ZEKERIJA, ALEJHI SELAM

ZEKERIJA, ALEJHI SELAM

0 6834

Prejardhja e Profetit Zekerija mbaron tek Jakub i biri i Is’hakut, alejhim selam.

Epoka e Profetit Zekerija ishte e afërt me atë të Profetit Isa, alejhi selam, mbi këtë aludon fjala e Allahut të Plotfuqishëm në tregimin e Merjemes, nënës së Isaut, alejhima selam, ku thotë: “dhe e la nën kujdestarinë e Zekerias”. Ali Imran, 37.

Emir i tij është përmendur në Kuran në shtatë vende. Ngjarrja e historisë së tij është përmendur në tre sure të Kuranit, ato janë: Sureja Ali Imran, sureja Merjem dhe sureja Enbija. Ky tregim është përmendur në detaje në suren Merjem më shumë se sa në dy suret tjera.

Imam Muslimi ka transmetuar nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Zekerija ka qenë një marangoz”.

Kurani neve na rrëfen për historinë e Zekerias, alejhi selm, kur ai kaloi në vite, dhe filloi pleqëria të dukej në kokën e tij në çdo kënd, njashtu ishte edhe bashkëshortja e tij, ishte e shtyrë në moshë, nuk kishte lindur asnjë fëmijë, me çfarë do kënaqej syri i tij, e të trashigonte emrin pas tij, dhe ja ai është shumë afër kur do të kthehet faqja e ditëve të tij, e të kalojë në një jetë tjetër nga kjo jetë, kush është ai i cili do të trashigojë diturinë e tij, dhe do ta mbikqyr amanetin e tij? Të afërmit dhe kushërinjtë e tij ishin të këqinj e të shfrenuar, duket të ketë ndokush që do t’i pengon ata nga devijimet e tyre, po të lihen ashtu shpirtra të këqinj, ata do fshijnë ligjet, do përhapin të keqen dhe do ndryshojnë mësimet e Librit.

Kurani ka rrëfyer për këtë gjendje nga e cila ankohej Zekerija, me fjalët: “dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar. I frikësohem të afërmve të mi – pas meje (ngase do të bëjnë keq), e bashkëshortja ime është sterile, andaj, më dhuro nga Ti – një të afërm (djalë), që të më trashëgojë mua dhe familjen e Jakubit, dhe bënë Zoti im që të jesh i kënaqur me të!”. Merjem, 4-6.

Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “frika e tij ishte se ata mund të silleshin keq me njerëzit pas vdekjes së tij, kërkoi nga Allahut një djalë, të jetë ai profetit pas tij, që t’i udhëheq ata me profetësinë e tij dhe atë që atij i shpallet, dhe iu pranua atij lutja, jo se ai kishte frikë nga pasardhësit e tij për pasurinë, ngase profeti ka një gradë më të lartë, më të çmuar se sa të ketë dhembshuri për pasurinë e tij deri në këtë gradë, e të ngurron në trashëgiminë nga një që ka lidhje gjaku me të”.

Ky mendim mbet në të menduarit e Zekerijas, në mëngjes e mbrëmje, ditë e natë, derisa një ditë shkoi në faltore ku do të adhuronte aty Allahun, aty e gjeti Merjemen, alejha selam, të lidhur për mihrabin e saj, e thelluar në mendime, dhe pa në duart e saj një gjë që nuk ishte zakon në të kaluarën, pa frytat e stinës verore në kohë të dimrit, filloi duke e pyetur ate: “Oj Merjeme, prej nga e ke ti këtë”. Ali Imran, 37. E ajo i përgjigjet me natyrshmërië saj të pastër dhe me gjuhën e saj të sinqertë: “Ato janë nga Allahu, vërtetë Allahu furnizon kë të dojë pakufi”. Ali Imran, 37.

Këtu kuptoi Zekerija një gjendje të re, filloi të mendonte thellë, ngase kjo ngjarrje e jashtëzakonshme kishte ndikuar në shpirtin e tij, nostalgjinë për fëmijë, dhe dëshirën e tij për të! Vërtetë, kishte arritur moshë të vjetër, ishte më afër vdekjes,  dhe gjendja e bashkëshortes së tij njashtu, por, a nuk është Allahu, Ai i Cili ndryshoi shkaqet e dukshme – i fuqishëm që ta furnizon atë me djalë, që do e trashigojë atë në dijen dhe sjelljen e tij? Ky mendim nuk zgjati shumë tek Zekerija, por iu drejtua Allahut me mendje të pranishme, me zemër të përulur dhe gjuhë të sinqertë, e tha: “Zoti im! Dhuromë mua nga ana Jote pasardhës të mirë! Se Ti, me të vërtetë, je dëgjues i lutjes!”. Ali Imran, 38.

Në një vend tjetër në Kuran, tregohen për lutjen e tij duke thënë: “O Zoti im, mos më le vetëm (pa fëmijë – djalë), e Ti je trashëgimtari më i mirë”. Enbija, 89.

Zekerija shfaqi në lutjen e tij ngjyra të shkëlqyera të edukatës së tij me Krijuesin, ku i afrohet Atij, i Lartësuar qoftë, me dobësinë e tij trupore, dhe moshën e vjetër dhe atë që i kishte dhuruar nga përgjigjja e lutjeve të mëhershme.

Zekerija ishte më bujar tek Allahu se sa t’i refuzohej lutja e tij, dhe më krenar se sa të zhgënjehej shpresa e tij, si jo, kur Ai është thënësi: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem”. Gafir, 60, e më pas i erdhën melaqet përgëzuese: “O Zekerijja, Na, do të sihariqojmë ty me një djalë emri i të cilit është Jahja, të cilit, Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”. Merjem, 7.

Zekerija e dëgjoi thirrjen, largqoftë të ketë qenë ai i shkujdesur nga fuqia e Allahut, apo i pashpresë për mëshirën e Tij dhe përgjigjjen e lutjes, bile atë e goditi shpresa e premtimit, u kthye dhe kërkoi nga Zoti qetësinë, e tha: “O Zoti im, prej nga mua djali, kur bashkëshortja ime është sterile? Dhe, unë kam arritur pleqërinë e thellë?”. Merjem, 8.

Sikur që kërkoi Ibrahimi, alejhi selam, Zotin më herët, kur ai tha: “O Zoti im! Tregom si i ngjallë Ti të vdekurit!”. Bekare, 260. E nuk kanë qenë në dyshim me kërkesat e tyre apo mohues, por që t’u shtohet  besimi në zemrat e tyre.

Melaqet iu përgjigjën: A nuk është Allahu Ai i Cili të krijoi ty mëherët, e ti nuk ishe asgjë, i fuqishëm që të të furnizojë ty me djalë, e bashkëshortja jote në prag të botës tjetër?

Allahu begatoi profetin e Tij me djalë me emrin Jahja, pasi që kishte supozuar se nuk ka shanse për fëmijë dhe as që ka mënyrë për tu realizuar, megjithatë fuqia e Allahut nuk i nënshtrohet shkaqeve, e as që krahasohet me zakonet, por : “urdhëri i Tij është kur Ai të dëshiron diç i thotë: Bëhu! Dhe ajo bëhet”. Jasin, 82.

DISA REFLEKTIME NGA KY TREGIM

Zekerija dha mundin e tij në lutje që Allahu ta furnizon atë me djalë, jo për ndonjë dëshirë të kësaj bote, por për hir të fesë, dhe frika nga humbja dhe ndryshimi i saj, kujdesi për dikë që do e trashigojë në dijen dhe pejgamberinë, e të jetë prej atyre që kënaq Krijuesin.

Allahu thotë: “dhe atë e thirrën melaqet”. Ali Imran, 39.

Disa nga dijetarët kanë përmendur se “melaqet” këtu është për qëllim: Xhibrili, dhe janë argumentuar me atë se shprehja në gjuhën arabe mund të përgjithsohet e të jetë prej saj qëllimi i një individi. Por, Taberiu ka një mendim tjetër, ku thotë: “dhe e vërteta është se ata janë një grup melaqesh e jo vetëm një, dhe Xhibrili është një prej tyre. Nuk lejohet që shpjegimi i Kuranit të interpretohet pos në atë që është më e dukshme, më shumë i përdorur në gjuhën e arabëve, e jo ajo më pak….”

Allahu thotë: “Ne më parë nuk i kemi bërë emnak”. Merjem, 7. Që dmth: Ne  nuk kemi bërë dikë më herët të jetë emërtuar me të njëjtin emër, por ky është i pari i cili emërtohet me këtë emër të bukur. Shenkiti ka thënë: “thënia e atij që thotë se: kuptimi i ajetit është ngritje dhe lartësim, nuk është e saktë, ngase nuk është më i dalluar se Ibrahimi, Musai, Nuhu, thënia e parë është më e saktë”.

Nëse thuhet: Cili është qëllimi i pyetjes së Zekerijas në fjalën e tij: “Tha: O Zot! Si mund të kem unë djalë?”. Ali Imran, 40.

Duke e ditur ai fuqinë e Allahut mbi gjithçka? Përgjigjja është se ajo është pyetje e kërkimit të informatës, ngase nuk e dinte se Allahu do ta furnizon me Jahjanë, përmes gruas së tij sterile, apo me martesë me ndonjë grua tjetër, pyeti për realitetin që ta njeh. Njashtu lejohet që qëllimi i pyetjes të jetë nga çudija, dhe gëzimi me këtë gjë të çuditshme, e të jashtëzakonshme, Allahu e furnizoi me djalë megjithë se ishte i shtyrë në moshë ai dhe bashkëshortja e tij.

