Allahu ju mbulon me mëshirën e Tij në këtë muaj. Njashtu, në këtë muaj Allahu ua shlyen mëkatet dhe ua pranon lutjet. Allahu ju shikon se si bëni gara me njëri tjetrin (në vepra të mira) gjatë këtij muaji dhe krenohet para melaikeve. Paraqitni vetëm vepra të mira para Allahut (në këtë muaj), ngase nuk ka dyshim se i mjerë është ai që në këtë muaj i mohohet dhe nuk e kaplon mëshira e Allahut.

(Taberiu në librat e tij: Mu’xhemul Kebir, Mexhmu ez Zeuaid: 3/344, Shejh Albani e vlerësoi si daif në librin e tij daif tergib ue terhib: 592).

Pra, i dërguari, salAllahu alejhi ue selem, i përgëzonte shokët e tij në lidhje me ardhjen e këtij muaj të begatë. Njashtu, i njoftonte se në këtë muaj të begatë hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.

Mirësinë e Allahut për arritjen e muajit të bekuar të Ramazanit , muslimani duhet ta shfrytëzojë sa më shumë në adhurimin e Allahut, kryerjen e veprave të mira dhe largimin nga veprat e këqija.

Vazhdon…..

Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 580