30 DOBI NGA SUREJA et-TEKATHUR!

30 DOBI NGA SUREJA et-TEKATHUR!

0 1271

Dobi nga sureja et Tekathur;

1. E rradhitur në Mus’haf me nr. 102.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 8 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e vyrtyteve të larta të moralit, besimit Islam, suksesit në dy botërat, mosdhënien pas dynjasë dhe rreziku i harrimit të botës tjetër.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sureje;
Ka zbritur për dy familje të fisit Kurejsh, përkatësisht për fisin benu abdumenaf dhe benu sehm, të cilët i mburreshin njëri tjetrit vazhdimisht.
Aq shumë mburreshin, saqë i krenoheshin njëri tjetrit edhe me numrin e shumtë të të vdekurve nga mesi i tyre.
5. Emërtimet e kësaj sureje;
1. Sureja et Tekathur
2. Sureja el hakumu et tekathur(ju ka hutuar nga bota tjetër rivaliteti i flaktë për shtimin e gjërave të dynjasë).
3. Sureja El Makbera(sureja e varrazave).
6. Njerëzit janë preokupuar pas dynjasë dhe fëmijëve në vend të bindjes dhe adhurimit të Allahut, derisa tu vijë vdekja befas.
Jemi të bindur se na pret llogaridhënia, e në atë rast përfundimi ynë do të jetë ose në Xhenet ose në Xhehenem!
7. A po i shfrytëzojmë dhuntitë dhe mirësitë e Allahut si mjete që na shpiejnë më afër Tij!?
8. A po e falënderojmë Allahun për këto begati, për të cilat do të pyetemi Ditën e Gjykimit!
9. Ju ka shmangur o ju njerëz nga adhurimi i Allahut, përpjekja për shtimin e pasurisë dhe fëmijëve, e kjo afatin e ka derisa të vdisni e të hyni në varret tuaja.
10. Do vjen koha që do ta kuptoni se nuk ishte e udhës tju shmangte nga adhurimi i Allahut angazhimi me rivalitetin për të shtuar gjërat e dynjasë, do ta kuptoni përfundimin e keq të atij angazhimi.
11. Me të vërtetë, sikur ta dinit me siguri që të bindeshit se Allahu do tju ringjallë dhe do tju shpërblejë në bazë të veprave tuaja.
Rrjedhimisht, angazhimi për të shtuar pasuritë e fëmijët nuk do tju shmangte nga adhurimi i Allahut.
12. Do vjen koha dhe të larguarit nga feja e Allahut do ju bëjë patjetër që ta shihni zjarrin e Xhehenemit, do ta shihni dhe do të bindeni plotësisht për të, por do jetë vonë dhe e padobishme kjo bindje atëherë.
13. Do vjen koha kur Allahu do tju pyesë për begatitë dhe dhuntitë e dhëna, përfshirë shëndetin, pasurinë e të tjera.
14. Do jetë një zjarr imadh që tërhiqet nga engjëj të mëdhenj e të fortë, Allahu na ruajtë prej tij!
15. Vizito varrezat që ta kujtosh vdekjen dhe botën tjetër, kërko nga Allahu të të ruaj nga dënimi i varrit.
16. Çdo gjë e kësaj bote do të zhduket, bukuritë e saj,etj, do mbeten vetëm adhurimet që ia ke bërë vetëm Zotit tënd.
17. Këshillo familjarët, ferefisin, shokët, sidomos në këtë kohë ku gjërat materiale mbizotërojnë dhe njerëzit janë të zënë tej mase me këtë botë dhe stolitë e saj.
18. Të besojmë se do të pyetemi për të gjitha dhuntitë me të cilat na ka begatuar Allahu se a e kemi falënderuar Allahun për to apo jo!?
Prandaj, dhuntitë, me të cilat Allahu të ka begatuar që ta adhurosh me to, mos lejo të të bëhen shkak për dënimin tënd.
19. Çështja nuk përfundon te llogaridhënia për gjynahet, por vazhdon me llogaridhënien për begatitë që i shtoje dhe anagazhoheshe pas tyre nga bota e amshueshme.
20. Të bëjmë kujdes nga dënimi i Allahut që është absolutisht i sigurtë për atë që shmanget nga rruga e Tij dhe ia kundërshton urdhërat.
Këtë të vërtetë absolute ta vendosim para syve tanë, ashtu që të qëndrojmë stoik në rrugën e Allahut.
21. Shpërblimi është sipas llojit të veprave.
Kështu që, kush zgjedh shkujdesjen dhe vrapon pas rivalitetit dhe shtimit duke mos i vënë veshin përfundimit të gjynaheve, do ta takojë Xhehenemin, do të vuajë e do të bindet për ndëshkimin e tij.
22. Meditimi i shenjave të Allahut, mrrekullive të kozmosit dhe atyre fetare, duhet të bëhet derisa të të forcohet bindja në zemër për takimin me Allahun, ashtu që kjo të të nxisë për bindje në adhurime si dhe të të zmbrapsë nga gjynahet.
23. Të angazhohemi për përforcimin e bindjes sonë duke e pasur parasysh ringjalljen në të gjitha sferat e jetës sonë.
Në këtë mënyrë arrijmë ta dekurajojmë veten nga angazhimi i tepërt dhe mburrja me dynjanë dhe kënaqësitë e saj të përkohshme.
24. Të mendojmë thellë rreth përfundimit të çështjeve tona.
25. Të jemi të bindur se kjo dynja do të zhduket dhe asgjë sdo mbesë prej saj.
Kështu, kjo bindje do ta bëjë robin ta shfrytëzojë dynjanë si mjet udhëtimin të tij, ashtu që gjithë shpresat e tij ti mbështesë në të.
26. Ata që ishin të zënë në shtimin dhe shumimin e të mirave të përkohshme në këtë dynja dhe ishin të shkujdesur ndaj pendimit dhe kthimit te Zoti i tyre, do të zgjohen në një kohë kur zgjimi tanimë nuk do tu bëjë dobi.
Rrjedhimisht, do ta kuptojnë përfundimin e zënies së tyre pas asaj që në të vërtetë nuk ishin krijuar për të.
27. Preokupimi ynë në këtë botë, fund e krye, të mos jetë grumbullimi i pasurisë, shtimi i fëmijëve dhe mburrja e krenaria me ta, ngase këtë çështje e ka qortuar Allahu dhe na ka tërhequr vërejtjen prej saj.
28. Ç’është e vërteta, përpjekja për shtimin e të mirave të përkohshme të kësaj dynjaje është grumbullimi i të këqijave.
Zatën, këto derte janë arma më e sostifikuar e shejtanit kundër njeriut që të privon të angazhohesh me Allahun dhe botën e amshueshme(ahiretin, botën tjetër).
29. Njeriu do të jetojë në varrë përkohësisht para se të shkojë përjetësisht në Xhehnem apo në Xhenet!
30. Nëse jeni treguar mirënjohës ndaj të mirave të Allahut dhe e keni adhuruar Atë si Një të Vetëm, atëherë me të vërtetë ju i keni shfrytëzuar këto të mira në mënyrë të drejtë dhe Allahu do ju shpërblejë me mirësi dhe dhunti madhështore.
Por, nëse ju u vetëmashtruat me luksin e kësaj dynjaje dhe nuk treguar mirënjohje ndaj Allahut, madje i përdorët për ta kundërshtuar Allahun, ta dini se Ai do tju ndëshkojë për këtë.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590