27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

KËRKIM MBROJTJE NGA GJËRAT E KËQIJA

HADITHI:

Kutbeh ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thoshte: “O Allah, më largo nga sjelljet e këqija, nga veprat, epshet e sëmundjet e këqija.”[1]

KOMENTI:

Kjo është një prej lutjeve të profetit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ku thotë: (O Allah, më me largo nga sjelljet e këqija, nga veprat, epshet e sëmundjet e këqija), u përmendën katër gjëra:

(sjelljet e këqija) si; sharrja, fyerja, përgojimi, thashethemet, gënjeshtrat, çdo fjalë që është haram dhe fjalë e keqe. Dhe haramet e veprave.

(nga veprat) si; shirku e mëkatet.

(epshet), atë që nefsi e dëshiron, e që në përgjithësi nefsi të nxit kah punët e këqija, e lakmon të keqen, pos atë që Allahu e ka mëshiruar, ngaqë rreziku më i madh për njeriun është epshi i tij, Allahu thotë: “E, kush vallë, ka humbur më tepër se ai që ndjek pasionin e vet, pa udhëzim prej Perëndisë? Perëndia, me të vërtetë, nuk e udhëzon popullin zullumqarë.” Sureja Kasas, 50.

E që njeriu epshin e tij mund ta konsiderojë zot, Allahu thotë: “A e ke parë ti atë, që epshin e vet e ka marrë për hyjni? A don t’i bëhesh mbrojtës atij?.” Sureja Furkan, 43.

Epshi i tij e urdhëron e ai vepron sipas urdhrave të tij, e ndalon dhe ai braktis atë që i ka ndaluar, kështu që epshi i tij është ai i cili urdhëron dhe ndalon për të, e nuk është Allahu, Allahu na faltë.

(e sëmundjet e këqija), sëmundjet kronike, si; lëbroza, sëmundjet ngjitëse, kanceri, e sëmundjet e tjera të pashërueshme, prej të cilave i dërguari (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kërkoi mbrojtje.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJET E NJË

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (3591), Hakimi (1/523). Shejh Albani e vlerësoi autentik në (Sahih Sunen Tirmidhi) (3/473).

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...