Me emrin e Allahut të Lartësuar e filloj këtë shkrim, i lutem Atij të më jep sinqeritet në çdo gjë.
Të nderuar lexues!
Janë disa arsye që më kanë motivuar ti them disa fjalë në këtë shkrim. Ju kërkoj falje për mos renditje të mirë të fjalëve, fjalive, ju kërkoj mirëkuptim për çdo gjë. Dëshiroj që me ju të ndaj disa shqetësime dhe dertime.
E vërteta dhe pavërteta do të jenë në luftë deri në përfundimin e botës, kjo është e qartë për të gjithë. Imani dhe Islami do të luftohen vazhdimisht. Ky fakt nuk na habit, por ajo që të habit dhe është për të shqetësuar luftimi i Islamit nga bijtë dhe bijat e popullit tonë që janë pjesa dërmuese mysliman, kanë emër myslimani ose jetojnë ne familjet myslimane. Viteve të fundit është shtuar doza e luftës kundër Islamit, dhe shfrytëzohet çdo gjë për ta luftuar Islamin dhe myslimanët. Tani në këto muajt e fundit është bërë një riorganizim edhe mobilizim edhe më i sofistikuar në luftë kundër Islamit dhe çdo gjë që ka të bëj me te.
Po sikur ti shfletojmë gazetat shqipëtare, webesajtet, rrjetet sociale, nuk kalon numër dhe ditë që nuk atakohet Islami. Mbushen penat me ngjyrë për të shkarravitur mbi fenë Islame, gdhenden lapsat për ta pasqyruar fenë diçka të rrezikshme, lëvizen shkronjat e testaturës për ta njollosur mesazhin Islam. Vërtetë po zhvillohet një ofensivë e rreptë dhe tmerruese. Luftohet Islami, myslimanët, xhamitë, mësim besimi, mbulesa Islame.
Të lënë përshtypje, për së mbrapshti, titujt e zgjedhur të shkrimeve, vendosja në ballina, prezantimi i Islamit më së keqi. Tani nuk po ia lejoj vetes ti përmendi gazetat ditore sepse ato janë të njohura për nga mbjellja e urrejtjes për së keqi kundrejt islamit dhe myslimanëve.
Sa për ilustrim po rikujtojmë disa tituj: “Hitleri nxitës i islamizmit?”, “Sami Frashëri” kundër Edukatës Fetare”, “Shantazhimi, falja, besimi, agjërimi dhe përfitimi!”, “Jo edukimit fetar në shkolla publike!”, “Jo mbulesës”, dhe shumë shkrime, artikujt e deklarata të papërgjegjshme. Po ashtu edhe tituj tjerë bombastik.
Në anën tjetër pasi që të lexosh titullin shikon autorin i cili ju ka qasë temave që kanë të bëjnë me Islamin, nuk ka njohuri mbi Islamin as ato më elementaret. Besoj që bismilah nuk din të thotë mirë dhe në vend se të thotë Bismilah thotë “similah”. Autor të shumtë, opinionist të larmishëm, urrejtës të ndyrë, renegat të dështuar, ateista pa kokë, gnostik të verbër, të konvertuar krishterë, lloj lloj bylmeti.
Të gjitha formacionet “militare” dhe “paramilitare” janë organizuar në kujdestari të rregullt që vazhdimisht brenda njëzet e katër orëve ta sulmojnë islamin, me ndonjë shkrim, deklarate, konferencë, televizion. Organizohen debate ftohen të flasin për Islamin njerëzit jo kompetent. Padyshim që ekziston një aparaturë antiislame që shfrytëzon çdo mundësi për të mbjell helm dhe dezorientim në mesin e myslimanëve. Kjo gjithsesi është e qartë dhe kjo tregon se njerëzit e tillë kanë mision që duhet ta përmbushin atë.
Por atë që dua ta them është se ku janë “Penat e nderuara?” që kanë përgatitjen, dijen, mundësinë, për ta mbrojtur Islamin, për t’ju përgjigjur armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Islamit. E kam fjalën për njerëzit e lapsit dhe të penës, që janë mjeshtër dhe me dinjitet i japin përgjigje të gjitha formacioneve antiislame, “militare dhe paramilitare”.
Vërtetë ne kemi njerëz të përgatitur të niveleve akademike që me krenari dhe profesionalizëm i japin përgjigje të gjithëve, për çdo temë, mëdyshje, paqartësi, dispozita, etj.. Këtu përfshijë të gjithë hoxhallarët, nëpër institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, Fakultetin e studimeve Islame, Medresetë.
Gjithsesi kemi intelektual të drejtimeve dhe shkencave të ndryshme që janë të denjë dhe të serioz për ta shprehur mendimin e drejtë dhe të saktë për Islamin si sistem jete. Me një fjalë populli jonë ka në gjirin e sajë besimtarë, mysliman “imanli” që e mbushin penën, e mprehin lapsin dhe lëvizin shkronjat e tastaturës për ti dalë në ndihmë Islamit. Këta imanli janë të denjë për ta ndihmuar të vërtetën.
Lakmoja që ti përmendi disa emra të hoxhallarëve në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresetë, në Fakultetin e Studimeve Islame, dhe në Këshillat e Bashkësisë Islame dhe shumë hoxhallarë tjerë. Por pasi që i listova disa emra, formave një dhjetëshe të artë, përsëri vendosa mos ti paraqes emrat e të përzgjedhurve, e gjithë kjo për shkaqe objektive edhe subjektive.
Gjithashtu në listën time radhita e një dhjetëshe tjetër prej intelektualëve të fushave të ndryshme që vërtetë janë të dëshmuar.
Dhe këto dy dhjetëshe po të aktivizohen vazhdimisht do ta prezantojnë Islamin ashtu si duhet dhe nuk do të lënë zbrazëti. Mendoj që nuk duhet të vonohen dashamirët e Islamit dhe të myslimanëve të riorganizohen dhe të ngrehin flamurin e kujdestarisë duke iu përgjigjur antiislamistave në të gjitha fushat dhe hapësirat ku ata janë aktiv.
Njerëzit e mençur e kujtojnë një moto, kur ata e dëshirojnë një gjë shprehen kështu:
“me dashtë” “me ditë”, dhe “me guxu”, kjo do të thotë:
– “me dashtë”, do të thotë: ndonjëri dëshiron por nuk din dhe nuk ka guxim;
– “me ditë”, do të thotë: ndonjëri dinë por nuk donë dhe nuk ka guxim;
– “me guxu”, do të thotë: e ka guximin por i mungon vullneti dhe dija.
Falënderoj Allahun e Lartësuar që kemi njerëz guximtarë që dinë dhe e kanë guximin, pra “dojnë”, “dinë” dhe “goxojnë.
Atëherë në fund të këtij shkrimi pyes: ku janë “Penat e nderuara”?
Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.