14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

OBLIGOHEMI TË ECIM E JO TË ARRIJMË

Jemi të obliguar të ecim e jo të arrijmë. Jemi të obliguar me punë e jo me rezultate. Allahu i madhëruar thotë: ”
Dhe thuaj: “Veproni, Allahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët, e vonë do të ktheheni te njohësi i të fshehës dhe të dukshmes, e do t’ju njoftojë për atë që vepruat” (Teube: 105)
Pas shpërnguljes së profetit dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë, në Mekë nuk mbeti pos një numri të vogël nga muslimanët të cilët nuk u shpërngulën për shkak ndonjë sëmundjeje, moshës së shtyrë e tjerë. Në mesin e tyre ishte sahabiu i nderuar Damreh b. Xhundub, i cili nuk kishte mundësi të përballojë mundimin e udhëtimit dhe nxehtësinë e shkretëtirës andaj mbeti në Mekë përkundër dëshirës së tij, mirëpo nga ana tjetër nuk mund të duronte të qëndrojë në mesin e politeistëve, prandaj vendosi të injorojë sëmundjen dhe moshën e thellë dhe të merr mundimin e shpërnguljes. Kështu u nis Damreh drejtë Medines dhe gjatë udhëtimit iu rëndua sëmundja dhe kuptoi që do vdiste dhe se nuk do arrinte. U ndal dhe me njërën dorë kapi tjetrën dhe tha: Allahu im, ky është besatimi im ndaj Teje!
Pastaj kapi sërish dorën e tij me tjetrën dhe tha: ky është besatimi im ndaj profetit Tënd, dhe më pas ra i vdekur..
Xhibrili, alejhi selam, ia solli profetit lajmin e Damres, më pas zbritën ajetet “E kush del prej shtëpisë si migrues te Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), te Allahu është mëshirues, mbulon të metat.” (Nisa: 100)
Profeti i tuboi shokët e tij dhe ju tregoi rastin e Damres dhe i tha fjalët e njohura “vërtet veprat vlerësohen sipas qëllimit…)
Damre fitoi atë që nuk e fituan shumë të tjerë, për shkak tij zbritën ajete dhe u thanë hadithe.
Raporti me Allahun nuk kërkon që të arrish cakun por të mjafton të vdesësh duke punuar dhe duke ecur drejt Tij nëse e synon Atë.
Pra në jemi të obliguar të ecim e jo të arrijmë.
Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ecni drejt Allahut duke çaluar! Pritja e shëndetit është e kotë! Kujdesuni për udhëtimin tuaj drejt Allahut, ngase zemrat janë të dobëta ndërsa sprovat të rrëmbejnë!”

Nga arabishtja: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...