28.8 C
Skopje
E premte, 18 Shtator, 2026

Si falet dhe si agjëron muxhahidi?

Pyetje: eselamu alejkum! le të supozojmë se është muaji i madhërishëm i agjërimit dhe në të njëjtën kohe fillon një luftë .. le të supozojmë se kjo lufte është me kundërshtarët e Allahut xh.sh .. në këtë rast a duhet të agjërosh apo të luftosh në rrugën e Allahut apo të dyja?
Gjithashtu, muslimanët kanë luftuar edhe luftëra te tjera në rrugën e Allahut xh.sh në kohëra të ndryshme. Do të doja të dija se si janë falur gjatë asaj kohe?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahu, lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nëse ata që luftojnë në rrugë të Allahut janë në një largësi nga vendi i tyre që ua lejon atyre shkurtimin e namazit, atëherë u lejohet të mos agjërojnë dhe më vonë pas Ramazanit i kompensojnë ato ditë.

Nëse nuk janë udhëtarë por në vendin e tyre, kush mundet të agjërojë dhe luftojë, këtë e ka për detyrë. Ai që nuk mundet ta bashkojë agjërimin dhe luftën në rrugë të Allahut që e ka detyrim, i lejohet të mos agjërojë kurse më vonë, pas Ramazanit duhet t’i kompensojë ato ditë. (Fetava islamije 3/141,142)

Për sa i përket namazit në luftë që ndryshe quhet namazi i frikës, Allahu në Kuran ka thënë: “Kur të jesh ti (Muhamed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t’i bartin armët dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t’iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gatishmërinë tuaj. All-llahu ka përgatitë dënim nënçmues për jobesimarët.” Nisa (102)

Duke vështruar hadithet që tregojnë formën e këtij namazi, dijetarët kanë konkluduar se ky namaz ka disa forma. Unë po përmendi vetëm njërën:

{Komandanti e ndan ushtrinë në dy grupe. Njëri grup lidhet me të në namaz kurse grupi tjetër qëndron përpara armikut për t’i mbrojtur këta që falen. Komandanti (imami në këtë rast) e falë me grupin e parë një rekat, pastaj kur të ngritët për rekatin e dytë, ata ndahen nga imami dhe e plotësojnë rekatin e dytë secili veçmas, kurse imami vazhdon të qëndrojë në këmbë. Grupi i parë kur ta plotësojë rekatin e dytë secili veçmas, shkojnë dhe i zëvendësojnë grupin tjetër që bën roje, kurse këta të fundit vijnë dhe lidhen me imamin në rekatin e dytë. Në këtë gjendje, imami e zgjat rekatin e dytë më shumë se të parin në mënyrë që grupi i dytë ta arrijë. Kur imami të përfundojë rekatin e dytë dhe të ulet për teshehud, atëherë grupi i dytë që u lidh pas imamit ngritët në këmbë dhe e plotëson rekatin e mbetur, pastaj e arrin imamin ne teshehud dhe e përfundojnë bashkërisht namazin duke dhënë selam.” (Sherh mumti 4/298)

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...