DIPLOMATËT QË NJOHU HIXHRETI!

DIPLOMATËT QË NJOHU HIXHRETI!

0 798


Mr. Nusret RAMADANI
Hixhreti konsiderohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme në Islam, pas Kur’anit dhe Miraxhit, është pika e kthesës dhe ajo që quhet në gjuhën moderne civilizimi Islam. Këtë shkrim jam munduar që ta degëzojë në dy pjesë; qasja primare e titullit që konsiston me atë që duhet të informohemi se pikërisht, ata që emigruan dhe ishin pjesë e Hixhretit në kohën e Profetit alejhi selam, ishin: diplomat të theksuar, mendje të ndritura, njerëz që posedonin vyrtyte të larta të moralit, të urtë, dhe besnik.
Profeti Muhamed a.s ishte njeriu i parë që i dha botës një koncept diplomatik, që në momentin sa ishte në Mekë, edhe gjatë periudhës së migrimit (hixhretit) dhe qëndrimit të tij në Medinë. Këta burra të mirë, prej momentit që bënë Hixhret dhe e lëshuan Mekën, Meka nuk arriti që të zhvillohet dhe të ketë progres në shumë fusha, porse prezenca e këtyre mendjeve të ndritura në Medinë, e bëri që Medineja të lulëzoi dhe të avancohet pasi i vendosi themelet e shtetit dhe startoi diplomacia e shokëve të profetit Muhamed alejhi selam hovshëm, me në krye me Profetin.
Vendet e zhvilluara sot, në kohën tonë që po jetojmë, i mbledh mendjet e ndritura, të kualifikuarit, njerëzit që kanë dije dhe urtësi, intelektualët, i mbledh njerëzit që kanë përgaditje shkencore, prandaj, një pjesë e të rinjëve në vendet tona Ballkanike, që mbarojnë studimet e tyre, nuk e gjejnë veten e tyre për të kontribuar në vendin e vet, ndoshta edhe nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë, çka ndodhë me ta?! Bëjnë hixhret, dhe e lëshojnë vendin e tyre, dhe shkojnë në ndonjë vend të huaj, ku ju ofrohet mundësia për ta demonstruar talentin, ju ofrohen kushtet dhe akomoditeti, ju vlerësohet profesioni, dhe kështu bëhet pjesë integrale e atij vendi. Shtetet e varfura, për çdo ditë janë duke i humbur shtresën intelektuale, kjo është një problematikë që fillimisht duhet të menaxhohet mirë duke filluar nga institucionet shtetërore, me qëllim që të ndalohet ky hixhret për këta njerëz!
Këta mendje të ndritura të sahabeve e kan realizu Hixhretin, këta e kanë prodhu Hixhretin, andaj dhe hixhreti bëri revolucion edhe në diplomaci, ngase paraprakisht arritën me u liru prej bestitnyve, u liruan prej adeteve dhe zakoneve të kota që mbizotëronin në Mekë. Emancipimi i tyre diplomatik dhe i njohjes së rrethanave dhe realitetit në Mekë, ishte cilësia e tyre, ata filluan rregullimin e raporteve për brenda gadishullit arabik, ngaqë në atë periudhë në afërsi të qytetit Medine jetonin një numër fisesh çifute të njohur si Benu Kureidha, Benu Nadir, Benu Kainuka, po edhe nga fisi i njohur i Ensarëve, Ews dhe Hazrexh. Në këtë kohë ishin evidente mosmarrëveshjet dhe problemet e asaj kohe të llojit politik, social, kulturor, sociologjik dhe jetësorë, mes emigrantëve dhe mbështetësve të Profetit Muhamed a.s. Kështuqë pritej një qasje diplomatike e Profetit Muhamed a.s. kundrejt këtyre sfidave dhe grupeve në fjalë, ishte nevojë imediate të intervenoi drejtëpërsëdrejti Profeti Muhamed a.s. që të formuloi një koncept diplomatik për ti rregulluar marrëdhëniet në mes tyre, dhe për të kapërcyer kontradiktat që ishin prezente. Marrëdhëniet mes fisit Ews dhe Hazrexh mes tyre nga njëra anë, dhe nga ana tjetër mes tyre në përgjithësi dhe hebrenjëve, mbi të gjitha edhe ajo miqësi paraprake historike në luftë që ishin dhe kishin grindje e cila ende ishte e dukshme në sjellje dhe marrëdhënie diplomatike të tensionuara mes tyre, dhe se reflektohej shpërndarja gjeografikisht e popullsisë së këtyre grupeve, dhe secili grup prej tyre jetonte në vendbanime të caktuara të tyre, dhe që ishin shumë larg ndaj njëri-tjetrit, gjendja e sigurisë së tyre ishte shqetësuese.
Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i Ensarëve të Medines e pranuan Islamin, me diplomacinë që e artikuloi në formë shumë të mirë Profeti Muhamed realizoi rregullimin e marrëdhënieve midis muslimanëve dhe hebrenjëve dhe në këtë mënyrë dhe u krijua traktati i Medinës.
Diplomacia praktike e Profetit Muhamed nënkupton nënshtrim i plotë ndaj Zotit fuqiplotë, krijimi i paqës, drejtësisë, barazisë, siguria e jetëve dhe mbrojtja e të dobtëve dhe pakicave, konsolidimi i shtetit brenda dhe diplomacia aktive me sundtimtarët dhe mbretërit jashtë vendit. Mbi këtë koncept platforma diplomatike e Profetit Muhamed a.s mbulonte të gjitha aspektet e të drejtave të njeriut përfshi këtu si: mbrojtja e të krishterëve, liria e adhurimit dhe lëvizjes, liria për të caktuar gjykatësit e tyre dhe për të mbrojtur pronat e tyre, përjashtimi nga shërbimi ushtarak dhe e drejta e mbrojtjes në kohë lufte.
Në funksion të ndërtimit të rendit shoqërorë, Profeti Muhamed a.s. jepte këshilla, alternativa dhe sqaronte parimet mbi të cilat ndërtohet siguria dhe harmonia ndërnjerëzore, si dhe orvatej në realizimin e integrimit të muslimanëve në veprime konstruktive, duke u larguar nga çdo destruktivitet eventual nga e kaluara, e cila shkaktonte çrregullime në shoqëri, por dhe e devijon qenien njerëzore. Në takimet që kishte me të zgjdheurit, dhe të emëruarit si ambasadorë nëpër vende të ndryshme, i këshillonte Profeti Muhamed alejhi selam dhe iu jepte disa informacione që paraqesin pasqyrën historike, gjeografike dhe orientimin politik të atij vendi dhe populli.
Për shembull; Muadh ibën Xhebeli llogaritet si një ndër ambasadorët e parë të shtetit të Medines, gjegjësisht i Profetit Muhamed a.s. dhe ishte prej shokëve të njohur të Profetit, ishte një ndër shkruesit e shpalljes, i dijshëm dhe i arsyeshëm.
Krahas edukatës fetare që e mori pranë profetit Muhamed, ishte i njohur dhe i dalluar me dituri. Për këtë profeti Muhamed në një rast tha: Muadhi, njeriu më i ditur për gjërat e lejuara dhe të ndaluara (në jurispudencën islame), dhe se do të jetë udhëheqës i njerëzve të ditur në parajsë (xhenet). U caktua që të angazhohet si ambasadorë në Jemen, ku do ta përcjellë mesazhin dhe platformën e profetit Muhamed a.s. Ndër porositë që profeti Muhamed a.s. ia dha Muadhit ishte mbjellja e optimizmit dhe shpresa tek njerëzit, duke i thënë: “Lehtëso dhe mos vështirëso, përgëzoi njerëzit dhe mos i largo, dhe kujdes që mos të mashtrohesh pas luksit, se robërit që kanë devocion ndaj Zotit nuk jepen pas luksit, vërtetë, ti do të shkosh te një popull që kanë kulturë dhe religjion tjetër, janë të krishterë, fillimisht thirri të dëshmojnë se nuk meriton të adhurohet dikush tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij, nëse ata e pranojnë këtë, e që llogaritet faza e parë diplomatike, atëherë tregoju se Zoti ua ka bërë obligim ritualin e lutjes (Namazin), gjithashtu dhënien e zekatit (një pjesë e pasurisë që u meret të pasurve dhe u shpërndahet të varfërve dhe nevojtarëve) dhe ruaju lutjes së atij që i bëhet e padrejtë, për shkak se ndërmjet tij dhe Zotit nuk ka pengesë” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Amr ibën el-Asi, emri i tij është lakuar edhe kur nuk ishte musliman, njeri tejet i mençur, madje pseudonimi i tij ishte ‘më i zgjuari i arabëve’ politikan i zhdërvjelltë dhe i aftë, diplomat i theksuar, që e përdornin kurejshitët e Mekes në situata të vështira dhe kritike në periudhën kur ishte opozita e profetit Muhamed alejhi selam, është dërguar disa herë për negociata të ndryshme tek Nexhashiu për emigrimin në Etiopi (Abisini) me qëllim kthimit të njerëzve në Mekë, i dinte rrjedhat dhe zhvillimet politike që ndodhnin në atë periudhë.
