Bëje për hir të vetvetes!

Bëje për hir të vetvetes!

0 360

Konflikti brenda teje merr fund, kur mbarojnë urrejtja dhe zemërimi.

Urrejtja dhe zemërimi mbarojnë kur ndalon së angazhuari mendjen tënde me ata që ju bënë ndonjë të keqe.Ti meriton të angazhosh mendjen tënde me atë që të bën të lumtur dhe të dobishëm..

Bëje për hir të vetvetes!

Hapi i parë i ndërtimit të personalitetit: Pastrimi

Të pastrosh mendimet tua të brendshme nga: (konflikti, ankimi, urrejtja, zilia, faji, keqardhja) Pastaj fillon të ndërtosh ‘një ndërtesë’ më të fortë dhe më të qëndrueshme. Atëherë do të kesh mendime si: Pajtimi, kënaqësia, dashuria, dhënia, toleranca, pavarësia. Mëso aftësinë e të harruarit dhe pastro vazhdimisht arkivin e mendjes tënde. Mbaj në të vetëm kujtimet e bukura. Sa për ato të dhimbshmet, merr mësimet e duhura prej tyre pastaj largo mendimet negative dhe mba qëndrim pozitiv.

Bëhu frymëzues për veten tënde në atë që kërkon. Ankthi, nëse depërton në trup, mund t’ju shkaktojë problem më shumë sesa një kimikat i dëmshëm, një virus i egër ose një ushqim toksik.

Rregullo ekuilibrin, sigurohu që trupi të jetë në harmoni me shpirtin, merr frymë thellë, pi ujë gjatë ditës, nënvlerëso gjërat e bezdisshme, zvogëlo rëndësinë e gjërave të kërkuara, ji mirënjohës për atë që ke, falendero ata që ju rrethojnë dhe buzëqeshu!😊

Hoxhë Agim Bekiri25.08.2023

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590