23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Një ateist thotë: A mund që Allahu të krijojë një Zot tjetër sikur që është Ai?!

Pyetja: Disa ateistë bëjnë pyetje të tilla si: “Nëse Allahu është në gjendje të bëjë të gjithçka, a mund të krijojë një zot tjetër si Vetë?”  Ose: “A mund të krijojë diçka aq të rëndë saqë Ai nuk mund ta bartë atë?”.

Përgjigjeja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Së pari:

Ateisti ka nevojë për dikë që do ta thërrasë atë në fenë e Allahut dhe t’ia kujtojë atij dhuntitë e  bekimet e Allahut si dhe shenjat që dëshmojnë ekzistencën e Tij, Njëshmërinë dhe Fuqinë e Tij.

I gjithë universi tregon për ekzistimin e Allahut, kështu që, si mund ta mohojë atë një njeri?

Si mundet dikush të mos i bindet Allahut ose si mund ta mohojë dikush Atë

Kur për Allahun ka fakte në çdo gjë të lëvizshme e të palëvizshme

në gjithçka që ekziston ka argumente për të treguar Njëshmërinë e Tij?!

Nuk duhet t’i kushtohet vëmendje dyshimeve të ateistëve dhe të devijuarve, me përjashtim të atyre që meritojnë të i kundërpërgjigjesh e t’i hedhësh poshtë ato trillime. Pra, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse një dyshim mund të lidhet në zemër, pas së cilës është e vështirë ta heqësh.

Së dyti:

Ky dyshim i hedhur prej atesitëve është një nga dyshimet më të vjetra dhe dijetarët kanë dhanë përgjigje të mirënjohura, e që mund të përmblidhen në dy pika:

1 – Kjo çështje është e pamundur, sepse  sikur të ishte një tjetër zot, nuk do të ishte e mundur të krijohej ai. Të supozohet se ai mund të jetë një zot dhe të jetë i krijuar është e pamundur.

Thuhet në (el-Durar el-Sunijeh; 3/265): Një tregim që diskuton këtë çështje është transmetuar nga Ibn Abasi, ku thuhet:  Se shejtanët e pyetën Iblisin: O zotëria jonë, pse ne të shohim të gëzuar për vdekjen e një dijetari, e që nuk gëzohesh aq kur vdes një ibadetçi? Kur ne nuk goditemi nga një dijetar, por goditemi nga një adhurues. Ai u tha: Shkoni tek një adhurues, shkoni tek ai kur ai adhuron. Ata i thanë: Ne duam t’ju pyesim? Ai u kthye dhe Iblisi i tha: A mundet Zoti yt të krijojë një tjetër si Vetvetja? Ai tha: Nuk e di. Ai tha: A nuk e shihni se adhurimi i tij nuk mund t’i bëjë dobi kur ai është aq injorant?

E kur ata pyetën një dijetar për këtë dhe ai tha: Kjo është e pamundur, sepse nëse ai do të ishte si Ai, ai nuk mund të ishte krijuar dhe ideja që ai është krijuar dhe është si Ai është e pamundur. Nëse ai është krijuar ai nuk është si Ai, përkundrazi ai është vetëm një nga robërit e Tij. Ai tha: A nuk e shihni se ky njeri mund të shkatërrojë për një orë atë që unë duhet në vite për ta ndërtuar?”

2 – Ideja që të ekzistojë edhe një zot tjetër pranë Allahut është në thelb e pamundur. Ka shumë prova që të tregojnë se është e pamundur, prova më e lehtë është ekzistenca e këtij universi të organizuar. Nëse do të kishte një zot tjetër, sistemi i universit do të ishte i prishur sepse ata do të konkurronin me njëri-tjetrin dhe secili prej tyre do të donte të mbizotërojë mbi tjetrin, siç thotë Allahu:

Sikur të kishte në to (qiej dhe Tokë) zotëra, përveç Allahut, do të shkatërroheshin të dyja. Qoftë i pastër Allahu – Zot’i Arshit, nga ato që ia përshkruajnë Atij!.” Sureja Enbija: 22.

Allahu nuk ka marrë për Vete fëmijë, dhe s’ka me te kurrfarë zoti (sikur të kishte) atëherë çdo zot do të merrte atë që ka krijuar dhe do të ngritej njëri mbi tjetrin. Qoftë i pastër Allahu nga ajo që ia përshkruajnë Atij.” Sureja Muminun: 91.

Ibn Kethiri (Allahu e mëshiroftë) në Tefsirin e tij thotë: dmth. Nëse do të kishte një numër perëndish, secili prej tyre do të kishte marrë nën udhëheqje atë që ai krijoi dhe universi do të ishte në rrëmujë. Ajo që shohim është se universi është i organizuar dhe i rregullt, dhe çdo fushë, e sipërme dhe e poshtme, është e lidhur me tjetrën në mënyrën më të përsosur. “ti nuk vëren në krijesat e Mëshiruesit kurrfarë disharmonie.” Sureja Mulk: 3. E më pas secili prej tyre do të kërkonte të dominonte tjetrin dhe të mbizotëronin mbi njëri tjetrin.”

E njëjta vlen edhe për krijimin e një objekti aq të rëndë sa që Allahu nuk mund ta bartë atë. Është çështje e pamundur, sepse Allahu është Ai që e krijon atë dhe Ai është në gjendje ta shkatërrojë atë në çdo moment, kështu që si s’mund ta bartë atë?

Ateisti vetëm që dëshiron të hedhë akuzime për kuptimin e përgjithshëm të fjalëve të Allahut, “Allahu ka pushtet mbi të gjitha gjërat” Sureja Talaq: 12. Pra, ai thotë, nëse Ai ka pushtet mbi të gjitha gjërat, pse nuk ka fuqi për ta bërë këtë?

Përgjigjja është: Sepse është një çështje pamundur, nuk është gjë.

Ajo që është e pamundur nuk ekziston, sepse nuk mund të ekzistojë, kështu që nuk është gjë, edhe nëse mendja mund ta imagjinojë atë. Dihet se mendja mund të supozojë dhe të imagjinojë pamundësinë, mendja mund të përfytyrojë dy të kundërta, të tilla si diçka ekzistuese dhe jo ekzistuese, në të njëjtën kohë.

Ajeti pohon se Allahu ka pushtet mbi “gjërat”, por kjo nuk përfshin gjëra që janë në thelb të pamundura, sepse ato nuk janë gjëra, përkundrazi ato nuk ekzistojnë dhe nuk mund të ekzistojnë.

Prandaj shumë nga dijetarët kanë deklaruar se fuqia e Allahut ka të bëjë me atë që është e mundur, për arsyen që kemi përmendur, që është se ajo që nuk ekziston dhe e pamundur nuk është një “gjë”.

Shejh Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: Sa i përket Ehli Sunetit, sipas mendimit të tyre Allahu, i Lartësuar, ka pushtet mbi të gjitha gjërat dhe gjithçka që është e mundur është e përfshirë në atë. Sa për atë që në thelb është e pamundur, si një gjë  të jetë edhe ekzistuese dhe mos ekzistuese, nuk është realitet dhe ekzistenca e tij nuk mund të imagjinohet, kështu që nuk mund të quhet “gjë” sipas konsensusit të të mençurve. Kjo përfshin idenë e krijimit të një zoti tjetër si Vetë, dhe kështu me radhë. (Përfundoi nga libri Minhaxh Suneh, 2/294).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...