21.8 C
Skopje
E martë, 3 Qershor, 2025

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë:

“O bijtë e Ademit! Merrni stolitë tuaja (vishuni bukur e me pastërti) për çdo falje (namaz), dhe hani e pini, por mos e teproni! Vërtet, Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (A’raf: 31)

Ky ajet fisnik na mëson se veshja e pastër, e hijshme dhe me dinjitet përpara namazit nuk është vetëm çështje zakoni, por urdhër hyjnor.

Po ashtu, Nafi’u transmeton se Ibn Umeri e pa duke u falur me një rrobë të vetme dhe i tha:

A nuk të kam veshur me dy rroba?

Tha: Po.

Ibn Umeri i tha: Sikur të të dërgoja te filani, a do të shkoje kështu?

Tha: Jo.

Atëherë i tha:

“Allahu është më i denjë që të zbukurohesh për Të!”

(Musannef Abdur-Rezzak, 2/76)

Ky qëndrim tregon respektin dhe vetëdijen e thellë që kishin sahabët për pozitën e namazit. Nëse përballë një njeriu të rëndësishëm nuk do të paraqiteshe me një pamje të thjeshtë e të neglizhuar, si mund të qëndrosh para Krijuesit të gjithësisë me papërgatitje e pa kujdes?

Namazi është takim me Allahun. A nuk ia vlen të përgatitemi për Të më shumë se për çdo takim tjetër?

Zbukurohu me pastërti, me përulësi dhe me vetëdije — sepse Allahu e meriton më shumë se kushdo tjetër!

Hoxhë Agim Bekiri

17/04/2025

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...