- E radhitur në mus’haf me nr. 93
- E zbritur në Meke
- Posedon 11 ajete të shkurtëra.
- Shkaku i zbritjes së kësaj sure, Buhariu, shënon se i dërguari i Allahut u sëmurë dhe nuk arriti të ngrihej për namaz e natës dy-tre net.
Më pas, një grua shkoi te ai dhe i tha: O Muhamed, unë shpresoj që shejtani yt të ka braktisur! Qe dy tre net nuk e kam parë afër teje.
Pastaj Allahu, e zbriti suren ed Duha. - Sureja ed Duha, flet apo shpalos kjo sure e bukur kujdesin e përkryer hyjnor ndaj të dërguarit gjersa ishte në Meke.
Që nga lindja e tij Allahu e mori nën kujdesin e Tij, i dha strehë dhe e udhëzoi. Kujdesi i Allahut për të dërguarin e Tij shndrit në çdo ajet të kësaj sureje ashtu siç shndrit dielli në orët e hershme të paraditës. - Allahu i ka qortuar ata që nuk i nderojnë jetimët dhe ata që nuk u ndajnë asgjë nga pasuria e tyre të varfërve.
- Të gjitha dhuntitë dhe begatitë janë nga Allahu dhe detyra jonë karshi këtyre begative është falënderimi i Allahut për to.
Ndërkaq, falënderimi i Allahut për begatinë e Kuranit, bëhet përmes përhapjes dhe transetimit të mësimeve të tij. - Ti kujtojmë begatitë dhe dhuntitë e Allahut ndaj nesh, si falënderim ndaj Tij.
- Allahu është Ai që nuk ka nevojë për krijesat, ndërkohë të gjitha krijesat kanë nevojë për Të.
- Pasuri nuk do të thotë vetëm grumbullimi i të hollave, por pasuri është edhe dituria, madje ajo është pasuria më madhështore.
- Pyetësit ose lypësit i takon e drejta të pyesë apo të kërkojë, qoftë dituri ose pasuri.
Andaj, ndalohet vrazhdësia dhe qortimi i tij. - Shtypja e jetimit është e ndaluar, siç është e ndaluar nënshtrimi, përbuzja dhe sjellja e keqe ndaj tij.
- Nderimi i jetimit, është pjesë e falënderimit të Allahut për begatitë e dhëna.
- Ta lusim Allahun të na dhurojë nga gjerësia e mirësisë së Tij dhe të na bëjë të kënaqur me atë që na furnizon.
- Ti lidhim zemrat për botën tjetër, sepse për ne ajo është më e mirë sesa kjo botë me gjithë stolitë e saj.
- Përfundimi i besimtarit është i mirë, si në këtë botë, poashtu edhe në botën tjetër.
- Të jemi të bindur në premtimet e Allahut ndaj nesh dhe se Allahu nuk i braktisë robërit dhe të dashurit e Tij.
Madje, Ai është me ta, u ndihmon dhe i përkrah, edhe nëse duket se ndihma e Tij po vonohet. - Dashuria e Allahut ndaj të dërguarit të Tij, Ai asnjëherë nuk do ta braktisë atë, përkundrazi, Ai do ta ndihmojë, do ta mbrojë.
Po ashtu, feja e Tij do të triumfojë. - Mos u sill keq me atë që e ka humbur babain në vegjëli dhe asesi mos e përbuz e shtyp atë.
- Allahu është betuar në fillimin e ditës, në paraditën, është betuar në natën kur errësohet, ndërsa njerëzit janë qetësuar dhe kanë pushuar së lëvizuri natë.
- Bota tjetër është me e mirë se kjo botë shumë aspekte, një prej tyre është se në atë botë begatitë janë të vazhdueshme, nuk ndërpriten kurrë.
- Zoti do ti japë të dërguarit të Tij dhe umetit të tij derisa të kënaqet ai, salallahu alejhi ve selem.
- I dërguari i Allahut, ishte jetim, i kishte vdekur babai, atëherë e strehoi dhe u kujdesë për të gjyshi i tij, Abdulmutalibi, e pas vdekjes së gjyshit, i strehoi dhe u kujdes për të axha i tij, Ebu Talibi.
- I dërguari i Allahut nuk dinte gjë për besimin e as Librin, por Allahu ia mësoi që të dyja.
- Mësuesi duhet të sillet me nxënësin me mirësjellje, me butësi, dashuri dhe ngrohtësi, ngase kjo e ndihmon shumë në arritjen e synimit.
- Mirësjellja është një ndihmë e madhe për ata që kërkojnë të rregullojnë shoqërinë dhe vendin.
- Lavëdroje Allahun për mirësitë që të ka dhuruar, duke i përmendur ato edhe në mënyrë të veçantë, nëse ka dobi në përmendjen e tyre, ose thjesht fol dhe përmend mirësitë e përgjithshme që Allahu të ka dhuruar, sepse pohimi haptas e këtyre mirësive është një nxitës i madh për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj Allahut dhe shton dashurinë për Të.
- Zemrat janë të prirura që të duan atë që u bënë mirësi.
- Namazi i duhas(paraditës) dhe i natës, mbjellin fuqi dhe lumturi në zemër dhe këto dy namaze janë nga shkaqet kryesore për largimin e brengave dhe problemeve.
- U ndërpre vahji,shpallja për urtësi që i di vetëm Allahu dhe i dërguari i Allahut u brengos për këtë çështje, ngase ishte mishëruar me porosit hyjnore.
- Allahu i dha dy pasuri resulullahut në atë kohë;
A) Pasuri shpirtërore(iman-besim, vahj-shpallje) dhe
B) Pasuri materiale, përmes gruasë së tij Hadixhes, e cila ishte tregtare e sukseshme. - Lypësi ndihet i nënçmuar me lypjet e tij, andaj mos ia shumfisho nënçmimin me sjellje të vrazhda të tua.
- Ky libër Famëlartë, u bë shkak që të udhëzoheshin njerëz të shthurur në devijim dhe zemra të vdekura i ringjalli, andaj, hape dhe lexoje këtë libër, që të shtohet udhëzimi dhe të ringjallet zemra yte.
Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani