13.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Prill, 2026

LUTJU ALLAHUT PËR ÇDO GJË

Një dhuratë për të gjithë ata që kanë një problem. Pasha Allahun, e kam provuar qindra herë dhe gjithçka që kërkova nga Zoti im, u realizua.

Të dashur vëllezër dhe motra:
Një person thotë se për më shumë se dyzet vjet, askush nuk më ka vënë përballë problemit të tij, cilido që të jetë:
(Shëndetësor, psikologjik, financiar, martesor, brengë, depresion, shqetësim, padrejtësi, borxh, mosbindja e fëmijëve), të gjitha dyert i ishin mbyllur dhe të gjitha daljet i ishin bllokuar në fytyrë.
“Pasha zotin hoxhë, problemi im nuk ka zgjidhje fare! Vite e netë të gjata me dyer të mbyllura në fytyrë, rrugët e bllokuara, sa më shumë që trokas në një derë, mbyllet, aq më shumë kthehem në një anë të bllokuar. Brengë, pikëllim, varfëri, sëmundje, frikë. Gjendja ime është keq, askush nuk më ndihmoi, të gjithë rreth meje më mohojnë, nuk kam fare shpresë.
Të lodhur dhe të dëshpëruar, cila është zgjidhja? Çfarë duhet të bëj?” – ishin fjalët që i thoshte i brengosuri.
Unë (hoxha) i thosha: “Përpiqu sot, në këtë natë, të ngrihesh në të tretën e fundit të natës, konkretisht rreth një orë para sabahut dhe t’i falësh dy rekate për Allahun dhe të qëndrosh në sexhde gjatë duke u lutur, të qash mes duarve tua kur të lutesh duke shfaqur dobësinë tënde ndaj Tij, i poshtëruar dhe i nënshtruar ndaj forcës dhe aftësisë së Tij, duke u lutur për mëshirën dhe bujarinë e Tij. Kërko falje tek Ai, pendohu për mëkatin tënd, fuqizo bindjen dhe nënshtrimin ndaj Tij, kërko vetëm prej Tij për të gjitha nevojat e tua dhe mos ki turp të kërkosh për nevojën më të vogël dhe këmbëngul tek Ai në lutje. Kështu të do Allahu i Madhëruar dhe kështu të përgjigjet.
Allahu i Madhëruar ka thënê: “Thuaj: “Zoti im as nuk do të kujdesej për ju, sikur të mos ishte lutja juaj (kur gjendeni në vështirësi, ose sikur të mos ishit të thirrur të besoni).”” [El-Furkan: 77]. Pra, nëse nuk do të ishin lutjet tuaja, Allahu nuk do të kujdesej për ju.
Allahu, i Cili nuk ka zot tjetër përveç Tij, do t’ju përgjigjet, do t’ju furnizojë, do t’ju japë sukses, do t’ju shërojë, do t’ua paracaktojë dhe do ta ndryshojë gjendjen tuaj për të mirë.
Për të gjithë ata që pyesin, për të gjithë ata që kanë një problem, pasha Allahun që nuk ka zot përveç Tij, nuk kam zgjidhje më të fortë për ju se kjo zgjidhje, pavarësisht se cili është problemi juaj!
Unë ju vendos drejtpërsëdrejti te dera e Allahut dhe dera e Allahut të Plotëfuqishëm është e hapur për secilin prej robërve të Tij pa përjashtim dhe nuk mbyllet kurrë.
A nuk i beson Atij?! A dyshoni në mundësitë e Tij?!
A keni dikë tek i cili mund të mbështeteni dhe që është më i fortë se Ai?!
A mendoni se ka dikush që ka mëshirë më shumë se Ai?!
Pasha Allahun, e kam provuar qindra herë dhe gjithçka që kërkova nga Zoti im, u realizua.


Shejh Dr. Muhammed Ratib Nabulsi
Përktheu nga arabishtja: Mr. Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...