Mund të jetë për qëllim largmendësia e kësaj ngjarje, duke përfshirë zakonin nga ajo që mund të vije djalë në moshën e shtyre të tij apo bashkëshortes së tij, dhe nuk është për qëllim pamundësia e saj për fuqinë e Allahut, ngase për Atë nuk është asnjë gjë e pamundur qoftë në tokë apo në qiell.

Zekerija iu drejtua Zotit: “Zoti im! Si mund të kem unë djal?”. Edhe pse thirrja e tij i erdhi nga melaqet, për të treguar ekzagjerim në lutje, se atij i erdhën ndërmjetësuesit, dhe ai iu dretuar Kirjuesit në formë direkte me falënderim.

Allahu thotë: “Tha: “Kështu Allahu vepron çka Ai dëshiron”. Ali Imran, 40. Dmth: Si kjo vepër e çuditshe, dhe krijim madhështor që ti e dëshmove, që të keshë një fëmijë, e ti je një plak i moshuar dhe gruaja sterile, një gjë të këtillë e vepron Allahu, atë që dëshiron ta vepron, sepse Ai i Lartësuari është Krijues i shkaqeve dhe i  arsyeve, për të nuk ka asgjë të pamundur në tokë apo në qiell,  me fuqinë e Tij ndryshohen gjërat e zakonshme në mes njerëzve.

Allahut thotë: “tha: “O Zot! (bënma një shenj!” (Zoti) i tha: “Shenj për ty është se tri ditë nuk do të (mund të) flasish me njerëzit, veçse me gjeste”. Ali Imran, 41. Zemehsheriu ka thënë: Është veçuar biseda me njerëz, që t’i bën me dije se ai duhet penguar gjuhën e tij për fuqinë në bisedë me ta në veçanti, duke mbetur mundësia e foljes me përmendje të Allahut, për atë i tha: “Zotin tënd përmende shumë dhe adhuroje Atë në mbrëmje dhe në mëngjes”. Pra, në ditët kur je i paaftë të bisedosh me njerëzit, kjo është një prej argumenteve madhështore.

Mund të thuhet që; kur Zekerija kërkoi një shenjë që do të kupton se gruaja e tij është shtatzënë me djalin të cilin ia ka përgëzuar Allahu, Allahu i tregoi atij se shenja e saj është ky të lirohet nga preokupimet e kësaj bote, derisa të gjen veten të drejtuar plotësisht në përmendje të Allahut, në madhërim dhe lartësim, pa mos pasur ndonjë shtytës që t’i flas njerëzve apo të shoqërohet me ta, duke pasur mundësi për të.

Në suren Enbija pas lutjeve në formë nënshtruese të Zekerijas drejtuar Krijuesit, erdhi përgjigjja hyjnore: “E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë”. Enbija, 90. Kuptimi i fjalës së Allahut: “ia bëmë gruan e tij të aftë” është se e kemi bërë të lind pasi që ishte sterile, si nderim dhe mëshirë mbi të.

SHEMBUJ TË PËRFITUAR NGA KY TREGIM

Një: ky tregim ka vërtetuar një çështje të përgjithshme, se Allahu vepron atë që Ai dëshiron të bëj, pa u varur me ndonjë arsye, shkak apo zakon, Ai është veprues i asaj që dëshiron, fuqinë e Allahut nuk ka gjë që e ndalon.

Dy: Nxitje për përmendje më të shumtë të Allahut, me lartësim, madhërim, sepse me përmendje të Allahut zemrat qetësohen, shpirtrat rehatohen, pastrohen gabimet e mëkatet.

Tre: Të mençurit i drejtohen Krijuesit të Plotfuqishëm, që t’i bekon ata me pasardhës të mirë, me fëmijë të udhëzuar, që do të kryejnë adhurime të sinqerta, që do të shpenzojnë veten dhe pasuritë për hir të ngritjes së fjalës së vërtetë, përhapjen e virtyteve të mira, dhe dalimin e veseve.

Katër: Lutja saherë që buron nga zemra e pastër, gjuha e sinqertë është më afër pranimit.

Pesë: Kurtubiu ka thënë: “Fjala e Allahut “O Zot! Më dhuro një pasardhës të mirë”. Aludon në kërkim të fëmisë, që është një traditë e të dërguarve dhe të sinqertëve, Allahu thotë: “Na, me të vërtetë, edhe para teje kemi dërguar pejgamberë dhe u kemi dhënë gra dhe pasardhës”. Rad, 38. Ndërsa Buhariu ka titulluar këtë kapitull “Kërkimi i fëmisë”.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kur i vdiç Ebu Talhës djali i tij i ka thënë: “Allahu u bekoftë të dyve në natën e kaluar”. Ebu Talha tha: Ajo ngeli shtatzënë. Thëniet e kësaj teme janë të shumtë rreth kërkimi të fëmisë dhe pëlqimi i kësaj vepre, për shkak shpresës që ka njeriu për të pasur dobi në jetë dhe pas vdekjes së tij.

Burimi: albislam.com / Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli