Falënderimi i takon vetëm se Allahut, Atë e lavdërojmë dhe vetëm nga Ai falje dhe ndihmë kërkojmë. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut dhe paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e Pejgamberëve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut
O ju njerëz, frikojuni Allahut dhe dijeni se xhihadi është kulminacioni i Islamit dhe se gradat e luftëtarëve në rrugë të Allahut janë ato më të lartat në mesin e banorëve të Xhenetit. Ashtu siç janë gradat dhe pozitat e tyre të larta në ahiret poashtu gradat dhe pozitat e tyre janë të larta edhe në dynja. Allahu i Madhëruar thotë: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!”. Ankebut 69.
Allahu i urdhëroi besimtarët që të luftojnë ashtu si duhet luftuar: “O besimtarë! Përkuluni dhe përuluni në sexhde (para Allahut)! Adhuroni Zotin tuaj dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin! Luftoni në rrugën e Allahut, ashtu si duhet luftuar”. Haxh 77-78. Ashtu si i urdhëroi t’i frikohen me frikërespekt të vërtet duke e adhuruar e jo duke i bërë gjynahe, duke e përmendur e jo duke e neglizhuar, duke e falënderuar e jo duke e mohuar, i urdhëroi të luftojnë ashtu si duhet luftuar edhe atë duke e luftuar robi nefsin e vet me qëllim që t’i nënshtrohet zemra, gjuha dhe gjymtyrët Zotit të tij dhe kjo e tëra të jetë për Allahun dhe me Allahun.
Xhihadi ndahet në katër lloje: xhihadi i nefsit, xhihadi i shejtanit, xhihadi i jobesimtarëve dhe xhihadi i hipokritëve dhe i mëkatarëve. Krijesa më e përsosur tek Allahu është ai që i plotëson të gjitha gradat e xhihadit. Krijesat dallohen njëra me tjetrën tek Allahu ashtu si dallohen në gradat e xhihadit. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ishte krijesa më e përsosur dhe më fisnike te Allahu për arsye se i plotësoi të gjitha llojet dhe gradat e xhihadit dhe luftoi në rrugë të Allahut ashtu si duhet luftuar nga momenti i shpalljes së tij si i Dërguar i Allahut e deri në vdekjen e tij. Kur i zbriti fjala e Allahut: “O ti, i mbështjellë (o Muhamed)! Çohu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje, petkat e tua pastroji“. Mudethir 1-4, u ngrit dhe thirri në fenë e Allahut ditë e natë, fshehurazi e në publik, kurse kur i zbriti ajeti: “Ti prediko haptazi atë që të është urdhëruar”. Hixhr 94, u ngrit dhe thirri haptazi duke mos u mërzitur aspak për pasojat. Kur u urdhërua që të lufton jobesimtarët e respektoi urdhrin e Allahut, i luftoi personalisht në njëzet e ca beteja duke qenë e para nga to beteja e Bedrit dhe e fundit beteja e Tebukut.
Çdo musliman duhet që të lufton me një nga llojet e xhihadit, me zemër apo me gjuhë, me pasuri apo me dorë. Muslimani në këtë jetë sillet mes tre armiqve që duhet patjetër t’i lufton, nefsin, shejtanin dhe mëkatarët nga jobesimtarët dhe hipokritët dhe gjynahqarët.
Xhihadi i nefsit është ai bazë kurse të tjerët janë degë e tij. I Dërguari i Allahut. lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Muxhahid është ai që bën xhihad kundër nefsit (vetes) së tij duke iu bindur Allahut, dhe Muhaxhir është ai që largohet nga ajo që e ka ndaluar Allahu”.
Ai që nuk lufton me nefsin e tij që ta vepron atë me të cilën urdhërohet dhe të largohet nga ajo që ndalohet, nuk mundet ta lufton armikun e tij të jashtëm. Tentimi për sundim nga ana e këtyre tre armiqve mbi robin e Allahut është një sprovë dhe bela për të dhe për këtë arsye robit i është dhënë kohë dhe armë që t’i ballafaqohet armiqve të tij.
