16.8 C
Skopje
E shtunë, 23 Maj, 2026

MEDITIME KURANORE – 125

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Pastaj Ne u lamë në trashëgim librin robërve Tanë që Ne i kemi zgjedhur; e prej tyre ka që janë dëmtues të vetëvetës, ka që janë mesatarë, e ka prej tyre që janë më ndihmën e Allahut, të parët në punë të mira, kjo është ajo mirësia e madhe.” (Fatir; 32).

Muslimanët ndahen në tre kategori: 1. Dëmtues të vetvetes; Është ai i cili ka vepra të mira por edhe vepra të këqija. Ka vërtetuar njësimin e Allahut(shehadetin La ilahe ilallah), por e ka dëmtuar veten me disa mëkate. 2. Mesatarë; Është ai që ka vepruar vepra të mira dhe është larguar nga gjërat e ndaluara, mirëpo nuk ka shumë shtesë të veprave vullnetare. 3. Ata që ua kaluan të tjerëve dhe shpejtuan në vepra të mira; Ata që kryen vepra të mira, u larguan nga të ndaluarat, u larguan nga gjërat e dyshimta dhe të urrejturat, u larguan edhe nga disa gjëra që janë të lejuara, vetëm e vetëm të mos jipen pas dunjas dhe bukurive të saj. Janë ata për të cilët, Allahu, tha; “Vërtet, ata të cilët ndaj madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë.” (El Mu’minun; 57).

Shejh Abdullah el Humejdi, rahimehullah

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Kështu i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.” (Talak; 3).

Kush ia dorëzon tërë çështjen e tij Allahut, xhele ue ala, Allahu do t’i mjaftoj atij dhe do ta mbroj dhe ruaj atë nga çdo e keqe dhe çdo kurth që mund të vij nga armiqtë e tij.

Shejh Abdullah El Humejdi, rahimehullah

3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë: “Ai, që ia shpall Furkanin (Kur’anin, dallues të së vërtetës nga e pavërteta) robit të vet (Muhammedit) që të bëhet pejgamber i botes (këshillues), është i madhëruar.” (El Furkan; 1).

Pra, për t’i këshilluar dhe qortuar nga përfundimi i keq si pasoj e veprave të tyre të këqija. Gjithashtu, qortues për idhujtarët që nëse vdesin në gjendjen qysh janë do jenë përgjithmonë në zjarrin e Xhehenemit. Qortues për mëkatarët të cilët nuk ndalojnë së kryeri mëkate dhe se ata e hidhërojnë Allahun dhe nëse vazhdojnë pa u penduar, i ekspozohen dënimit të Allahut. Por, njëherit edhe përgëzues për ata që i binden Allahut , xhele ue ala dhe të dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem!

Shejh AbdulKerim el Hudajri

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...