21.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Të qeshurit, a e prish abdesin dhe namazin?


Pyetje: Të qeshurit a e prish abdesin edhe pse personi nuk është në namaz por duke u përgatitur për të?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahun…

Së pari: Nuk ka kundërthënie në mesin e dijetarëve për atë se të qeshurit jashtë namazit, edhe në qoftë se gjatë përgatitjes për namaz- nuk e prish abdesin.

Ibn Mundhiri ka thënë: “Të gjithë dijetarët kanë konsensus se të qeshurit jo në namaz nuk e prish abdesin, e as që obligon marrjen e abdesit”.[1]

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dijetarë kanë konsensus se të qeshurit me zë të lartë jashtë namazit nuk e prish abdesin”.[2]

Dy: Dijetarët janë të një mendimi se të qeshurit në namaz, e prish namazin.

Ibn Mundhiri ka thënë: Dijetarët kanë konsensus se të qeshurit në namaz e prish namazin”.[3]

Për qëllim është të qeshurit që bëhet me zë.

Ibn Kudame ka thënë: “Nuk dimë rreth kësaj ndonjë kundërshtim”.[4]

Shejhulislam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Të qeshurit (القهقهة) është zëra të ngritura që janë në mospërputhje me gjendjen në namaz, e mohon përkushtimin e obliguar në namaz, gjithashtu kjo është mospërfillje dhe tallje me namaz, që e kundërshton qëllimin e namazit, e për shkak saj prishet”.[5]

Tre: Nga ajo që cekëm bëhet e qartë se ka mospajtim mes dijetarëve rreth asaj se të qeshurit me zë në namaz, a e prish edhe abdesin apo jo?

Thënia më e saktë është thënia e shumicës së dijetarëve se nuk prishet abdesi, për arsye se nuk ka argument që aludon në prishjen e abdesit.

Xhabir ibn Abdullahu, Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë: “Nëse qeshet në namaz, e përsërit namazin, e nuk e përsërit edhe abdesin”. E transmeton Buhariu.[6]

Shejhulislami ka thënë: “Nuk është konfirmuar nga ndonjë sahabi kundërthënie rreth kësaj, për arsye se nuk prishet jashtë namazit, njëjtë edhe në namaz”.[7]

Neveviu ka thënë: “Mendimi jonë dhe mendimi i shumicës së dijetarëve është se nuk e prish abdesin… kjo është edhe thënie e shumicës së tabiinëve dhe të atyre më pas”.

Hadithet të cilat janë transmetuar se të qeshurit e prish abdesin janë të dobëta dhe nuk është vërtetuar asgjë prej saj.

Neveviu ka thënë: “Të gjitha ato hadithe janë të dobëta sipas mendimit të gjithë dijetarëve të hadithit”.[8]

Shkurtimisht: Të qeshurit nuk e prish abdesin, qoftë në namaz apo jashtë namazit.

Islamqa.info

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Nga libri “Evsat” 1/166.

[2] Nga libri “Mexhmu’u” 2/61.

[3] Nga libri “El Ixhma” faqe 3.

[4] Nga libri “El Mugni” 2/451.

[5] Nga libri “Mexhmu’u fetava” 617/22

[6] Ibn Haxheri ka thënë: “Thënia është e vërtetë nga Xhabiri” përfundoi nga libri “Fet’h Bari” 1/280.

[7] Nga libri “Sherh Umdeh” 1/324.

[8] Nga libri “Mexhmu’u” 2/61.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...