TË PËRGËZUARIT ME XHENET – OTHMAN IBN AFFANI

TË PËRGËZUARIT ME XHENET – OTHMAN IBN AFFANI

0 3026

KUSH ËSHTË OTHMAN IBN AFFANI, RADIJALLAHU ANHU, POSEDUESI I DY DRITAVE?

Allahu i Madhëruar i përgëzoi dhjetë nga sahabet me Xhenet, njëri prej tyre ishte edhe Othman ibn Affani, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ai ishte një nga të parët që iu bashkua thirrjes islame dhe besoi në të, i është dorëzuar hilafeti pas Ebu Bekër Es-Sidikut dhe Omer ibn Hatabit. Ai u martua me dy vajzat e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem), në fillim u martua me Rukijen, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), ndërsa pas vdekjes së saj u martua me motrën e saj Ummu Kulthum, (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), kështuqë nga kjo ndodhi ai e mori titullin “Dhun-nurejn” (Poseduesi i dy dritave).

PREJARDHJA E TIJ

Ai është Othman ibn Affan ibn Ebi As ibn Umejje, nëna e tij ishte Erva bint Kurejz bint Rabia dhe ajo ishte e bija e hallës së Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem). Othmani ka lindur në qytetin e Taifit, gjashtë vite pas vitit të elefantit. Pra, gjegjësisht ai ka lindur në vitin 576 , babai i tij vdiq në kohën e injorancës, ndërsa nëna e tij u konvertua në Islam dhe vdiq gjatë periudhës së hilafetit të tij. Ai ishte i dalluar me urtësinë, mençurinë dhe mendimin e tij të drejtë, si dhe ai kurrë nuk ka konsumuar alkool në jetën e tij, ai ishte njëri nga kurejshitët e ndershëm dhe të pasur.

Othman ibn Affani, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), u bë musliman pas thirrjes së Ebu Bekër Es-Sidikut, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), në mesazhin e tij, iu përgjigj asaj thirrjeje dhe e pa se ajo është feja e vërtetë, ai ishte tridhjetë katër vjeç në atë kohë, ishte njëri prej atyre që parapriu në Islam pas Ebu Bekër Es-Sidikut, Ali ibn Ebi Talibit, Zejd ibn Harithit, ai është i katërti nga burrat më besnik të kurejshitëve. Beteja e Bedrit ishte beteja e parë e Pejgamberit (salAllahu alejhi ve sel-lem). Kur i Dërguari i Allahut bëri thirrje për këtë betejë, besimtarët iu përgjigjën dhe njëri prej tyre ishte edhe Othman ibn Affani, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), ku mu në atë kohë gruaja e tij ishte e sëmurë nga fruthi. Ai morri një urdhër që të qendrojë pranë gruas së tij dhe një gjë të tillë e veproi derisa ajo edhe vdiq. Kur muslimanët u kthyen fitimtarë nga beteja me Pejgamberin (salAllahu alejhi ve sel-lem), atëherë vdiq edhe vajza e tij Rukija.

CILËSITË E OTHMAN IBN AFFANIT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ

Othmani ishte i dalluar me bukurinë e tij, përshkruhet se kishte gjatësi mesatare, lëkurë ngjyrë kafe, flokë të trasha e të zeza dhe mjekërr të gjatë, krahë të gjata, gjithashtu përshkruhet se flokët e tij i mbulonin supet e tij. Cilësitë e moralit të tij ishin të shfaqura si para ashtu edhe pas Islamit, ishte i njohur me sinqeritetin e tij, urtësinë e tij dhe me moralin e tij të mirë. Ai nuk u përul para idhujtarisë gjatë jetës së tij dhe ai kishte njohuri për prejardhjen e arabëve në kohën e injorancës.

Othman ibn Affani, (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), konsiderohej tubuesi i Kur’anit të vetëm, vepër e cila ishte ndër më të rëndësishmet në Islam në kohën e hilafetit të tij dhe e urdhëroi sahabiun e nderuar me këtë, pas shfaqjes së shumë kiraeteve (mënyrave të leximit të Kur’anit) dhe shqiptimit të Kur’anit si rezultat i leximeve të ndryshme midis njerëzve.

VDEKJA E OTHMAN IBN AFFANIT, ALLAHU QOFTË I KËNAQUR PREJ TIJ

Othman ibn Affani vdiq më 18 DhulHixhe të vitit 35 hixhrij, në moshën 82 vjeçare dhe kjo ishte pas vrasjes së tij nga një grup njerëzish hipokritë. Othman ibn Affani e mbylli jetën duke kërkuar nga besimtarët që të mos vrisnin askënd për shkak të tij, ai i ndaloi besimtarët që ta mbronin atë me shpatat e tyre, gjë që tregon madhështinë e etikës së tij islame.

Shkroi: Randa Mustafa

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani