12.8 C
Skopje
E premte, 17 Prill, 2026

Thënia e Muxhahidit: Ditën e Kiametit do të sillen tre persona…

Pyetja: Muhamed ibn Fudajl përcjell nga Lejthi, e ky nga Muxhahidi, të ketë thënë: Ditën e Kiametit do të sillen tre persona; pasaniku, i sëmuri, e i robëruari. (Allahu) I thotë pasanikut: Çfarë të pengoi të më adhurosh? I përgjigjet: Më shtove pasurinë sa që u rebelova. E thirret Sulejman ibn Davudi (alejhi selam) me mbretërinë e tij që kishte, e i thuhet: A ishe ti më i preokupuar me punë apo ky? (Pasaniku) thotë: Gjithsesi se ky. E i thuhet: Këtë nuk e preokupoi puna e tij nga adhurimi. Pastaj sillet i sëmuri, e i thuhet: Çfarë të pengoi të më adhurosh? Thotë: O Zot më pengoi trupi im. E thirret Ejubi (alejhi selam) me dergjen e tij që kishte, e i thuhet: A ishe ti më i sëmurë apo ky? Thotë: Gjithsesi se ky. E i thuhet: Këtë nuk e pengoi sëmundja e tij nga adhurimi. Pastaj sillet i robëruari, e i thuhet: Çfarë të pengoi nga adhurimi? Thotë: Më bëre të kem zotërinj që më robërojnë. E thirret Jusufi (alejhi selam) me robërimin e tij. E i thuhet: A ishe ti më i robëruar se ky? Thotë: Gjithsesi se ky. E i thuhet: Këtë nuk e pengoi asgjë që të më adhurojë…

Sa është e saktë kjo thënie? Dhe si ka mundësi që dijetari i njohur Muxhahidi të ketë njohuri rreth asaj që ndodh në ditën e Kiametit?

Përgjigjja: Falënderimi i takon vetëm Allahut.

Këtë transmetin që e ka përmendur pyetësi, e ka shënuar Ebu Nuajmi në (Hiljetul Evlija; 3/288). Dhe ky transmetim është me zingjir të dobët, pasi aty ekziston Lejthi ibn Ebu Sulejm që kategorizohet si një i dobët, me pajtimin e të gjithë dijetarëve, Neveviu në librin e tij (Tehdhib el-Esma ve Lugat; 2/75), pasi që e përmendi Lejth ibn Ebu Sulejm ka thënë: “Të gjithë dijetarët janë unanim se ai është i dobët, dhe se transmetimet e tija janë të padefinuara, dhe është i mangët në memorie.”

Po, edhe nëse mund të supozohet të jetë i saktë, nuk vlen si argument, dhe për atë se:

Një: Këtë transmetim të Muxhahidit (Allahu e mëshiroftë) dijetarët e kategarizojnë të “ndërprerë”, e që nënkupton një vepër apo fjalë që vije nga fjala e tabi’iut.

Ibn Salahi në librin e tij (Ulum el-Hadith; fq. 28): “(Mektu’u) I ndërprerë është ajo thënie apo vepër që qëndron si e tabi’inëve.”

Padyshim që thëniet e tabi’inëve nuk konsiderohen argumente në fenë e Allahut.

Dy: Nëse supozojmë që ky transmetim e të ngjashme; nuk mund të pohohen me mendje, dhe se nuk ka hapësirë të jipet mund hulumtimi, themi: Transmetimet e tilla kanë dispozitën e haditheve që i referohen të dërguarit (sal-Allahu alejhi ve selem), e që vlerësohet: hadith merfu’, mursel; sepse tabi’iu nëse e transmeton një hadith nga i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem), duke e përmendur në transmetim, dhe nuk përmend asnjë prej sahabëve, llogaritet hadith mursel; dhe dihet se mursle është prej haditheve të dobëta.

Atëherë, si mundet që transmetimi ku tabi’iu nuk e përmend se e transmeton nga i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem), të ketë bazë?!

Kështu që ky lloj i transmetimit është edhe më i qartë në dobësinë e tij, dhe më larg që të jetë një argument i fesë.

Tre: Muxhahidi (Allahu e mëshiroftë) mirrte lajme nga Ithtarët e Librit, e dihet mirë se nuk thuhet për këto transmetime se mund të jenë të referuara deri tek i dërguari (sal-Allahu alejhi ve selem), sepse për ta bërë këtë kushtëzohet që transmetuesi të mos jet ënjë prej atyre që mer nga Ithtarët e Librit, e nëse është një prej tyre, thëniet e tij që kanë të bëjnë me gajbin nuk mund  të cilësohet si të referuara, për mundësinë që ato të jenë të marura nga Ithtarët e Librit, kështu që nuk mund të jetë argument.

Ibn Sad në librin (Tabekat; 5/466) ka thënë: Na ka informuar Ebu Bekr ibn Ajash, i cili ka thënë: E kam pyetur E’ameshin: Çështë puna me ata që kanë dro nga tefsiri i Muxhahidit? Tha: Ata mendonin se ai i pyet ithtarët e Librit.”

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...