23.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja e tij me “Seffahun” (gjaksorin) Sundimtari abasid, i njohur si “Seffah” (Gjaksori), vrau rreth 36 mijë myslimanë pasi shkatërroi shtetin emevit dhe themeloi shtetin Abasid.

Historia i ka dhënë atij këtë nofkë të tmerrshme për shkak të gjakderdhjes që bëri.Një ditë, xhaxhai i tij, Abdullah bin Ali, hyri në pallatin e tij në Damask dhe tha me arrogancë:

“A mendoni se ka ndonjë njeri që mund të më kundërshtojë?!”

Ata i thanë: “Jo, askush përveç Imam Euzaiut!”

Ai urdhëroi që ta sillnin menjëherë.

Kur erdhën tek ai, Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – u ngrit, u la (si për xhenaze), u mbështoll me qefin dhe veshi rrobat mbi të. U nis drejt pallatit, i përgatitur për t’u flijuar për të vërtetën.

Kur arriti në pallat, sundimtari kishte rreshtuar ushtarët në të dy anët me shpata të ngritura për ta trembur dijetarin. Më pas, urdhëroi që ta fusnin brenda.Imami hyri i qetë, me dinjitetin e dijetarëve dhe guximin e burrave.

Më vonë do të thoshte: “Pasha Allahun, nuk e pashë tjetër veçse si një mizë para meje, në çastin kur kujtova Arshin e Allahut të shfaqur në Ditën e Gjykimit dhe thirrjen: ‘Një grup në Xhenet dhe një grup në zjarr!’ Pasha Allahun, nuk hyra në pallatin e tij pa ia shitur shpirtin tim Allahut!”

Sundimtari e pyeti:– A je ti Euzaiu?Ai u përgjigj me qetësi:– Njerëzit thonë se unë jam Euzaiu.

Seffahu u zemërua dhe i tha:– Çfarë mendimi ke për atë që kemi bërë, për rrëzimin e atyre zullumqarëve nga pushteti?

A ishte kjo luftë për hir të Allahut?Imami u përgjigj:

– Më ka treguar filani nga filani, që ka dëgjuar Omerin të thotë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë:“Veprat janë sipas qëllimeve, dhe secilit i takon ajo që ka pasur për qëllim.”

Seffahu mbeti i habitur nga kjo përgjigje e mençur dhe filloi të godasë tokën me shkopin që kishte në dorë.

Pastaj e pyeti:– Po për gjakun që kemi derdhur nga Beni Umeje, çfarë thua?

Imami u përgjigj:– Më ka treguar filani nga filani, nga gjyshi yt Abdullah bin Abasi, që i Dërguari i Allahut ka thënë:“Nuk është e lejuar gjakderdhja e një myslimani që dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, përveç në tri raste: jeta për jetë, i martuari që bën zina, dhe ai që largohet nga feja dhe ndahet nga bashkësia.”

Sundimtari u zemërua edhe më shumë. Imami ngriti çallmën që të mos e pengonte shpata nëse do ta godisnin. Ministrat u tërhoqën dhe ngritën rrobat që të mos spërkateshin me gjakun e tij.Seffahu i tha:– Çfarë thua për pasuritë që kemi marrë dhe shtëpitë që i kemi grabitur?

Imami i tha me vendosmëri:– Nëse ato pasuri ishin haram për ata, janë haram edhe për ty. E nëse ishin të lejuara për ta, nuk të lejohen ty përveçse me rrugë të drejtë. Allahu do të të zhveshë në Ditën e Gjykimit dhe do të të gjykojë ashtu siç të krijoi. Nëse ishin hallall, do të japësh llogari. E nëse ishin haram, do të ndëshkohesh!”

Sundimtari u tërbua nga inati dhe vazhdoi të godiste tokën me shkopin e tij, ndërsa imami e përsëriste me zë të lartë:“Mjafton Allahu për mua, nuk ka zot tjetër veç Tij, tek Ai mbështetem. Ai është Zoti i Arshit të Madh!”

Në fund, sundimtari i tha:– Dil prej këtu!Dhe i hodhi një thes me para që ta merrte. Imami refuzoi. Një nga të pranishmit i tha që ta merrte. Ai e mori dhe ua hodhi atyre thesin me para mbi rroba. Pastaj e hodhi përsëri dhe doli nga pallati me kokën lart, duke thënë:“Allahu nuk më shtoi veçse nder dhe krenari!”

Kur Imam Euzaiu ndërroi jetë, vetë sundimtari shkoi te varri i tij dhe tha:“Pasha Allahun! Nuk kam pasur frikë nga askush në këtë tokë si nga ky njeri! Sa herë e shihja, më dukej si luani që del përballë!”

Hoxhë Agim Bekiri 06/05/2025

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...

Dy llojet e amanetit

Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për...