25.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

“ISTIGFARI, VEÇORITË DHE DOBITË”

Fillimisht do t’i përmendim dobitë e istigfarit- të kërkuarit falje Allahut, të argumentuara me Kur’an dhe Sunnet.

1. Istigfari është shkak për faljen e mëkateve.

“Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues”. (Nisa: 110). “O robërit e mi, ju bëni gabime natën dhe ditën, e unë ua fali të gjitha gabimet, kërkoni falje tek une, e unë ju fali juve”. Hadith kudsij.

2. Shkak për çlirimin nga brengat, për shtimin e rrizkut dhe lirim nga ngushticat e jetës.

Muhamedi alejhi selam thotë në një hadith: “Kush angazhohet me istigfar, Allahu i bën shteg në çdo ngushtësi, clirim nga cdo breng dhe e furnizon nga nuk e kujton”.

3. Shkak për zbritjen e mëshirës hyjnore dhe shpëtim në dynja e ahiret.

Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?” (Neml: 46).

4. Shkak për zbritjen e shiut, furnizim me fëmijë dhe arritjen e bereqetit.

Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenjë”. (Nuh: 10, 11, 12).

5. Mposhtë shejtanin.

Shejtani (i mallkuar) ka thënë: “Pasha Krenarinë Tënde o Zoti im! Nuk do të lë pa i mashtruar robërit e Tu derisa të jenë shpirtërat në trupat e tyre.” Allahu i Lartëmadhëruar tha: “Pasha Krenarinë dhe Madhërinë Time! Do t’ua falë (mëkatet) për aq sa ata vazhdojnë të më kërkojnë falje”. ( Imam Ahmedi dhe Hakimi).

6. Ata të cilët kërkojnë falje janë njerëzit me më pak mangësi dhe mëkate tek Allahu Teala.

“Tuba qoftë për atë që në fletushkën e tij gjenë shumë istigfar”. Hadith. Tuba është një pemë në Xhenet.
I është thënë disa prej të parëve tanë: si je ti në fenë tënde? U përgjigjë: e shkyej atë ( fenë) me mëkate dhe e arnoj me istigfar.
Është pyetur ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë: Cila është më e dobishme për robin, istigfari apo tesbihu? Është përgjigjur: nëse petku është i pastër, atëherë temjani dhe uji i luleve është më i dobishëm, e nëse petku është i ndytë, atëherë sapuni dhe uji janë më të dobishëm! Ka thënë: Tesbihu është temjani i të pastërve, ndërsa istigfari është sapuni i mëkatarëve.

Prej fryteve të të kërkuarit falje Allahut janë:

1. Siguri nga dënimi i Allahut.

Po All-llahu nuk do t’i dënojë ata, derisa ti (Muhammed) je në mesin e tyre dhe All-llahu nuk do t’i dënojë, derisa ata kërkojnë falje (istigfar). (Enfal: 33).
Nëse ndalemi dhe e analizojmë këtë ajet do të vijmë në përfundim se ne jemi privuar nga një shkak i faljes së mëkateve, e që ai shkak është prania e Muhamedit, alejhi selam, që d.m.th se mungesa e tij, salaAllahi aljehi we selem, është një shkak më pak dhe nuk kemi garanci se Allahu do të na falë, ndërsa na ka mbetë vetëm se të kërkuarit falje-istigfari.

2. Shkak për zbritjen e shiut dhe shtimin e forcës.

O populli im, kërkoni falje prej Zotit tuaj dhe ktheniu Atij, Ai ju lëshon shi me bollëk, dhe fuqisë suaj i shton fuqi, e mos refuzoni të bëheni e të bëheni mëkatarë!” (Hud: 52)

3. Shkak për largimin e belave dhe sprovave të njerëzve dhe shteteve.

“Kush bën ndonjë të keqe apo ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues”. (Nisa: 110).

4. Ata që e shpeshtojnë istigfarin, Allahu u jep jetë të lumtur.

“E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madh”. (Hud: 3)

5. Shkak për ngritjen e shkallëve pas vdekjes.

 “Allahu i ngritë shkallët e robit në Xhennet dhe robi i thotë: “prej nga unë këto”? Allahu i thotë: për shkak të kërkimit falje tek Allahu nga fëmiu yt”. Hadith.

6. Shkak për hyrjen në Xhennet.

“Të thënurit me bindje e duasë ‘zotëriu i istigfarit- sejjidul istigfar’, nëse vdes para perëndimit të diellit, hyn në Xhennet, dhe nëse e thua në mbrëmje dhe vdes atë natë, para agimit, hyn në Xhennet”. Pejgamberi alejhi selam.

7. Shkak për pastrimin e zemrës.

Çdo rob i Zotit ka një pikë të bardhë në zemër. Kur kryen një mëkat, një pikë e zezë shfaqet brenda kësaj pike. Nëse vazhdon me mëkate, e zeza rritet gjithë kohës dhe e mbulon të bardhën. Kur e bardha të jetë mbuluar krejtësisht, i zoti i kësaj zemre kurrë më nuk kthehet drejt të mirës. Këtë e thotë Zoti edhe në Kur’an: “Por jo, bëmat e tyre u janë bërë ndryshk mbi zemra…”(Mutafifinë: 14).

Në fund, thanë për istigfarin

“Kur’ani u tregon për sëmundjen dhe shërimin. Sëmundje janë mëkatet, ndërsa shërimi është istigfari”. Katade.

“Iblisi ka thënë i kam shkatërruar bijtë e Ademit me mëkate, ata më shkatërruan me istigfar dhe La ilahe il-lAllah.” Ibn Xheuzij.

“Çudi me atë i cili shkatërrohet dhe me vete e ka shpëtimin. I thanë kush është shpëtimi? Tha: istigfari.

“Robi i Allahut nuk ka fqinj më të dashur në varrin e tij, se sa istigfari”. Ebul Munhel.

“O ju njerëz, ju po bëni shumë mëkate, bëni edhe shumë istigfar. Nëqoftë se në Ditën e Gjykimit gjeni në fletushkën tuaj mes dy rreshtave istigfar, kjo do t’iu gëzojë”. Ebu Bekër Muzeni.

“Shpeshherë ndalem në një mesele të cilën nuk e kuptoj, i kërkoj falje Allahut njëmijë herë, derisa Allahu më hapë gjoksin”. Ibn Tejmije.

Përmblodhi: Hoxhe Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Liria e të shprehurit, dëshirë kundër vetes

Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike....

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...