NDEJAT NË TË CILAT NUK PËRMENDET ALLAHU, DO TË JENË PIKËLLIM PËR NJERËZIT DITËN E KIAMETIT

NDEJAT NË TË CILAT NUK PËRMENDET ALLAHU, DO TË JENË PIKËLLIM PËR NJERËZIT DITËN E KIAMETIT

0 1502

HADITHI:

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Për çdo ndejë që ulen njerëzit dhe nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate për të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) vetëm se do jetë pikëllim për ta ditën e Kiametit.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith tregon se ndejat duhet të mbushen me përmendje të Allahut, e të mos mbetet asnjë ndejë pa përmendje të Tij dhe dërgim salavatesh mbi të dërguarin (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Përmendja e Allahut është një detyrë për robërit dhe e drejtë e Allahut, njashtu salavati është një e drejtë e profetit dhe detyrë e besimtarëve, Allahu thotë: “Me të vërtetë, Allahu e engjëjt e Tij dërgojnë salavate mbi Pejgamberin. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”!.” Sureja Ahzab, 56. Pra, për ato ndeja që nuk përmendet Allahu do të jetë keqardhje për njerëzit ditën e Kiametit. Në një transmetim tjetër thuhet

“(ato ndeja) do të jenë për ta mangësi.” Kështu që ndejat nuk bën të jenë pa përmendje të Allahut, duke i marrur me thashetheme, e shkujdesje nga të përmendurit e Allahut.[2]

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I PESËDHJETË E TETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Tirmidhiu me numër (3380) me tekst: “Në atë ndejë që ulen ca njerëz dhe nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi profetin e tyre, do të jetë humbje për ta, nëse do (Allahu) i dënon e nëse do i fal”. Shejh Albani e vlerësoi sahih në (Silsile ehadith sahihah) me numër (74) dhe (76).

[2] Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se i dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Ai popull (grup njerëzish) që ngrihen nga një mexhlis në të cilin nuk e kanë përmendur Allahun, ngrihen si cofëtina gomënjësh dhe është humbje për ta.” E shënon Ebu Davudi me numër (4855), Ahmedi në Musnedin e tij me numër (1/389), dhe Hakimi me numër (1/492).

GJITHASHTU NË ALBISLAM