6.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

DEBATI (POLEMIKA) QË E SYNOJMË

Shumë nga ata që thellohen në debate nuk bëjnë dallim mes sqarimit dhe prezantimit të qëndrimit dhe mes pranimit nga pala kundërshtare. Shumë prej tyre qartësimin e provës e konsiderojnë edhe pranim nga pala kundërshtare. ky kuptim nuk është pjesë e diturisë dhe analizës dhe nuk ka lidhje me qëllimet e jurisprudencës islame. Vendi i pranimit të qëndrimit është zemra ndërsa gjuha vetëm e transmeton atë që është në zemër. Ndoshta prezantuesi është i qartë në prezantimin dhe shumë nga pranishmit e kuptojnë megjithatë pranimi mungon dhe mohuesi vazhdon në mohimin e tij dehës. Pranimi me zemër është ngandonjëherë i pamundshëm.

Në anën tjetër për tu detyruar njeriu me ndonjë obligim, e ska obligim më të madh se Islami, mjafton të dëgjohen nga njeriu të cilit i drejtohet ai shpjegim në gjuhën të cilën e kupton ai.

“Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed),mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut…” (Et Teube, 9)

Ligjvënësi, Allahu, az-ze ue xhel-le, u mjaftua me prezantim të qartë dhe të mjaftueshëm dhe nuk kërkoi pranim të asaj që prezantohet. “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta.” (En Neml, 14)

Imam Ebu Jusufi ka thënë: “T’ia qartësosh provën injorantit është e lehtë, por ta bësh ta pranojë atë është e vështirë.”

Le të mjaftohet ithtari i së vërtetës me sasinë e mjaftueshme të shpjegimit dhe përsëritjen e tij. mos e zgjat bisedë për shkak të insistimit të atij që është në gabim. Çdo fjalë e kotë zbehet dhe avullon atëherë kur thënësi i saj e ul zërin ndërsa e vërteta vazhdon të jeton në shpirt, ndërtohen kështjella që ngelin si dëshmi edhe pas vdekjes së atyre që e kanë thënë të vërtetën. “Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” (Er Ra’d, 17)

Bartësi i së vërtetës duhet të bën dallim mes vetes së tij dhe mes vërtetës që e mban. Nuk i lejohet të hakmerret për vetën e tij për shkak të asaj që e bartë prej së vërtetës. Kufiri mes njeriut që e bart të vërtetën dhe vetë të vërtetës është shumë i hollë. Këtë e di një pakicë prej njerëzve. Shpeshherë duke e marr parasysh të vërtetën që e mbajnë e kanë mbrojtur vetën dhe të keqen e kanë kthyer me të keqe madje edhe duke shtuar. Kështu hises së nefsit i kanë dhenë përparësi para hakut që e mbajnë.

Ai që polemizon për ta ndihmuar të vërtetën është si gjykatës më ligjin e Allahut, prandaj ai nuk duhet të gjukoj nëse zemrën e ka të shkujdesur. Ndoshta do të mashtrohet me ndonjë dyshim

që duket si e vërtetë dhe ta refuzon të vërtetën. Është thënë: Dyshimi (shubheja) është më e fuqishme se sa pasioni (shehveja).

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Të mos gjykojë gjykatësi nëse është i hidhëruar. (Ibën Maxhe, 2316) Kështu ndoshta do ti mohoj ndonjë të drejtë krijesës, ndërsa nëse debaton me zemër të shkujdesur dhe nën ndikimin e presioneve ndoshta do të lejojë të mohohet ndonjë e drejtë e Allahut, subhanehu ue te’ala.

Ka mundësi ta frenon vetën dhe të mos e qartëson të vërtetën duke u frikuar nga përçmimi i ndonjë injoranti. Ndoshta frikohet sepse do ti humb nami apo do të kritikohet nga dikush. Pozitës së tij i jep përparësi para hakut të cilin duhet ta kumtojë.

Frika nga kritika dhe refuzimi, varësia nga lëvdatat dhe falënderimi janë shkak që masa e thjeshtë të humbë drejtimin dhe të shtohet numri i hipokritëve.

Ai që bën prezantimin e së vërtetës, edhe nëse është i shkathët dhe vazhdimisht kujdeset për nijetin, suksesi i tij varet nga arsyeja, drejtësia dhe devotshmëria e kundërshtarit. Ai do të jetë i suksesshëm atëherë kur kundërshtari do ta pranojë të vërtetën në të cilën e thërrasin, arsyeja, drejtësia dhe devotshmëria e tij. Me keqardhje themi, ky realitet i kërkuar është i rrallë.

Vazhdon…

përktheu: Talha Kurtishi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...