23.8 C
Skopje
E mërkurë, 7 Maj, 2025

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i parë nga ku njeriu mëson besimin, moralin dhe sjelljet që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Në një epokë të teknologjisë së përshpejtuar, sfidat që e rrezikojnë këtë institucion janë gjithnjë më të mëdha. Pajisjet digjitale, rrjetet sociale dhe ekspozimi i pakontrolluar ndaj botës virtuale kanë filluar të zëvendësojnë autoritetin e prindit, ndikimin e mësuesit dhe ngrohtësinë e bisedës familjare.

Islami e vë theksin e madh në edukatën e fëmijëve dhe përgjegjësinë që mbajnë prindërit. Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

كلُّكم راعٍ وكلُّكم مسؤولٌ عن رعيتِهِ

“Çdonjëri prej jush është bari dhe çdonjëri do të pyetet për kopenë e tij.” [Buhari/ 2554 ]

Ky hadith tregon qartë se kujdesi për familjen nuk është thjesht një detyrë morale, por një përgjegjësi hyjnore.

Fëmijët sot rriten në një botë ku e vërteta dhe gënjeshtra shpesh janë të përziera, ku morali sfidohet përditë dhe ku lidhja me fenë mund të dobësohet shumë lehtë nëse nuk ka rrënjë të forta që mbillen në zemrën e tyre që në fëmijëri.

Çdo përmbajtje që konsumojnë, çdo figurë që ndjekin dhe çdo vlerë që përvetësojnë, ndikon në formimin e karakterit të tyre. Kjo është arsyeja pse roli i prindërve sot është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Prindi musliman duhet të jetë i vetëdijshëm, i pranishëm dhe aktiv në jetën e fëmijës. Duhet të dijë çfarë shikon, çfarë lexon dhe me kë komunikon fëmija i tij. Por më e rëndësishmja është që prindi të jetë shembull për të në sjellje, në adhurim, në sinqeritet dhe në qëndrueshmëri morale.

Edukata nuk është vetëm me fjalë; ajo është me qëndrim dhe me model jetësor.Në vend që teknologjia të largohet nga shtëpia, ajo duhet të vihet në shërbim të vlerave. Le të përdoret për të dëgjuar Kuran, për të ndjekur mësime islame, për të lexuar histori të pejgamberëve dhe jetët e sahabëve.

Një familje që ushqehet me dituri të dobishme dhe është e lidhur me xhaminë, me dijen dhe me vlerat, ka më shumë gjasa të qëndrojë e fortë përballë stuhive të kohës.

Biseda e hapur brenda familjes, krijimi i një ambienti të qetë dhe të dashur, vendosja e kufijve të qartë, dhe mbështetja emocionale e fëmijëve janë ndër mjetet më të fuqishme për ta mbrojtur atë që Zoti na e ka besuar. Në fund të fundit, çdo prind do të qëndrojë para Allahut dhe do të japë llogari: çfarë mësove, çfarë dhe kujt ia mësove, dhe si e ruajte atë që të ishte dhënë si amanet.

Mos e lër edukimin e fëmijës në dorë të rrjeteve sociale. Merr kohë për të, investo në shpirtin e tij, sepse ajo është pasuria jote më e çmuar.

06/05/ 2025

Emin Sadiki

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...

Frymëmarrjet që i japin kuptim jetës

Njeriu në jetën e tij është gjithmonë i rrethuar...

Dy llojet e amanetit

Amaneti gjuhësisht: Në gjë që ia lëmë dikujt për...