13.8 C
Skopje
E shtunë, 24 Maj, 2025

PERLAT PEJGAMBERIKE – 5 –

Nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Me të vërtetë prej shenjave të ditës së kiametit është:
1. Ngritja e diturisë
2. Shtimi i injorancës
3. Pirja e alkoolit
4. Dhe shfaqja e imoralitetit.”[1]

Nga Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se Pejgamberi,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

1.Nëse dikush kërkon ndihmë në emër të Allahut,- xhele veala!,- atëherë ndihmojeni.
2.Nëse dikush kërkon diçka në emer te Allahut, atëherë jepni.
3.Nëse ju fton dikush atëherë përgjigjuni ftesës së tij.
4.Nëse dikush ju bën ndonjë të mirë atëherë kompensojani atij.
5.Nëse nuk keni me çka të kompensoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.” Hadithi Sahih.[2].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: ”Obligimet e muslimanit karshi vellait të tij janë pesë:
1. Kthyerja e Selamit.
2.Thënia e fjalës Jerhamukellah(Allahu të mëshiroftë!), nëse ai teshtin.
3.Përgjigjeja ndaj ftesës së vëllait të tij.
4.Vizita gjatë periudhës së sëmundjes.
5. Dhe përcjellja e xhenazes së vëllau tl tij.” Hadithi Sahih.[3].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ku thotë:

” إذا رأيتموه فصوموا ، وإذا رأيتموه فأفطروا ، فإن غم عليكم فأكملوا عدة شعبان ثلاثين

“Dhe nëse e shihni atë (hënën e re të Ramazanit) atëherë agjëroni, e nëse e shihni atë (Hënën e re në Sheval) atëherë ndërprejeni agjërimin, ndërsa nëse retë bllokojnë(nuk ju mundësohet pamja e Hënës) pamjen tuaj, atëherë plotësoni tridhjetë ditë të Shabanit”.[4].

Ebu Seid El Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka transmetuar se: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- ishte më i turpshëm sesa virgjëresha pas shamisë së saj. Kur shikonte ndonjë gjë që nuk e pëlqente, ne e kuptonim atë nga fytyra e tij.” Hadithi Sahih.[5].

Nga Ejub El Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka ndëgjuar Muhamedin,- salallahu  alejhi ve selem!,- duke thënë: “Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason më gjashtë ditë të Shevalit, është sikur të ketë agjëruar gjatë gjithë vitit”. Hadithi është vlerësuar si Sahih.[6].

Muhamedi sal-lall-llahu alejhi ve selem, i tha Mugire ibën Shu’bes,radijallahu anhu,kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet Muhamedit sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Ai(Muhamedi sal-lallahu alejhi ve selem), i tha: ‘’Lëri ato, sepse unë i kam mbathur ato në gjendje të pastër’’. Hadithi sahih. [7].

Morali dhe Turpi i lartë i Aishes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: “Unë hyja në ndërtesën ku ishin varrosur i Dërguari i Allahut dhe babai im ndërsa isha veshur me rroba të holla dhe thoja: “Këta janë veç burri dhe babai im.” Megjithëkëtë, kur u varros Omeri, vallahi kurrë nuk hyra tek kjo ndërtetsë përveç se rrobat i kisha të shtrënguara fort në trupin tim nga turpi që kisha nga Omeri.”[8].

Pejgamberi,- sal-llahu alejhi ve selem!-, me thënien e tij, ku thotë:
ليكونن أقوام من أمتي يستحلون الحر، والحرير، والخمر والمعازف
“Vërtetë prej umetit tim do të vijnë njerëz të cilët do ta bëjnë të lejuar zinanë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore.” Hadithi sahih.[9].

 Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه
“ Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”. ا Hadithi sahih.[10].

Pejgamberi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Gjykimit, të flasë fjalë të mira ose të heshtë.” Hadithi Sahih.[11].

I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- tha: “Nëse dëshiron zbutjen e zemrës tënde, atëherë ushqeje të varfërin dhe ledhatoje kokën e jetimit.” Hadithi Sahih.[12].

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر
“Do të jenë njerëzit në mirësi derisa të shpejtojnë ngrënjen e iftarit.” Hadithi sahih.[13].

Transmetohet nga Enes Ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Hani syfyr, sepse me të vërtetë në të(syfyr) ka bereqet”. Hadithi sahih.[14].

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Dërguari,-salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë: “Allahu i Lartësuar e do teshtitjen, ndërsa e urren hapjen e gojës. Kur te teshtin ndonjëri prej jush, le ta falënderoje Allahun e Lartësuar, dhe çdo musliman që e dëgjon,ai e ka për obligim që ti thotë: “Allahu të mëshiroftë! [JerhamukAll-llah]” Sa i përket hapjes së gojës, ajo është prej shejtanit. E kur ndonjerit prej jush ti hapet goja, le të mundohet ta mbylle aq sa të mundet, ngase shejtani përqeshet me atè pèrson.” Hadithi është Sahih.[15].

Transmetohet se Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i shkroi Muavijes,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
“Selamun alejke. E më tej: e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahhut,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:
“Kushdo që fiton Kënaqësinë e Allahut me zemërimin e njerëzve, Allahu do ti mjaftojë atij për telashet me njerëzit. Dhe kushdo që fiton kënaqësinë e njerëzve me zemërimin e Allahut, atëherë Allahu e lë atë në duart e njerëzve.” Ves-selamun alejk.”[16]..

Përzgjodhi dhe Përshtati: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

________

Referencat:

[1] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu i mëshiroftë!.

[2] – Shënuan Ebu Davudi dhe Nesaiu,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[3] – Shënon Imam Muslimi,- Allahu e mëshiroftë!.

[4] – Transmeton Imam Muslimi, nr.1081.

[5] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[6] – Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[7] – E ka nxjerrë këtë hadithë imam Buhariu: 206,dhe imam Muslimi: 79 dhe 274.

[8] – Shënuar nga Hakimi në Mustedreku e tij (4/7), dhe ai e ka shpallur transmetimi si sahih.

[9] – Shënon Imam Buhariu, 30/4

[10] – Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

[11] – Shënuar nga Buhariu dhe Muslimi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!.

[12] – Shiko- “Es Silsiletu es Sahihah” (2/533).

[13] – Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).

[14] – Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi)

[15] – Shënon Imam Buhariu,- Allahu e mëshiroftë!.

[16] – Shënon Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- në Kitabuz-Zuhd,nr. 2414, ndërsa Shejh Albani,- Allahu e mëshiroftë!,- e ka vlerësuar hadithin si Sahih

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...