Xhihadi i nefsit pra, bëhet me detyrimin e mësimit të udhëzimit dhe të vepruarit me të dhe thirrja në të dhe durimi në të dhe të ndaluarit e tij nga epshet dhe pasionet e ndaluara.
Xhihadi i shejtanit bëhet me përgënjeshtrimin e premtimeve të tij dhe me mosrespektimin e urdhërave të tij dhe me të vepruarit e ndalesave të tij. Shejtani e premton lumturinë dhe e zbukuron të ligën, frikëson nga varfëria dhe urdhëron në imoralitet dhe largon nga devotshmëria. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!”.Fatir 6. Urdhri për ta marrë si armik aludon në atë se robi është i lirë ta lufton atë për arsye se ai nuk lodhet nga armiqësia e robit ditë e natë.
Kurse për sa i përket xhihadit të mëkatarëve dhe gjynahqarëve, ai është tre lloj:
Me dorë sipas mundësive, e nëse nuk mundet kalon në atë me gjuhë, e nëse nuk mundet atëherë lufton me zemër duke e urrejtur të keqen me zemër dhe duke u larguar nga përzierja me të ligtit ashtu si edhe tha i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush nga ju sheh një të keqe – le ta ndryshojë me dorë, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me gjuhën e tij, e nëse nuk mundet këtë ta bëjë – atëherë me zemrën e tij, porse ky është imani më i dobët”.
Mohimi me zemër detyrohet në çdo situatë nëse në veprimin e tij nuk ka dëm, kurse ai që nuk e vepron është me iman të dobët duke u bazuar në hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “porse ky është imani më i dobët”.
Muslimani duhet së pari të fillon me veten e pastaj me familjen e pastaj me fëmijët e tij dhe me ata që janë nën përkujdesjen e tij, t’i urdhëron në të mirën dhe t’i ndalon nga e keqja ashtu si thotë edhe Allahu i Madhëruar: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. Tehrim 6. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Secili nga ju është bari dhe secili nga ju është përgjegjës për kopenë e tij”.
Pra përgjegjësi i shtëpisë është bari i asaj që gjendet në të dhe për këtë arsye o ju robërit e Allahut, frikojuni Allahut. Shumica e shtëpive tuaja janë të mbushura me gjynahe dhe mëkatarë kurse ju banoni në mesin e tyre dhe nuk flisni e as nuk mendoni për përmisim. Ju vetëm se e neglizhuat përgjegjësinë tuaj dhe e humbët kopenë tuaj. Frikojuni dënimeve dhe qëndrimit para Allahut ditën kur do të pyetni për kopenë tuaj. Betohem në Allahun se nëse njëri nga fëmijët e juaj u dëmton diçka nga pasuria juaj nuk do rrini pa folur dhe nuk do ta lejonit që të luan me pasurinë e juaj dhe çështjen do ta merrnit më me seriozitet. Mirëpo, kur ndonjëri i tejkalon kufijtë e fesë suaj atëherë çështja në shikimet e juaja është e lehtë për arsye se dynjaja tek disa është më e shtrenjtë se sa feja e tij, Allahu na ruajt.
Kurse sa i përket xhihadit të munafikëve, ai bëhet me gjuhë edhe atë duke iu kundërpërgjigjur dyshimeve të tyre dhe duke ua hedhur poshtë shpifjet e tyre të cilat i shpërndajnë në mesin e muslimanëve me qëllim shkatërrimi dhe çoroditje. Kjo, për arsye se hipokritët e munafikët jetojnë në mesin e muslimanëve e paraqesin Islamin dhe e fshehin kufrin e tyre dhe dëmi i tyre është shumë i rrezikshëm dhe dëmi për muslimanët është shumë i madh. Ata përherë tentojnë dhe nxisin në shkatërrim, ndarjen e rreshtave dhe mbjelljen e armiqësisë në mesin e muslimanëve. Kjo është arsyeja se pse Allahu ka urdhëruar në luftimin e tyre edhe atë me argumente dhe me qartësime dhe me paralajmërimin e muslimanëve nga sherri i tyre dhe përshkrimin e cilësive të tyre të fëlliqura derisa ta njohin muslimanët realitetin e tyre dhe të jenë të kujdesshëm nga ta.
