20.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

A është e detyrueshme t’i japim për bamirësi rrobat e të vdekurit?

Pyetja: A është e vërtetë ajo që thonë njerëzit, se kur një person vdes, të gjitha rrobat dhe sendet e tij duhet të jepen për bamirësi para ditës së tretë pas vdekjes së tij? Çfarë duhet të bëjmë me rrobat e të vdekurit dhe gjërat e tij personale?

Përgjigjja: Falënderimi i qoftë Allahut.

Kjo thënie nuk është e saktë, por rrobat dhe sendet e të ndjerit janë pjesë e pasurisë së tij dhe trashëgimtarët e tij kanë të drejtë; ata mund t’i përdorin ato ose t’i shesin, dhe nuk obligohen t’i japin për bamirësi. Por nëse ata zgjedhin t’i japin, duke shpresuar shpërblim, ata mund ta bëjnë këtë, me kusht që ata të janë të rritur e me mendje të shëndoshë. Sa për një të mitur, askush nuk ka të drejtë të japë pjesën e tij të këtyre gjërave ose të tjerëve për bamirësi.

Shejh Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) është pyetur: A lejohet për familjen e të ndjerit të përdorë rrobat e tij?

Ai (Allahu e mëshiroftë) u përgjigj: Po, nëse një person vdes, çdo gjë që zotëron, bëhet pronë e trashëgimtarëve të tij, siç janë veshjet, mobiljet, librat, mjetet për shkrim, tavolinat, karriget dhe gjithçka, madje edhe kapuçin e tij që ai e kishte veshur. Gjithçka shkon tek trashëgimtarët e tij. Kur të kalojë tek trashëgimtarët e tij, ata mund të zgjedhin si të shpenzojnë atë sikur që shpenzojnë pasurinë e tyre. Nëse ata – trashëgimtarët – të cilët janë me mendje të shëndoshë dhe vendosin që rrobat e të ndjerit të shkojnë për njërin prej tyre, dhe ai i vesh ato, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Nëse ata bien dakord t’i japin për bamirësi, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Nëse ata bien dakord t’i shesin, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Ata janë pronarët e tyre dhe ata mund të vendosin atë sikur që vendosin për pronat e tyre. Përfundoi nga (Fatava Nurun ala Darb).

Shejh Salih el-Fevzan (Allahu e ruajtë) është pyetur: A lejohet të mbahen rrobat e të vdekurit, dhe nëse kjo nuk lejohet, cila është gjëja më e mirë për ta bërë?

Ai u përgjigj: Lejohet përdorimi i rrobave të të ndjerit për një anëtar të familjes i cili mund t’i veshë ato, ose t’i jepen një personi që ka nevojë, i cili do t’i veshë ato dhe nuk do të hudhen. Për çfarëdo qoftë rasti, ato janë pjesë e pasurisë nëse janë të vlefshme dhe duhet të llogariten si pjesë e pasurisë që i përket trashëgimtarëve. Mbajtja e tyre vetëm për kujtim nul lejohet dhe nuk duhet të mbahen vetëm për këtë qëllim, dhe mund të jetë edhe haram nëse është për qëllim të kërkohet bekimi nga këto rroba, e kështu me radhë. Kjo gjithashtu është një humbje e pasurisë, sepse ato duhet të përdoren, jo të ruhen pa u përdorur. Marrur nga libri (al-Munteka, 2/271).

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...

Llojet e miqve

Ibn Uthejmini (rahimahullah) shkruan: 1. Miku i...

Kur perceptimet e gabuara të mbajnë peng

Një grup i caktuar njerëzish mund të të shkaktojnë...

Suneti dhe pozita e tij në Islam

Sunetit gjuhësish dhe terminologjik: Suneti gjuhësisht: Rrugë, Ligj, Vendim, Traditë...

Fjalët janë çelësa: me to mbyllim grindje dhe hapim zemra

Në botën e njerëzve, fjalët nuk janë veç zëra...

Tri shtyllat e begatisë dhe jetëgjatësisë

Pejgamberi (lavdia dhe paqja qofshin mbi të) na ka...

Mos ki frikë nga e nesërmja

Mos ki frikë nga e nesërmja... por kujto Atë...

Rizku dhe Rreziku

Shkruar nga Mahmud Ebu Adi Profesori spanjoll Gaspar Mayral...

Jeta e Pejgamberit është dëshmia më e mëdha për vërtetësinë e tij

Ebu Muhamed Ibn Hazm el-Endelusi, Allahu e mëshiroftë, shkruan:"Me...