ZINAJA (IMORALITETI)!

ZINAJA (IMORALITETI)!

0 20052

Ajetet nga Kurani të cilat flasin rreth imoralitetit:

وَلَا تَنكِحُوا مَا نَكَحَ آبَاؤُكُم مِّنَ النِّسَاءِ إِلَّا مَا قَدْ سَلَفَ ۚ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَمَقْتًا وَسَاءَ سَبِيلًا ﴿٢٢

 “Mos i merrni ato gra, që kanë qenë gratë e baballarëve tuaj, përveç rasteve që kanë ekzistuar para islamizmit. Me të vërtetë, kjo është vepër e keqe dhe urrejtje e madhe, dhe rrugë e shëmtuar”. ( Sure Nisa: 22).

وَالَّذِينَ لَا يَدْعُونَ مَعَ اللَّـهِ إِلَـٰهًا آخَرَ وَلَا يَقْتُلُونَ النَّفْسَ الَّتِي حَرَّمَ اللَّـهُ إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَا يَزْنُونَ ۚ وَمَن يَفْعَلْ ذَٰلِكَ يَلْقَ أَثَامًا﴿٦٨ يُضَاعَفْ لَهُ الْعَذَابُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَيَخْلُدْ فِيهِ مُهَانًا ﴿٦٩

Edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Allahu, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri, – e kush i bën këto do t’i takojë dënimi i mëkatit, i cili (dënim), do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në të (dënim), i poshtëruar. ( Sure Furkan: 68, 69).

 إِنَّ اللَّـهَ يَأْمُرُ بِالْعَدْلِ وَالْإِحْسَانِ وَإِيتَاءِ ذِي الْقُرْبَىٰ وَيَنْهَىٰ عَنِ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنكَرِ وَالْبَغْيِ ۚ يَعِظُكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ﴿٩٠

Allahu, me të vërtetë, urdhëron që të veprohet me drejtësi, mirësi dhe t’u ndihmohet të afërmve, e ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon që të pranoni këshillat”. ( Sure Nahl: 90).

 وَاللَّاتِي يَأْتِينَ الْفَاحِشَةَ مِن نِّسَائِكُمْ فَاسْتَشْهِدُوا عَلَيْهِنَّ أَرْبَعَةً مِّنكُمْ ۖ فَإِن شَهِدُوا فَأَمْسِكُوهُنَّ فِي الْبُيُوتِ حَتَّىٰ يَتَوَفَّاهُنَّ الْمَوْتُ أَوْ يَجْعَلَ اللَّـهُ لَهُنَّ سَبِيلًا ﴿١٥﴾ وَاللَّذَانِ يَأْتِيَانِهَا مِنكُمْ فَآذُوهُمَا ۖ فَإِن تَابَا وَأَصْلَحَا فَأَعْرِضُوا عَنْهُمَا ۗ إِنَّ اللَّـهَ كَانَ تَوَّابًا رَّحِيمًا ﴿١٦

“Për ato gra tuaja që bëjnë kurvëri, kërkoni që të dëshmojnë për këtë gjë katër vetë prej jush; nëse dëshmojnë ata për këtë gjë, mbani ato në shtëpi përderisa t’i arrijë vdekja ose derisa Allahu të bëjë rrugëdalje për to. Dhe, ata dy prej jush që kanë bërë këtë punë të turpshme, mundoni ata me qortim; e nëse pendohen dhe përmirësohen lironi nga të munduarit ata! Se Allahu pranon pendimin dhe është mëshirues”. ( Sure Nisa: 15,16).

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ

“Thuaj: “Zoti im i ka ndaluar vetëm punët e këqija, – qofshin ato haptazi ose fshehurazi”. ( Sure el A’raf: 33).

 الزَّانِيَةُ وَالزَّانِي فَاجْلِدُوا كُلَّ وَاحِدٍ مِّنْهُمَا مِائَةَ جَلْدَةٍ ۖ وَلَا تَأْخُذْكُم بِهِمَا رَأْفَةٌ فِي دِينِ اللَّـهِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللَّـهِ وَالْيَوْمِ الْآخِرِ ۖ وَلْيَشْهَدْ عَذَابَهُمَا طَائِفَةٌ مِّنَ الْمُؤْمِنِينَ ﴿٢الزَّانِي لَا يَنكِحُ إِلَّا زَانِيَةً أَوْ مُشْرِكَةً وَالزَّانِيَةُ لَا يَنكِحُهَا إِلَّا زَانٍ أَوْ مُشْرِكٌ ۚ وَحُرِّمَ ذَٰلِكَ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ ﴿٣

Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët”. (Sure Nur: 2, 3).

الْخَبِيثَاتُ لِلْخَبِيثِينَ وَالْخَبِيثُونَ لِلْخَبِيثَاتِ ۖ وَالطَّيِّبَاتُ لِلطَّيِّبِينَ وَالطَّيِّبُونَ لِلطَّيِّبَاتِ ۚ أُولَـٰئِكَ مُبَرَّءُونَ مِمَّا يَقُولُونَ ۖ لَهُم مَّغْفِرَةٌ وَرِزْقٌ كَرِيمٌ﴿٢٦

Gratë e pandershme janë për meshkuj të pandershëm; e burrat e pandershëm, janë për femra të pandershme. Gratë e ndershme janë për meshkuj të ndershëm; e burrat e ndershëm janë për femra të ndershme. Ata të ndershmit, janë larg prej atyre thënieve; atyre (të ndershmëve) ju përket falja e mëkateve, dhe dhuntia e madhe”. ( Sure Nur: 26).

