9.8 C
Skopje
E diel, 25 Maj, 2025

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-Sejjid
Përktheu: Dr. Amel Kurtishi
Sot Umeti ynë i dashur është rëndë i plagosur dhe rënkon prej plagëve të thella në tërë trupin e tij. Këto plagë u shkaktuan nga llojet e shumta shigjetash të helmuara që e godasin nga çdo anë dhe drejtim:
1- Shigjeta e kolonizimit të gjatë që la gjurmën e tij të zezë në të gjitha vendet myslimane te cilët i pushtoi dhe shtriu pushtetin mbi to.
2- Shigjeta e orientalizmit, i cili është vegla e luftës ideologjike nga perëndimi në shekullin e kaluar.
3- Shigjetat e dyshimeve të llojllojshme që u aktuelizuan gjatë njëzet viteve të fundit. Flamurin e tyre e mbajnë qendrat institucionale me prapavijë ideologjike, klubet kulturore, disa regjime politike, mediat, gazetat, revistat dhe disa intelektualë që janë huajësuar. Ato janë pjesë edhe e propagandës të disa eksponentëve mediatik që i përdorin rrjetet sociale si platforma për të shpërndarë dyshimet e tyre në lidhje me ateizmin, feminizmin, mohimin e sunetit të Profetit, laicizmin dhe Abrahimizmin, dhe të tjera.
4- Shigjeta e amoralitetit dhe e shfrenimit, si asnjëherë në histori jemi dëshmitarë të degradimit dhe paturpësisë të cilët në përmasa të frikshme dhe me shpejtësi të madhe shpërndahen te të rinjtë dhe të rejat, te të rriturit dhe fëmijët, përmes faqeve të internetit dhe paisjeve elektronike.
5- Shigjeta e përhapjes së injorancës, dekadencës, shovinizmit dhe racizmit që janë instaluar nga politikat perëndimore, të cilat i kanë vizatuar kufijtë tanë në fillim të shekullit të kaluar. Këto qarqe pas vete kanë lënë veglat e tyre ishit të përgatitur dhe të pajisur me gjithçka që u nevojitet për t’i fuqizuar këto dukuri negative.
6- Shigjetat që vijnë prej regjimeve në pushtet në vendet myslimane që i kanë rrënjosur thellë konceptet e nacionalizmit dhe shtëtësisë (të shtetit ku jetojnë) përballë konceptit universal të Umetit. Duke ushtruar, shtypje që të plotësohen kërkesat e tyre, ata shpërdorën jetë dhe energji nëpërmjet arsimit të dështuar, i cili shtron konceptet e gabuara dhe i detyron të mbesin ndjekës të verbër (pa iniciativa origjinale, rikthim drejt rrënjëve dhe kreativitet), duke shkelur dinjitetin e njeriut, me arrogancë financiare, përhapje të varfërisë, nëpërmjet burgosjes, shtypjes, rrëmbimit të lirisë dhe dinjitetit në shumë vende dhe rajone.
7- Shigjetat e okupimit të drejtpërdrejtë dhe atij të tërthortë, flakët e të cilëve i shohim sot në Gaza dhe Sudan.
8- Shigjetat e kokave në pushtet që i luftojnë reformatorët dhe reformat, dhe e pengojnë çdo përpjekje për ngritje të Umetit.
9- Shigjetat që vijnë nga mediumet e korruptuar që i shtrembërojnë të vërtetat, që promovojnë shthurjen dhe që demonizojnë reformatorët.
10- Shigjetat e ekstremistëve mendjelehtë që iu vërsulën Umetit duke e klasifikuar dhe pastaj edhe përçarë atë, në myslimanë dhe jomyslimanë, në bidatgji dhe njerëz të Sunetit. Kështu më tej u shtua përçarja dhe mospajtimi.
11- Shigjetat e gjërave të parëndësishme dhe e shpërqendrimeve, të atyre që llogariten si të famshëm por të parëndësishëm, të cilët Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i përmendi në hadithin e tij në të cilin ai foli për fundin e kohës. Brezat në ardhje janë humbur dhe janë mbytur në kënetat e trivialitetit dhe humbjes së përgjegjësisë dhe kuptimit.
Të gjitha këto shigjeta e kanë goditur një trup (umetin) të rraskapitur, të prekur nga dobësia për të cilën foli Pejgamberi, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Të gjithë këto shigjetat e bënë të sëmurë, të palëvizshëm, të paaftë.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...