Negocimi llogaritet në shumë raste si forma më e rëndë në diplomaci, dhe për detyra të vështira dhe probleme të mëdha e përdornin Amër ibën el-Asin për zgjidhjen e çështjeve, nëse në zhargonin e diplomacisë do e quanim si negocuesi dhe ambasadori jo rezident, ose ministër pa resor.
Në një periudhë ishte guvernator i kalifit të dytë Omer ibën Hatabit, në Egjipt. Gjatë mandatit të tij po e veçoj këtë ngjarje për të cilën del në pah, drejtësia dhe kodet juridike të Kushtetutës së Medines.
Amri në Egjipt organizoi një garë kuajsh ku mori pjesë dhe djali i tij, i cili e humbi garën që bëri me një të ri kopt (të krishterët e Egjiptit). Prej mërzisë së humbjes djali i guvernatorit e goditi me kamxhik rivalin e tij duke i thënë: le të jetë mësim kjo, që të mos garosh me djalin e një fisniku. Kopti, për këtë shkoi të ankohej tek Kalifi në Medine, i cili e mori përsipër që të hulumtoi dhe verifikoi këtë rast. Kur u vërtetua se kopti ishte goditur me pa të drejtë dhe është fyer, kalifi Omer dërgoi menjëherë emisar në Egjipt dhe urdhëroi Amrin së bashku me djalin e tij të paraqitem tek ai urgjentisht. Kur arritën, Omeri i dha koptit një kamxhik dhe i tha ti qëllojë po aq sa ishte qëlluar.
Në prezencë të guvernatorit, kopti filloi ta godasë djalin e tij derisa u realizua ndëshkimi i merituar. Më pas Kalifi iu drejtua guvernatorit me këto fjalë: O Amër, që kur i keni kthyer në robër, njerëzit e lindur të lirë?
Xhafer ibën ebi Talib, i njohur në histori si shokë i profetit Muhamed a.s. (Xhafer ettajjar), kushëriri i profetit, dhe vëllau i kalifit të katërt Ali ibën ebi Talibit, në moshë më i madh se vëllau i tij Aliu, edhe pse në islam hyri më vonë se Aliu.
Në njëfarë renditje historike që është bërë mendohet të jetë muslimani 32 me numër. Ishte nga muslimanët e parë që emigruan drejt Etiopisë, pasiqë situata në Mekë u rëndua shumë.
Mbreti i Etiopisë Nexhashiu, ishte njeri që nuk gjykonte pa dëgjuar, kërkoi të takohet personalisht me delegacionin e muslimanëve.
Grupi i muslimanëve që ishin aty, pas konsultimit që kishin ranë dakord që ambasadori dhe zëdhënësi i tyre të jetë Xhafer ibën ebi Talib, ngase ishte njeriu që i ngjante profetit Muhamed në dukje, në moral dhe urtësi.
Njeri i ekuilibruar, karizmatik, orator i shquar, dhe diplomat i suksesshëm që do ti realizonte kërkesat politike të muslimanëve.
Pasi u takua me Mbretin sy në sy pasi e përshëndeti i tha: O mbret i drejtë, ishim njerëz që jetonim në injorancë, adhuronim idhuj, hanim ngordhësirën, bënim imoralitet, i forti e munde gjithmonë të dobëtin, nuk e trajtonim mirë komshiun, derisa Zoti dërgoi mes nesh një person që ia njojim familjen, sjelljen dhe besnikërinë, e ai na ftoi ta adhurojmë një Zot, të braktisim besimet e para, të flasim drejtë, të mbajmë amanetin, të mbajmë lidhjet familjare dhe farefisnore, të mos derdhim gjakun, të mos bëjmë imoralitet, ashtu siç na urdhëroi që ti kryejmë dhe obligimet tona përballë Zotit (Kushtet e Islamit).