Kurse sa i përket xhihadit të jobesimtarëve, ai bëhet me zemër dhe gjuhë dhe pasuri dhe me shpirt. Detyrohet çdo musliman që t’i lufton jobesimtarët me pasuritë e tyre dhe me shpirtrat e tyre për arsye se Allahu urdhëroi në të në shumë ajetet Kuranore. Ai që nuk mundet të lufton me trup nuk bie nga ai xhihadi me pasuri dhe ai që nuk mundet të lufton me pasuri nuk bie nga ai xhihadi me trup.
Xhihadi i jobesimtarëve ndahet në dy lloje:
Xhihadi mbrojtës: Kur armiku dëshiron t’i sulmon muslimanët atëherë ai detyrohet të luftohet me të gjitha mundësitë që posedohen me qëllim që të mbrohet feja, pasuria dhe nderi dhe kjo është luftë detyruese imponuese.
Xhihadi kërkues: Kur muslimanët i sulmojnë jobesimtarët në tokat e tyre për ta ngritur fjalën e Allahut dhe për ta frikësuar armikun. Ky lloj i xhihadit është me karakter zgjedhës dhe është detyrim kolektiv e jo individual sikurse lloji i parë. Qëllim nga luftimi i jobesimtarëve është që të mos adhurohet askush tjetër përveç se Allahut, të gjitha lutjet e adhurimet t’i përkushtohen vetëm se Atij, Haxhi dhe Kurbani të jenë vetëm se për Allahun dhe të jetë feja e tëra për Allahun dhe padyshim se fjala e Allahut është ajo më e larta.
Kohëve të fundit janë paraqitur disa grupe që e mohojnë xhihadin dhe thirrjen në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe e përkufizojnë fenë në adhurime dhe dhikër dhe “dalje” nëpër tokë për davet. Në anën tjetër është paraqitur një grup i shkrimtarëve dhe autorëve të cilët e mohojnë xhihadin kërkues dhe pretendojnë se xhihadi përkufizohet vetëm se në atë mbrojtës. Kjo do të thotë se muslimanët nuk duhet të flasin për Islamin dhe t’i lënë jobesimtarët në kufrin e tyre derisa të fillojnë t’i sulmojnë muslimanët në tokat e tyre. Kjo padyshim se është ide e fëlliqur nga armiqtë e Islamit të cilët dëshirojnë ta sulmojnë këtë fe dhe mos ta lejojnë përhapjen e tij në tokë, po ta lejojnë përhapjen e kufrit dhe sherrit dhe të përkufizohet Islami vetëm se në disa vende të caktuara. Me këto ide ata dëshirojnë që kur të rriten brezat e ardhshëm të fëmijëve të muslimanëve dhe të ballafaqohen me këtë ide mashtruese ta harrojnë luftën në rrugën e Allahut.
Për këtë arsye dijetarët e Islamit duhet tërhequr vërejtjen nga ky rrezik dhe ta kundërshtojnë me të madhe këtë ide dhe ta qartësojnë rrezikun e saj dhe t’i qartësojnë mirë dispozitat e xhihadit dhe llojet shkaqet dhe dobitë e tij. Kjo, duke ua mësuar rregullat nga librat e dijetarëve të të parëve tanë dhe autorëve të njohur Islam dhe largimin nga librat e të ashtu quajturve dijetarë që nuk i njohin dispozitat e sheriatit dhe janë të ndikuar nga idetë e dyshimta.
Ata shkrimtarë dhe autorë bashkëkohorë janë të ndikuar nga idetë e perëndimit dhe orientalistëve të cilët thonë se xhihadi në Islam është vetëm se mbrojtës. Kjo padyshim se është fëlliqësirë e orientalistëve dhe injorancë nga vet autorët muslimanë dhe duhet të tërhiqet vërejtja nga ato ide dhe nga rreziku i saj për arsye se ajo është mohim i xhihadit i cili është kulminacioni i Islamit dhe rruga e përhapjes dhe thirrjes në të.
SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN
Nga arabishtja: Irfan JAHIU