O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet, nga lutja e cila nuk dëgjohet, nga shpirti i pangopshëm dhe nda dija qe nuk bën doni. Më mbro nga këto katër gjëra.[1]
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ قَلْبٍ لاَ يَخْشَعُ، ومِنْ دُعَاءٍ لاَ يُسْمَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لاَ تَشْبَعُ، وَمِنْ عِلْمٍ لاَ يَنْفَعُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَؤُلاَءِ الأَرْبَعِ
(Allahume ini eudhu bike miin kalbin la jesha’, ve min duain la jusma’, ve min nefsin la tushba’, ve min ilmin la jenfa’. Ve eudhu bike min haulei el erba’)
Komenti i lutjes
Fjala e tij: “O Allah kërkoj të më mbrosh nga zemra e cila nuk frikësohet“. O Allah, Ty që të takojnë të gjitha emrat e Tua të bukur dhe atributet e larta, më mbro nga ajo zemër e cila nuk i frikësohet përkujtimit dhe këshillës Tënde, e nuk lë gjurmë këshillimi tek ajo, e kjo zemër është zemër e ngurtë. Allahu thotë: “A thua a është i (njëjtë) ai të cilit Perëndia ia ka hapur zemrën për islamizëm, e ai është në dritën e Zotit të vet…? Mjerë për ata që e kanë zemrën të pandishme kur përmendet Allahu; të tillët janë në humbje të qartë!“. Sureja Zumer, 22.
Fjala e tij: “Nga lutjeja e cila nuk dëgjohet“, kërkoj të më mbrosh nga ajo lutje e cila nuk përgjigjet. Dhe atë; të jetë prej lutjeve që i urren Allahu, pasi që ajo lutje përmban mëkat apo braktisje të lidhjeve farefisnore. Ose lutësi nuk i ka përmbushur parakushtet e pranimit të lutjes, si; sinqeriteti, ushqimi e pija të jenë hallall, etj.
Dhe, kujt Allahu nuk i përgjigjet në lutje, ka humbur dhe ka dështuar, ngase ai është përjashtuar nga dera e cila përfitohen mirësitë, e nuk përfitohen nga askund tjetër. Sepse, Allahu i Madhëruar është Bujar, Dëgjon dhe është afër, i përgjigjet lutjes. Ai i cili është privuar nga kjo, padyshim se është privuar nga çdo mirësi, Allahu na ruajtë.
Fjala e tij: “Nga shpirti i pangopshëm“, kërkoj mbrojtjen Tënde nga shpirti i cili nuk kënaqet me atë që i dhurove prej mirësive e dhuntive, nuk ngopet me grumbullimin e mëkateve, harameve, e nuk ngopet nga të ushqyerit e tepër, dhe dhuntive të cilat e shpiejnë atë deri në lakmi.
Fjala e tij: “dhe nga dija që nuk bën dobi“, më mbro nga dija me të cilën nuk veproj, nuk përfitoj prej saj, dhe nuk e mësoj dikë tjetër me atë dije, dhe nga ajo dije e cila nuk pastron moralin, veprat dhe fjalëte mia. Ngase dituria e dobishme është ajo e cila shton frikën ndaj Allahut të Madhëruar, shton njohjen e robit me të metat e tija, me veprat, dhe e bën më asket atë në dynja.
Fjala e tij: “Më mbro nga këto katër gjëra“, një rikonfirmim që tregon për rëndësinë e kërkimit të mbrojtjes nga kto katër gjëra.
Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
[1] E shënon Tirmidhiu me numër, 3482. Ebu Davudi me numër 1549. Nesaiu me numër 5470. Ahmedi 11/120 me numër 6561. Ibn ebi Shejbeh 10/192. Abdurrezaku 10/439. Dijetari i njohur Muhamed Nasirudin Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Ebu Davud’ me numër 1384-1385.