Ibrahim Ed’hemi, Allahu e mëshiroftë, kaloi afër një tregu në Basra, dhe njerëzit u tubuan përreth tij dhe i thanë: Çka është puna me ne, i lutemi Allahut, po nuk na përgjigjet?! -Tha: Zemrat e juaja vdiqën nga dhjetë gjëra! – E cilat janë ato?!
– U tha:
1. E njohët Allahun, dhe nuk ia dhatë hakun Atij.
2. E lexuat Kuranin, dhe nuk punuat me të.
3. E pretenduat dashurinë ndaj të Dërguarit të Zotit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe e latë traditën e tij.
4. E pretenduat armiqësinë e shejtanit, mirëpo e pasuat në gjynahe.
5. Thatë se e doni Xhenetin, dhe nuk punuat për të.
6. Thatë se i frikohemi zjarrit, dhe i dhuruat shpirtrat e juaj drejt tij.
7. E kuptuat se vdekja është realitet, dhe nuk u përgatitët për të.
8. U preokupuat me të metat e njerëzve, dhe i harruat të metat e juaja.
9. I shfrytëzuat begatitë e Allahut, dhe nuk e falënderuat Atë.
10. I varroset të vdekurit e juaj, dhe nuk morët mësim.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Burimi: albislam.com