Nëse dyshon se në cilin rekat je, si duhet vepruar?

Nëse dyshon se në cilin rekat je, si duhet vepruar?

0 2247

Pyetje: kur harron sa rekate ke falë dhe je në dyshim, i ke falë tre apo katër, si duhet vepruar?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi Muhamedin dhe ithtarët e tij:

Dyshimi në këtë rast mund të jetë dy llojesh:

  1. Nëse dyshon, për shembull, në cilin rekat je në të tretin apo të katërtin, mirëpo njëri opsion është me i fortë se tjetri atëherë vepron sipas asaj që është më e sigurt dhe më e fortë. Për shembull: dyshon se je në rekatin e tretë apo të katërt, mirëpo mendimi se je në të katërtin është pak më i fortë, atëherë vepron sipas mendimit më të fortë.
  2. Nëse dyshon se në cilin rekat je dhe asnjëri opsion nuk është më i fortë se tjetri. Në këtë rast e merr për të saktë numrin më të vogël d.m.th. nëse dyshon se je në të tretin apo të katërtin atëherë e merr për të sigurt numrin më të vogël sepse ai është i sigurti kurse dyshimi është për të katërtin. Allahu e di më mirë

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM