9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

VLERA E FRIKËS NGA DËNIMI I ALLAHUT (1)

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Pasha Allahun! Unë e njoh mës miri Allahun dhe kam frikë mës shumti ndaj Tij.”[1]

Imam Shatibiut,- Allahu e mëshiroftë!,- i kanë thënë: “O dijetarë!” Ai ia ktheu: “Dijetarë është ai që i frikësohet Allahut.”

Allahu,- xhele ua ala!,- thotë: “Me të vërtetë, Allahut i frikësohen vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe falës.” (Fatir: 28)

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Mjaton frika ndaj Allahut si dituri dhe mashtrimi si xhehël (injorancë).”

Është thënë: ”Nuk ia ka frikën Allahut ai i cili qanë dhe i fshin lotët, por frikën ia ka Allahut ai i cili lë një veprim për të cilin ka frikë se do të ndëshkohet (nga Allahu).”

Dhunun el Misrit,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i është thënë: Kur arrin robi t’i frikësohet Allahut ashtu si kërkohet? Iu përgjigj: “Në momentin kur ta llogarisë veten si të sëmurë dhe përdorë barna të shumta nga frika se do t’i zgjasë shumë kohë sëmundja.”

Ebul Kasim,- Allahu e mëshiroftë!,- ka thënë: “Kush frikësohet prej diçka, ai ikën prej saj, ndërsa kush i frikësohet Allahut ai ikën drejt Tij.”

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Nëse të thuhet ty: A i frikësohesh Allahut, t’i duhet të heshtësh, sepse po që se thua: Po i frikësohem- atëherë ke gënjyer. E nëse thua: Jo, atëherë ke bërë kufër.”

Allahu xhele ue ala, atyre që i frikësohen Atij, Allahu u ka përmbledhur atyre mëshirën, udhëzimin, diturinë dhe kënaqësin, duke thënë:

“Udhëzimi për rrugën e drejtë dhe mëshira për ata që i frikësohen Zotit të tyre.” (A’raf: 154)

Allahu,- xhele ua ala!,- thotë: “Me të vërtetë, Allahut i frikësohen vetëm të dijshmit prej robërve të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotëfuqishëm dhe falës.” (Fatir: 28)

“Shpërblimi i tyre te Zoti i tyre janë kopshtet (xhennetet) e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenjt ku do të banojnë përherë dhe përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta, si dhe ata janë të kënaqur me Te. Kjo është dhuratë për ata që i druajnë Zotit të vet.” (Bejine : 8)

Allahu na ka obliguar t’i frikësohemi Atij, saqë frikën ndaj Tij e ka bërë kusht të besimit duke thënë:

“Vetëm djalli i frikëson miqët e vet (për të mos shkuar në luftë). Ju mos iu frikoni atyre! Por frikohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!.” (Ali Imran: 175)

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- thotë: “Kur i erdhi vdekja një njeriut dhe ai humbi të gjitha shpresat për jetë dhe i porositi anëtarët e familjës së tij, që të mbledhin shumë drunjë dhe me ta të ndezin një zjarr, e kur t’i digjet mishi dhe eshtrat, ata t’ia mbledhin dhe t’i bluajnë kockat e mbetura nga trupi i tij dhe t’ia bëjnë hi, dhe kur të fryente ndonjë erë e madhe t’ia hidhnin në detë. Ata vepruan ashtu siç i porositim. Kur ia grumbulloi gjitha Allahu e pyeti: Ç’të shtyri të veprosh kështu? Ai tha: Nga frika jote, e Allahu ia fali.”[2]

Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk do të hyjë në zjarrë askush që ka qajtur nga frika e Allahut, përderisa të kthehet qumshti në gji.”[3]

Fudajl Ibn Ijadi,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: “Kush i frikësohet Allahut, kjo frikë do ta shpie atë në çdo mirësi.”

Jahja ibn Muadh,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Nuk ka musliman që bënë një të keqe e që mos ta pasojnë atë dy gjëra: frika nga dënimi dhe shpresa në faljen (e Allahut).”

Vazhdon …

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

Burimi: albislam.com

[1] (Shënon: Buhariu – 10/315(Kapitulli mbi edukatën), Muslimi – 15/106 dhe Ahmedi – 6/45, 181).

[2] (Shënuan: Buhariu – 6/494, Muslimi – 17/70, Nesaiu – 4/113(kapitulli mbi xhenazet), Ibn Maxhe – 3432(kapitulli mbi zuhdin) dhe Ahmedi – 2/269).

[3] (Shënuan: Tirmidhiu – 7/130(Kapitulli mbi vlerën e Xhihadit) dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Kurse shejh Albani thotë se hadithi është sahih).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...