14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Nëse nuk i përshëndes për dore prishen disa raporte familjare?

Pyetje: eselamun alejkum, kam një pyetje për hoxhën, hidhërimi prej prindërve dhe te afërmve shkaku se ne nuk përshëndetemi për dore me gratë që nuk i kemi mahrem, a bëjmë mirë me këtë sjellje apo  kemi bërë keq që shumë familjar hidhërohen me ne dhe kanë  thënë se ne nuk shkojmë tek ata shkaku i mos përshëndetjes për dore, një sqarim ju lutem. Allahu ju shpërbleftë

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Dije vëlla i nderuar se haku i prindërve është shumë i madh. Nuk mund të gjesh fe apo ideologji që ka madhëruar prindërit sikur feja jonë Islame. Allahu ata i bëri shkak të ekzistimit tonë. Dashuria ndaj fëmijëve që e kanë në zëmër është intuitive, e ngulitur thellë në zemër. Ata me shumë mundime kanë rritur fëmijët e tyre prandaj, për këto dhe shumë arsye të tjera meritojnë sjelljen më të bukur. Kurani na ka urdhëruar që të jemi të sjellshëm ndaj tyre edhe nëse janë mosbesimtarë, edhe nëse përpiqen të na largojnë nga feja. Allahu i madhëruar ka thënë: “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.” (Lukamn:13,14)

Normalisht kur tentojnë ta largojnë fëmijën e tyre nga Islami apo ta pengojnë nga praktikimi i disa obligimeve fetare, nuk duhet të çojmë në vend urdhrin e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se kemi të drejtë të sillemi keq me ta. I Dërguari, lavdi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “nuk respektohet krijesa duke i bërë mëkat Krijuesit” (Ahmedi)

Vetëm një gjë është mbi dashurinë ndaj prindërve e ajo është dashuria ndaj Allahut. Për këtë, kur bie ndesh ajo që kërkon Allahu dhe ajo që duan prindërit duhet t’i japim përparësi asaj që kërkon Allahu kurse me prindërit sërish të jemi të mirë.

Përshëndetja për dore më gratë që nuk janë mahrem është një haram nga i cili duhet të largohen besimtarët. Makil ibën Jesari tregon se i Dërguari ka thënë: “të shpohet me gjilpërë në kokë ndonjëri prej jush është më mirë për të se të prek një grua që s’e ka hallall.” (Taberaniu, sahih) Sikur të mos kishte argument tjetër për ndalimin e përshëndetjes për dore me gra që s’janë mahrem, përveç këtij hadithi, do të mjaftonte.

Duke u nisur nga ajo që thash më lartë po e rezymoj përgjigjen time duke thënë: respektimi i urdhrave të Allahut është parësor. Me prindërit dhe të afërmit duhet të përpiqemi të gjejmë një mirëkuptim dhe t’i thërrasim në rrugën e Allahut.

Allahu e di më mirë.

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...