25.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

IBËN TEJMIJE A E LEJOI MEVLUDIN?

Disa mashtrues po keqpërdorin fjalët e Ibën Tejmijes për t’i admiruar bidatet dhe fatkeqësisht dikush po mashtrohet. Unë i përktheva fjalët e tij në atë kontekst kur e citojnë ata dhe inshallah ju shërben ky përkthim:
Shejhul Islam Ibën Tejmije, në librin Iktidau Siratil Mustekim, botimi: Darul Asime 1998, vëll: 2, fq: 123-124 thotë:

“…Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pati shumë hutbe, marrëveshje dhe ndodhi në ditë të ndryshme, sikurse: dita e Bedrit, Hunejnit, Hendekut, Çlirimi i Mekës, Hixhreti, Momenti i hyrjes së parë në Medinë si dhe shumë hutbe ku shpjegonte themelet e kësaj feje. Mirëpo, asnjë nga këto ditë nuk urdhëroi të festohet. Gjëra të atilla bëjnë krishterët ose çifutët, të cilët ditët e rëndësishme i shndërrojnë në festa. Por, festa është sheriat, atë që e ka ligjëruar Allahu ndiqet, përndryshe nuk ka nevojë të shpiket në Fe diçka që nuk është pjesë e saj.

E njëjta vlen edhe për atë që e kanë shpikur disa njerëz duke dashur të barazohen me krishterët në ditëlindjen e Isait, alejhi selam ose duke e dashur dhe madhëruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndoshta, Allahu do t’i shpërblejë këta njerëz për dashurinë dhe respektin e shprehur, por jo për bidatet, siç është shpallja e ditëlindjes së Pejgamberit (mevludit),sal-lallahu alejhi ue selem për festë. Edhe pse njerëzit në raport me mevludin janë të ndryshëm, kjo është një vepër që gjeneratat e para nuk e kanë bërë edhe pse kushtet përshtateshin dhe pengesa nuk kishte, po të ishte një vepër e hairit.

Sikur të ishte një vepër e hairit tërësisht apo të kishte peshë, gjeneratat e para do të ishin më meritorë ta bëjnë një vepër të atillë, sepse ata e donin dhe madhëronin Resulullahun më shumë sesa ne dhe për hairin ata kujdeseshin më shumë.

Madhërimi dhe dashuria e plotë ndaj tij manifestohet duke e ndjekur, duke iu bindur, duke pasuar urdhrin e tij, duke ngjall sunetin e tij nga ana e brendshme dhe e jashtme, duke përhapë mësimet e tij dhe duke bërë xhihad për këtë me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo është rruga e paraardhësve tanë të parë, muhaxhirin dhe ensarë dhe rruga e atyre që i ndoqën me ihsan.

Shumicën e tyre do ta gjesh të kujdesshëm për të bërë bidate të atilla. Megjithëse kanë nijetin e mirë dhe mundin që bëjnë, për të cilat pritet të shpërblehen, do t’i gjesh të plogët para urdhrit të Resulullahut dhe para porosive që ai ka urdhëruar të veprohen.

Puna e tyre është sikur puna e atyre që zbukurojnë Mus’hafin por nuk e lexojnë, apo e lexojnë por nuk e ndjekin; sikur puna e atyre që zbukurojnë xhamitë dhe nuk falen aty, apo falen vetëm pak; dhe sikur puna e atyre që gjejnë tespi dhe sexhade të zbukuruara. Zbukurimet e këtilla nuk janë të ligjëruara, madje së bashku me të vijnë syefaqësia, mendjemadhësia dhe largimi nga veprat e duhura, gjëra këto që e prishin njeriun. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Saherë që prishet gjendja e një populli, ata i zbukurojnë xhamitë”…

Pyetje për ata keqinterpretuesit dhe shtrembërues

  1. Pse e tradhtoni dijen që e keni marrë?
  2. Pse i shkurtoni tekstet sipas epshit tuaj, a ju është zbrazur kuleta vallë? Pse nuk i citoni fjalët e dijetarëve nga fillimi deri në fund?
  3. Pse mendoni se do të lejohej bidati nëse një dijetar do ta lejonte, qoftë ai edhe Ibën Tejmija, që për fatin e keq tuajin, ai nuk po e lejon por ju po mundoheni të bëni mashtrime?!

Dua:
O Allah bëje të qartë të vërtetën dhe na mundëso ta ndjekim dhe bëje të qartë të pavërtetën dhe na mundësi ta braktisim.

Amin

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Liria e të shprehurit, dëshirë kundër vetes

Njerëzimi ka kaluar nëpër sisteme të ndryshme shoqërore politike....

Lutje për mbrojtje prej maxhisë

Një lutje e veçantë për tu mbrojtur prej magjisë...

Lutja e heshtur për evladin

Në historinë e artë të Islamit, gjejmë shembuj prekës...

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...