ZGJEDHJA E ALLAHUT MË E MIRË SE ZGJEDHJA E ROBIT PËR VETEN

ZGJEDHJA E ALLAHUT MË E MIRË SE ZGJEDHJA E ROBIT PËR VETEN

0 1399

Ibën Kajimi lidhur me ajetin kuranor “… mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini” thotë:
Në këtë ajet ka një sërë urtësi, fshehtësi dhe dobi për të mirën e robit.
Kur robi të mësojë që një gjë e urryer mund të sjellë një gjë të dashur sikundër që një gjë e dashur mund të sjellë një të urryer – se nuk është i sigurtë që mund t’i vijë dëmi nga dera e asaj që e gëzon apo gëzimi nga dera e të dëmshmes, për një arsye: ngaqë nuk i njeh pasojat që do rrjedhin.
Më pas Ibën Kajimi përmendi disa nga fshehtësitë e këtij ajeti:
1. Ky kuptim presupozon që robi t’ia dorëzojë çështjet Atij që i di pasojat e veprimeve, të jetë i kënaqur me atë që është zgjedhur dhe vendosur për të për shkak se shpreson në një përfundim të mirë.
2. Ai nuk i sugjeron Zotit të tij, nuk zgjedh para Tij dhe nuk kërkon gjëra për të cilat nuk ka dituri sepse ndodh që dëmi apo shkatërrimi mund të fshihen mu në atë që ai e kërkon edhe pse nuk e di. Prandaj nuk bën zgjedhje para zgjedhjes së Zotit të tij porse kërkon një zgjedhje të mirë të Zotit për të, pastaj ta bëjë të kënaqur me të njëjtën. Nuk ka më të dobishme se kjo.
3. Kur njeriu ia dorëzon çështjen Zotit dhe është i kënaqur me zgjedhjen që i bëhet atij, do të jetë i ndihmuar për të me fuqi, vendosmëri, durim dhe tejkalim të problemeve që janë të mundshme po qe se do t’i jepte përparësi zgjedhjes së tij. Poashtu, do të sheh pasojat e mira të zgjedhjes së Zotit e që nuk do të mund t’i shihte as një pjesë të tyre sikur t’i jepte përparësi zgjedhjes personale.
4. Do të jetë i qetë nga mendimet e lodhshme të opsioneve të zgjedhjes personale, kështu që lirohet nga hamendjet dhe planifikimet.. Megjithëkëtë, nuk del nga suazat e asaj që është caktuar për të. Nëse pajtohet me zgjedhjen e Allahut, ndodh e caktuara dhe në të njejtën kohë është i lavdëruar, i shpërblyer dhe komod në atë çështje. Në të kundërtën, sërisho ndodh e caktuara mirëpo duke qenë i qortuar dhe jo komod, ngase i dhe përparësi zgjedhjes së tij” (El-Fevaid)

Përktheu nga arabishtja:
Agim Bekiri
12/12/2019

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 505