Kur ne i besuam këtij njeriu, populli ynë na u vërsul dhe na sulmuan si egërsira, na keqtrajtuan, e profeti ynë na tha që të vijmë në tokën tënde, se ti je një mbret që në tokën tënde nuk bëhet padrejtësi.
Me pak fjalë, ka bërë prezantimin diplomatik dhe ka përshkruar vendin e tij në formën më të mirë të mundshme. Mbreti u mahnit nga prezantimi që bëri Xhaferi, dhe tha a ke diçka nga libri që i ka zbritur profetit tuaj, atëherë Xhafer ibën ebi Talib filloi ti lexojë mbretit disa pjesë nga Kaptina Merjem, ku mes të cilave përmendet historia mahnitëse e rrënqethëse ku Zoti tregon për Merjemen, Nënën e profetit Isa a.s. gjithashtu përmendet Isai a.s. dhe gjithë familjen e tij.
Kur ndëgjoi Kuranin, filluan ti rrjedhin lotët, u emocionua, dhe të gjithë patriarkët që e rrethonin filluan të qajnë. Dhe mbreti tha: Shkoni se në tokën time nuk mund të ju prek kush sa të jem unë gjallë, atëherë muslimanët u qetësuan dhe shkuan të lirë në shtëpitë e tyre.
Nëse analizohet ngjarja e Hixhretit të Profetit Muhamedit alejhi selam dhe shokëve të tij prej A-ja e saj e deri tek ZH-ja e saj, nuk do të gjenim një moment të vetëm që të thuash po sikur ta kishte bërë kështu, apo ta kishte bërë edhe ktë do të ishte më mirë, nuk ka arsyetim njerëzorë që nuk e ka ndërmarë Profeti Muhamed alejhi selam në ngjarjen e Hixhretit.
Hixhreti në vete nuk paraqet vetëm fenë, ai është udhërrëfyes për të drejtat juridike, udhërrëfyes për zhvillimin e një diplomacie aktive dhe serioze e ndërtuar nga parimet e drejtësisë, stimulon për të drejtat kulturore, qytetare, dhe humane. Dallimi mes një populli përparimtar dhe një populli të prapambetur mishërohet në faktin se hixhretin e përkthen në ligje dhe rregulla që duhet të rrespektohen dhe aplikohen në jetën e përditshme. Diplomacia dhe bashkëbisedimi me tjetrin është imperativ, në librin e shenjtë Kur’anin në disa raste e kemi në formën e domosdoshmërisë, e në disa raste të tjera në formën e së preferuarës bashkëbisedimin me të tjerët. Ajo që duhet ditur se Kurani kujdeset edhe për nivelin e diplomacisë dhe dialogun me tjetrin, Allahu thotë në Kuran: “Ti (Muhamed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata në atë mënyrë që është më e mira…” (Kur’an, Nahl 125)
Në Islam kemi referencë të qartë ideologjike, që edhe nëse hasim në mospajtime dhe polemika ato mbesin brenda boshteve, bazave dhe aksiomave të kësaj reference, mospajtimet dhe divergjencat janë natyrshmëri por kjo nuk duhet të reflektoj në përçarje dhe ndasi.
Po e ilustroi me një shembull nga historia islame, një nga themeluesit e Mez’hebeve (shkollave jurideike islame) imam Ahmed ibn Hanbel tregon se në një kohë erdhi një studiues i islamit për të më informuar rreth librit të tij të rij, dhe se e kishte titulluar “Libri i mospajtimeve” (Kitabul ihtilaf, ar.), atëherë imam Ahmedi e këshillon që ta ndryshojë këtë titull të mospajtimeve me (Kitabu essiah, ar.) libri i zemërgjërësisë, porosia e këtij shembulli qëndron në ate se mospajtimi nuk nënkupton kundërthënie, e as nuk nënkupton armiqësi në mes dijetarëve, por me këtë nënkuptohet zemërgjërësia dhe univerzaliteti i jurispudencës islame. Vazhdimësia në urtësi dhe këshillë është e nevojshme pa marrë parasysh se sa i gjërë është hendeku i mospajtimeve, idetë dhe analizat nuk piqen nëse ato nuk i përtypin gjuhët e debateve. Me diplomaci të mirëfilltë ne i ndriçojmë pikët e errëta dhe këto ndriçime formojnë vizione diplomatike të përbashkëta.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 572