11.8 C
Skopje
E premte, 9 Tetor, 2026

NË ISLAM NUK KA BIDAT (RISI) TË MIRË

Transmetohet nga Malik ibn Enesi (imam Maliku), Allahu e mëshiroftë, se ka thënë: “Kush thotë se në Islam ka bidat të mirë, ai pretendon se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e ka tradhtuar mesazhin (profetësinë) e tij, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time.” [El-Maide: 3]

Kjo do të thotë se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, nuk e ka arritur një bidat të caktuar (që është bërë dhe bëhet pas vdekjes së tij), për të cilën thonë se i është shtuar sheriatit. Bidatet nuk janë nga Suneti dhe udhëzimi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ua bëri të qartë njerëzve gjithçka që ata kanë nevojë, kështu që Sheriati nuk ka nevojë për gjëra shtesë, sepse ai është i plotë.

Kur Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, vdiq, ai nuk la asgjë pa ju treguar njerëzve se çfarë i afron dhe çfarë i largon nga Allahu, paqja, bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi të. Bazuar në këtë, imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ajo që s’ka qenë fé atë kohë (kohën e Profetit), nuk mund të jetë fé as sot.”

Diçka që nuk ka qenë fé në kohën e Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij, nuk do të jetë fé as pas tyre. Kjo na tregon se disa sekte (të devijuara) që u përhapën pas Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe bënë besime të veçanta për ta, nuk janë pjesë e fesë islame, por feja e vërtetë islame është ajo që Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij ishin në të.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ajo që s’ka qenë fé atë kohë (kohën e Profetit), nuk mund të jetë fé as sot.” Do të thotë se ajo që nuk ka qenë fé në kohën e Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokëve të tij, nuk do të jetë fé as sot, sepse feja është ajo që Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij ishin në të, ndërsa besimet që u shpikën, mbinë dhe lindën pas kohës së tij, janë të pavlefshme. Disa prej tyre ishin në fund të epokës së sahabëve dhe disa prej tyre ishin pas tyre, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Këto besime (ose bestytni) të përditësuara janë përfshirë në thënien e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë: “Ai që jeton në mesin tuaj do të vërejë shumë divergjenca.” Do të thotë: ka shumë divergjenca në teka (dëshira sipas epshit) dhe bidatet. Kështu që, Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, na udhëzoi për këto divergjenca dhe ndarje, drejt qasjes së duhur dhe rrugës së drejtë në thënien e tij: “Pra, përmbahuni Sunnetit tim”, do të thotë se rruga e sigurisë dhe rruga e shpëtimit përballë këtij dallimi është në Sunnetin tim dhe në Sunnetin e kalifëve (udhëheqësve) të drejtë pas meje.

Mjafton të dimë pavlefshmërinë e besimeve të përditësuara të kota se sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk besuan në to, as nuk i njihnin ato besime dhe nuk mund të imagjinohet që një e vërtetë u është fshehur sahabëve dhe u ruajt për njerëzit dhe gjeneratat që do të vinin pas tyre. Përkundrazi, këto gjëra që u ndodhën atyre që erdhën pas sahabeve, janë vepra të këqija dhe Allahu i ka mbrojtur shokët e të Dërguarit të Tij që të mos bien në atë të keqe dhe i ka udhëzuar ata që të ndjekin rrugën e drejtë që Profeti fisnik, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e solli. Prandaj, Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” [El-En’am: 153]

Rruga për tek Allahu i Madhëruar është një dhe kjo është ajo në të cilën ishte i Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe shokët e tij, kurse metodologjitë dhe rrugët tjera janë të shmangshme dhe në kundërshtim me këtë rrugë dhe ato janë të pavlefshme dhe të refuzuara nga pasuesit e tyre, për shkak se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kushdo që vepron në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo vepër është e refuzuar (e papranuar).” [Shënojnë: Buhariu, nr. 2697 dhe Muslimi nr. 1718]

__________________
Shejh AbdulMuhsin El-Abbad në “Sherh Erbaine En-Nevevijje (Komentimi i dyzet haditheve të Neveviut)”, 12/5
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...