POZITA E SAHABËVE NË ISLAM ( 2 )

POZITA E SAHABËVE NË ISLAM ( 2 )

0 2677

Hafidh Ebu Bekr Hatib el Bagdadi, -rahimehullah!-, (vdiq në vitin 463 hixhri), ka thënë:

“Drejtësia e sahabëve është e qartë dhe qëndrueshme, ngase Allahu i cilësoi si të drejtë dhe i lavdëroi ata në Librin e Tij Famëlartë. Edhe nëse nuk do t’i lavdëronte Allahu në Kur’an ose Pejgamberi alejhi selam në hadithe, do të ishte e mjaftueshme për ne që t’i pasojmë dhe cilësojmë si të drejtë, duke pasur parasysh sakrificat e tyre për fenë e Allahut, si: Hixhretin, Xhihadin, shpenzimin e pasurisë për përhapjen e fjalës së Allahut, të gjitha këto i bën me iman të fortë dhe vetëm për hirë të Allahut, të këtij mendimi qëndrojnë të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit dhe Xhematit.” (El Kifaje: 93 – 97).

Ebu Zur’a err Rrazi, -rahimehullah!-, ka thënë: “Nëse e sheh ndonjë njeri duke i fyer sahabët ose ndonjërin nga sahabët, atëherë ai është i dalur nga feja. Sepse, sahabët u cilêsuan si të drejtë me Kur’an dhe Sunet, e ata që i akuzojnë, fyejnë sahabët, përmes tyre kanë për qëllim fyerjen dhe humbjen e vlerës së Kur’anit dhe Sunetit, ata me drejtë duhet t’i quajmë të dalur nga feja.” (El Kifaje: 93 – 97).

Hafidh Ebu Umer Ibn AbdulBerr, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 463 hixhri), ka thënë: “Kush ndalet dhe mediton, e vëren se ata që ndjekën Muhamedin alejhi selam me përpikmêrinë më të madhe të mundshme dhe e përcjollën mesazhin hyjnorë deri tek njerëzit mbarë botën kudo që janë. Ata e ruajtën fjalën e Allahut dhe Sunetin profetik derisa u arrit përhapja e thirrjeve hyjnore deri tek gjeneratat tjera që pasuan pas tyre. Andaj, me plotë meritë themi se ata janë umeti më i mirë dhe më i drejtë që doli nga njerëzimi dhe umeti i Muhamedit alejhi selam. Për ta dëshmoi Allahu dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi salallahu alejhi ue selem.” (Mukadimetu el Istiab, 1/4).

Hafidh Ibn Haxheri, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 852 hixhri), ka thënë: “Janë unanim ehli suneti dhe xhemati se të gjithë sahabët janë besnik dhe të drejtë, dhe në këtë gjë nuk polemizoi dhe nuk kundërshtoi askush përpos ithtarëve të bidatit.” (El Isabeh Fi Temjiz es Sahabeh(1/10).

Imam Ibn Kethiri, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 773hixhri), ka thënë:

“Sahabët të gjithë janë të drejtë sipas mendimit unanim të ulemave të ehli sunetit dhe xhematit, për këtë gjë dëshmon Kur’ani Fisnik dhe Suneti Profetik, duke i lavdëruar ata në lidhje me moralin e tyre dhe punën e tyre të palodhshme nê përhapjen e fjalës së Allahut të Madhëruar.” ( Ihtisar Ulum el Hadithë: 181-182).

Gjithashtu, Imam Ibn Kethiri, rahimehullah, thotë: ”Më i miri nga sahabët, ose krijesa me e mirë e krijuar pas pejgamberëve është Ebu Bekri, pastaj vjen Umeri, Uthmani, Aliu, pastaj dhjetë të përgëzuarit me xhenet, pastaj pjestarët në luftën e Bedrit, pastaj të Uhudit, etj.” (Ihtisar Ulum el Hadithë: 182- 183).

Hafidh Ebu Xhafer et Tahavi, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 321 hixhri), ka thënë: “I duam sahabët e pejgamberit, alejhi selam, dhe i urrejmë ata që i urrejnë sahabët. Dashuria ndaj sahabëve është iman dhe bamirësi, kurse urrejtja e tyre është kufër, nifak, etj.” (El Akidetu et Tahavije, me Sherh të Ibn Ebil Iz el Hanefi, fq.528).

Ibn Hazmi, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 456 hixhri), ka thënë: “Të gjithë sahabët do të jenë në xhenet. Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Nuk janë të barabartë ata që kanë shpenzuar dhe luftuan para fitores – dhe ata që kanë luftuar dhe shpenzuar pastaj. Këtu, dallimi është në një shkallë të lartë; mirëpo, Allahu të gjithëve u premton dhuntinë.” (El Hadid: 10).

” E, ata, të cilëve u kemi premtuar shpërblimin e bukur qysh më parë, ata do të jenë larg nga ajo (skëterra).” (El Enbija: 101). Allahu na vërtetoi dhe lajmroi se sahabët të gjithë janë xhenetli, dhe nuk do të hyjë asnjêri nga ta në zjarrin e xhehenemit, kuptimi mbas ajeteve të lartëpërmendura.” (El Mehala Li Ibn Hazm: 1/56-56, 1/11-12).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, -rahimehullah!- (vdiq në vitin 728), ka thënë: “Prej bazave të ehli sunetit dhe xhematit është: Ruajtja e gjuhës dhe zemrës karshi shokëve të pejgamberit, alejhi selam. Ehli Suneti i pranon argumentet që kanë ardhë në Kur’an dhe në Sunet, për vlerën dhe shkallët e larta të sahabëve. Ehli Suneti beson se Allahu ka thënë për të gjithë pjestarët e luftës së Bedrit: “Veproni nga kjo ditë çfarë të doni, sepse jeni të falur nga Unë.” (Buhariu: 7/304, 3983. Muslimi: 161, 4/1941).

Ehli Suneti beson se halife pas Pejgamberit, alejhi selam, është Ebu Bekri, pastaj Umeri, Uthmani dhe Aliu, radijAllahu anhum.”

Kadi Ebu Ja’la, rahimehullah, ka thënë: ”Kush shpif për pafajsinë e Aishes që e sqaroi Allahu prej shtatë katë qiejve, ka bërë kufër (mendim unanim i ulemave të ehli sunetit dhe xhematit). (Mexhmu el Fetaua: 3/102-155).

Shejh Muhamed Ibn Mutar ez Zehrani, rahimehullah!

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM