14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Bashkëshorti më vdiq në aksident, si trashëgohet pasuria e tij?

Pyetje: Im shoq ka ndërruar jetë në aksident. Dua të di a quhet pasuri dëmshpërblimi që merret për aksidentin? Im shoq ka lënë si trashëgimtar mua dhe dy motra qe janë të martuara, si ndahet pasuria ndërmjet nesh? Pjesë në pasuri janë edhe të mira tjera materiale, të tundshme apo të patundshme.

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon Allahut.

Allahu e mëshiroftë burrin tuaj. E gjithë pasuria që është në emër të tij (dëmshpërblimi nga sigurimi, toka, shtëpia) është pasuri që duhet të ndahet mes trashëguesve, normalisht pasi t’i lahen borxhet apo testamentet eventuale.

Në rastin tuaj, unë siç e kuptova burri juaj nuk ka lënë asnjë trashëgimtar përveç ty dhe dy motra. Nëse është kështu atëherë nga e gjithë ajo pasuri, ty të takon 1/4 pasi Allahu ka thënë: “e nëse ju nuk keni fëmijë, atyre(bashkëshorteve) u takon një e katërta” ndërsa dy motrave së bashku u takon 1/3, Allahu ka thënë: “Nëse i vdekuri qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër, atëherë çdonjërit prej tyre u takon një e gjashta, e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë”.

p.sh. nëse ka lënë 120.000 euro, ty të takojnë 30.000 euro, motrave 40.000 euro ndërsa për pjesën e mbetur dijetarët kanë mendime të ndryshme nëse ajo duhet të shkojë në Bejtul Mal (institucion financiar në shtet islam) apo duhet tu kthehet atyre që kishin hise të caktuar. Mendimi më i vërtetë është se duhet tu kthehet atyre që Allahu u ka caktuar hise dhe të afërmve po ashtu, sepse Allahu ka thënë: “Të afërmit janë më meritorë mes vete sipas Librit të Allahut”. Tash, pasi këta i morën hiset e tyre, pjesa e mbetur (50.000 euro) duhet tu ndahet të afërmve të tij, si p.sh. tezeve, hallave dhe djemve të mixhës, në proporcion dy hise meshkujve e një femrave. E nëse nuk ka asnjërin nga këta, atëherë ajo pasuri ndahet mes teje dhe motrave të burrit, në mënyrë të barabartë.

Allahu e di më së miri.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...