25.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Mënyra e fërkimit mbi meste apo çorape

Pyetja ime ka të bëjë me hadithit që flet mbi mes’hun mbi çorape në rast të mes’hut të veshur me abdes, ibn Huzejmeh ka thënë se sipas asaj që është cekur në hadithin e Savan ibn Asal nga i dërguari salallahu alejhi ue selem që thotë: Jemi urdhëruar të fërkojmë mbi meste nëse i veshim  me pastërti në kohë prej tre ditëve për udhëtarin dhe një ditë për vendasin”.

Pyetja ime është: A mundemi që një ditë e një natë siç është në hadith, të konstatojmë se domethënia është 24 orë? Dhe më pas mundem që ti vesh çorapet e mia me abdes në çfarëdo kohe e më pas fërkoj mbi to gjatë marrjes abdes pasi që koha e saj është 24 orë? Për shembull, a lejohet të vesh çorape në orën 23:00 në mbrëmje, pastaj ti jap mes’h gjatë marrjes abdes deri në orën 23:00 të ditës së ardhme?

Po ashtu, dëshiroj të më informoni se cila është pjesa e çorapit mbi të cilin duhet fërkojmë?

Unë e di se nuk lejohet pjesa e poshtë e çorapit, mirëpo a obligohemi të fërkojmë çorapet në pjesën anësore, mbrapa dhe pjesë e përparme?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Sa i takon afatit të mes’hut mbi meste apo çorape, është prej momentit kur së pari herë i fërkon ato pasi të ketë prishur abdesin, e nuk është prej kohës kur ato vishen.

Ndërsa mënyra e fërkimit është: Të vendon gishtat e dorës të lagura mbi gishtat e këmbëve e pastaj i tërheq deri në këmbë, fërkon këmbën e djathtë me dorën e djathtë dhe këmbën e majtë me dorën e majtë, i hap gishtat gjatë fërkimit dhe nuk e përsëritë fërkimin”. Nga libri “Mulehas Fikhij” të Shejh Fevzan, 1/43.

Shejh ibn Uthejmini Allahu e mëshiroftë ka thënë: Ajo që fërkohet është pjesa e epërme e mestit, e e tëhreq dorën që prej gishtave të këmbës deri te këmba, fërkimi bëhet me dy duar mbi dy këmbët, pra dora e djathtë fërkon këmbën e djathtë dhe dora e majtë fërkon këmbën e majtë në të njëjtën kohë, ashtu siç fërkohen veshët, ngase kjo është e kuptuar prej sunetit, mbështetur në fjalën e Mugire ibn Shube radijallahu anhu: “dhë fërkoi mbi të dyjat” nuk tha filloi me të djathtën, por tha: Fërkoi mbi të dyjat, pra ajo që duket nga sunet është kjo. Nëse ndodh që një prej duarve të tija nuk funksionon atëherë fillon me këmbën e djathtë para të majtës, dhe shumica e njerëzve fërkojnë me të dy duart këmbën e djathtë pastaj me të dy duart këmbën e majtë, e kjo gjë nuk ka bazë në atë që unë  e di…në cilëndo mënyrë që fërkon ajo konsiderohet e vlefshme, por fjala jonë është për mënyrën më të mirë”. Shiko librin “Fetava meratu muslime” 1/250.

Nuk fërkohet pjesa anësore e mestit, sepse nuk është përmendur fërkimi i kësaj pjese askund.

Më poshtë keni një foto, se prej ku duhet filluar dhe deri ku?

Muhamed Salih Munexhid

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...