 وَلَا تَقْرَبُوا الزِّنَىٰ ۖ إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلًا ﴿٣٢

Dhe, mos iu qasni kurvërisë, se ajo është shfrenim dhe rrugë e shëmtuar! . (Sure Isra: 32).

قُل لِّلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ ۗ إِنَّ اللَّـهَ خَبِيرٌ بِمَا يَصْنَعُونَ ﴿٣٠﴾ وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا ۖ وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّ ۖ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاءِ بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُولِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَىٰ عَوْرَاتِ النِّسَاءِ ۖ وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ ۚ وَتُوبُوا إِلَى اللَّـهِ جَمِيعًا أَيُّهَ الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ﴿٣١

Thuaju besimtarëve që të mos hedhin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; kjo është më mirë për ta. Me të vërtetë, Allahu është i dijshëm për atë që punojnë ata. (30) Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme). Dhe, le të lëshojnë pelerinën e vet në anët e (trupit të) tyre dhe le t’u mos tregojnë stolitë e tyre, përpos: bashkëshortëve të tyre, ose baballarëve të tyre, ose vjehrrive të tyre, ose bijve të tyre, ose djemve të bashkëshortëve të tyre, ose vëllezërve të tyre, ose djemve të vëllezërve të tyre, ose djemve të motrave të tyre ose grave (mikeshave) të tyre, ose atyre që i kanë nën pushtet (si skllavët), ose atyre që u shkojnë pas (për të arritur lëmoshë) e që nuk kanë pretendime tjera ndaj femrave. E këta janë meshkujt apo fëmijët që nuk i dinë ngacmimet e femrave. Dhe mos t’i rrahin këmbët e tyre (për tokë) që të hetohen stolitë e tyre të fshehta. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Perëndia, që të arrini shpëtimin!”.

( Sure  Nur: 30, 31).

Hadithet profetike:

Transmetohet nga Sehl ibn Sa’di,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ai i cili më garanton mua se do ta ruajë atë që është mes dy nofullave (gjuhën) dhe atë që është mes dy këmbëve (organin gjenital), atëherë unë do t’ia garantojë atij xhenetin.’’

(Shënuan Buhariu: 6474 ; dhe Muslimi: 2988).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se e kam pyetur Pejgamberin alejhi selam!,-: Cili nga mëkatet llogaritet më i madhi tek Allahu? Ai, salallahu alejhi ve selem!, tha:  “T’i shoqërosh Allahut ortak ndërsa Ai të krijoi”; Thash (Ibn Mes’udi): Me të vërtetë ky (mëkat) është i madh. Thash (Ibn Mes’udi): E pastaj cili mëkat i madh vjen me radhë pas shirkut? Tha (Pejgamberi alejhi selam); “Ta mbytësh fëmijën tënd nga frika se do të bëhet ortak në ngrënien e ushqimit me ty (nga frika e varfërisë)”. Thash (Ibn Mes’udi); E pastaj cili mëkat vjen me radhë? Tha (Pejgamberi alejhi selam): “Të kryesh marrëdhënie intime me gruan e fqinjit tënd”.

(Shënuan: Buhariu: 4477, Muslimi: 87, Tirmidhiu: 3187, Nesaiu: 4013, 401, 4015).

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Syri bën zina dhe zinaja e syrit është të shikuarit në haram, dora bën zina dhe zinaja e dorës është prekja në haram, këmba bën zina dhe zinaja e këmbëve është të ecurit për të bërë haram, ndërsa të gjitha këto ose i vërteton ose i përgënjeshtron organi gjenital”.

(Shënuan Buhariu dhe Muslimi).

Transmetohet nga Ebu Hurejra Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nuk bën zina zinaqari e gjatë kryerjes së zinasë të jetë besimtar, nuk vjedh vjedhësi e gjatë kryerjes së vjedhjes të jetë besimtar, dhe nuk pinë alkool alkoolisti e gjatë pirjes së alkoolit të jetë besimtarë”.

( Shënuan: Buhariu: 245, Muslimi 57, shtoi Nesaiu: 4870, 5660, 4872, 4871 ‘’ Nëse vepron këtë veçse ka zhveshur lidhjen e fortë të Islamit nga qafa (trupi dhe vetja e tij’’).

Transmetohet nga Abdullah ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Nuk lejohet gjaku i muslimanit përveçse në tre raste: i martuari kur kryen kurvëri, shpirti për shpirt si dhe ai i cili largohet nga feja dhe e braktisë xhematin”. ( Shënuan: Buhariu: 6878, Muslimi: 1676).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Tre personave nuk u flet Allahu në Ditën e Gjykimit, nuk i shikon, nuk i pastron nga mëkatet si dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm: Plaku i cili kryen kurvëri, udhëheqësi gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh.’’

( Shënon: Muslimi: 107, Nesaiu).

Nga Ibni Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Pejgamberi,- alejhi selam!,- ka thënë: “O ju të rinjë kurejshit! Ruani organet gjenitale, mos bëni kurvëri, nuk ka dyshim se ai i cili ruan organin e tij gjenital atij i takon Xheneti.’’

(Shënuan: Hakimi: 4/358, Bejhekiu në,- Shuabul Iman,- 5369, 5425, 5426, dhe Hakimi e vlerësoi hadithin sahih (të saktë) sipas kushteve të tyre (d.m.th, kushteve të Hakimit dhe Bejhekiut).

 

Autor: Muhamed Ahmed el Adevi

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Suad Burhan Shabani.

Medine, 2013.

GJITHASHTU NË ALBISLAM