PËRGATITJA E VËRTETË PËR TAKIMIN ME ALLAHUN E LARTËSUAR

PËRGATITJA E VËRTETË PËR TAKIMIN ME ALLAHUN E LARTËSUAR

0 2423

Përgatitja e vërtetë për takimin me Allahun azze ue xhelë, është nga më të dobishmet për robin dhe njëherit nga më të frytshmet për arritjen e istikames (qëndresës në udhën e drejtë, sh.p.), ngase realisht atij që përgatitet për takimin me Allahun i ngjan që zemra t’i shkëputet nga dunjaja dhe kërkesat e saj,

e në vetën e tij të fikë zjarrin e epsheve, kështuqë zemrën e vetë e përul para Zotit të tij të Lartë, synimin e tij e drejton kah Allahu e dashuria e tij dhe parapëlqen kënaqësinë e Tij, sakaq synim tjetër e dije të tjera përtërin, e lind me një lindje tjetër, që në të zemra lidhet me Ahiretin, si lidhja e trupit të tij me këtë dunja, pra pasi që ishte në barkun e nënës së tij, mëpastaj zemra lind me një lindje të vërtetë sikurse që trupi u lind me një lindje të vërtetë, e po sikur barku i nënës së tij që ishte perde për trupin e tij për këtë botë, po kësisoj egoja dhe epshet e tij janë perde për shtëpinë e Ahiretit, dalja e zemrës së tij nga nefsi i tij në shtëpinë e Ahiretit është e dukshme, asisoj sikur që ishte e dukshme dalja e trupit të tij nga barku i nënës për në këtë shtëpi, e në këtë kuptim është ajo që përmendet se Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Me të vërtetë ju nuk do të hyni vendet e njerëzve të mirë e të devotshëm, derisa të mos lindni dy herë!”

Pasi që shumica e njerëzve nuk lindin me këtë lindje të dytë, e as që e imagjinojnë, atëherë aq më tepër të këtillët ta besojnë. E dikush thotë se, si mund të lind një burrë i madh apo vallë si lind zemra. I këtilli s’ka synim, e as vendosmëri, atëherë vallë, si të vendos për diçka që s’e njeh, e as që e beson?! Porse kur perdja e gafletit (moskujdesit) hiqet nga zemra, atëherë e beson atë dhe arrin të dijë se zemra mëpastaj s’i lind dot.

Do të thotë që përgatitja e vërtetë për takimin me Allahun është çelësi i të gjitha veprave të mira, pozitave të vajtësave për te Allahu dhe shtëpive të udhëtarëve për tek Ai, -dhe kjo përgatitje realizohet, sh.p.- me zgjim, pendim, kthim në të vërtetën pas pendesës, dashuri, shpresë, ndruajtje, dorëzim të plotë dhe nënshtrueshmëri, dhe me të gjitha veprat e tjera të zemrës dhe gjymtyrëve, pra çelës i të gjitha këtyre është përgatitja e vërtetë dhe të qenit në gatishmëri për takimin me Allahun, kurse çelësi është në Dorë të Hapësit të Gjithëdijshëm, ska të adhuruar me të drejtë përveç Tij.

Përktheu dhe përshtati: Mirsim Maliqi

 

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 576