20.8 C
Skopje
E shtunë, 18 Prill, 2026

Cila është dispozita e agjërimit për udhëtarin, duke e ditur se sot agjërimi nuk është i vështirë

Cila është dispozita e agjërimit për udhëtarin, duke e ditur se sot agjërimi nuk është i vështirë, për shkak të mjeteve transportuese bashkëkohore?

Përgjigje: Udhëtarit i lejohet edhe agjërimi edhe mosagjërimi, sep­­se All-llahu, azze ue xhel-le, ka thënë: “…ndërsa kush është i së­murë ose në udhë­tim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e më­von­shme…”. (el-Bekare 185).

Po ashtu shokët e Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, udhë­tonin me të dhe dikush prej tyre agjëronte e dikush jo. Nuk e qor­ton­te agjëruesi atë që nuk agjëronte, e as ai që nuk agjë­ronte agjëruesin, si dhe Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, agjëronte gjatë udhë­­timit.

Ebu Derdaja, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Ishim me Re­su­lu­ll-lla­hun, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, në udhëtim gjatë Ra­ma­za­nit, në një nxeh­tësi të ashpër. Askush prej neve nuk agjëronte përveç Resulull-lla­hut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, dhe Abdullah ibën Re­v­a­has”.[1]

Rregulli për udhëtarin thotë se ai mund të zgjedhë agjërimin apo mos­agjërimin, por nëse nuk e rëndon agjërimi, atëherë më mi­rë është të agjë­rojë, se në këtë ka tre dobi:

Një: Pasimi i Resulull-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem.

Dy: Lehtësia, lehtësia e agjërimit për atë njeri, sepse agjërimi kur agjë­rojnë të gjithë është më i lehtë.

Tre: Shpejtimi në largimin e përgjegjësisë.

Mirëpo nëse i vjen rëndë, atëherë nuk duhet të agjërojë dhe nuk ësh­të mirësi agjërimi gjatë udhëtimit në këtë rast. Sepse kur Re­sulull-lla­hu, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, pa një njeri, të cilit i kishin bërë hi­je dhe të gjithë njerëzit ishin mbledhur përreth tij, py­eti: -Si është pu­na me këtë?- I thanë: -Është duke agjëruar.- Tha: -“Nuk është mirësi agjë­rimi gjatë udhëtimit”.[2]

Kjo dispozitë vlen për secilin që mund të jetë në gjendjen e kë­tij per­so­ni që e rëndonte agjërimi. Duke u bazuar në këtë ngja­r­je themi: -Udhë­timi në kohën e sotme është i lehtë -siç për­men­di pyetësi- dhe agjë­rimi nuk është i rëndë zakonisht.

Nëse nuk i vjen rëndë agjërimi, atëherë më mirë është të agjë­rojë.

[1] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1945) dhe Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1122).

[2] Buhariu në kapitullin e Agjërimit (1946) dhe Muslimi në kapitullin e Agjërimit (1115).

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...