Allahu i Madhëruar ka thënë:
سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ (53)
“Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i Trupi i njeriut çdo gjëje?!“ Fussilet, 53
Në trupin e njeriut
• Zhvillimi i embrionit
فَلْيَنْظُرِ الإنسان مِمَّ خُلِقَ * خُلِقَ مِنْ مَاءٍ دَافِقٍ ﴾ [الطارق: 5، 6].
“Le të meditojë njeriu se prej çfarë është krijuar; është krijuar prej një lëngu që hidhet. “ Tarik, 5,6
﴿ وَلَقَدْ خَلَقْنَا الإنسان مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ * ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَكِينٍ * ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا آخَرَ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ ﴾ المؤمنون: 12 – 14
“Vërtet, Ne e krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. * Pastaj atë (ajkë – baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. * Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë * copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave * ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I Lartë është Allahu, më i miri Formësues! “ Muëminun, 12 – 14
Poashtu Allahu I Madhëruar, e ka veçuar krijimin e njeriut si më të mirin duke thënë:
“ Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të bukur (përkryer) “ Tin, 4
Në studimet bashkëkohore janë bërë disa analiza dhe krahasime në mes aparateve dhe mjeteve në krahasim me organet në trupin e njeriut. Prej tyre:
• Derisa një kamerë e avansuar është me 15 megapiksel, syri i njeriut i ka 576 megapiksel
• Derisa për ndonjë pastrim mjafton një filtër, veshka ka një funksion sa 1. 200 000 filtra,
• Derisa komjuteri I avansuar është me 300 – 500 Gb, truri i njeriut ka kapacitet prej 2 milion GB
• Derisa për shumë funksione mjaftohemi me një pompë, zemra bën funksionin sa 250 milion pompa me veprim të pandërprerë me vite të tëra.
• Trupi njeriut është përplot enë të gjakut dhe ato kanë një gjatësi sa 100 000 km.
• Në përbërjen e eshtrave ka 360 nyje që mundësojnë lëviz të ndryshme që nuk hasim te asnjë robot të deritanishëm.
Të gjitha këto në trupin e njeriut me një krijim mjaft të përsour dhe të bukur.
“I Lartë është Allahu, më i miri Formësues! “
Ali Shabani
27. 03. 2020