Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që ta përkujtojnë Atë, ta përmendin dhe ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje.
﴿ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا . وَسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا ﴾
“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. * Dhe madhërojeni Atë mëngjes e mbrëmje. “ El-Ahzab: 41, 42
Nocioni “tesbih” përmban në vete disa kuptime. Nga më të rëndësishmet janë:
- – Madhërim i Allahut,
- – Yë besuarit se cilësitë e Allahut dhe atributet e tij janë të përsosura pa asnjë mungesë,
- – Shpifjet që ia bëjnë Allahut me termin tesbih ia mënjanon dhe mohon Allahut
Rastet kur bëhet tësbih, apo kur shprehet thënia “subhanallah”.
Tesbihi bëhet në raste të veçanta dhe poashtu edhe kohë dhe gjendje. Prej tyre do të veçojmë me përmendje sin ë vijim:
1 – Tesbihi kur synojmë pastërtinë e Allahut të Madhëruar nga shpifjet se injorantëve.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ وَقَالُوا اتَّخَذَ اللَّهُ وَلَدًا سُبْحَانَهُ بَلْ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ كُلٌّ لَهُ قَانِتُونَ ﴾
“Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë”!? I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.“ El-Bekare 116
2 – Tesbihu kur synojmë të përmendim fuqinë e Allahut të Madhëruar
Njeriu kur shikoh rrethpërqark vetes së tij do të vërejë nga krijimtaria e Allahut, Zotit të të gjitha krijesave. Në këtë nuk i mbetet përveç ta madhërojë këtë krijues me të cilin madhërim synon në fuqinë e Allahut dhul-xhelal.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ إِنَّ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَاخْتِلَافِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ لَآيَاتٍ لِأُولِي الْأَلْبَابِ . الَّذِينَ يَذْكُرُونَ اللَّهَ قِيَامًا وَقُعُودًا وَعَلَىٰ جُنُوبِهِمْ وَيَتَفَكَّرُونَ فِي خَلْقِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبَّنَا مَا خَلَقْتَ هَٰذَا بَاطِلًا سُبْحَانَكَ فَقِنَا عَذَابَ النَّارِ ﴾
“Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. * Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të
tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! “ Ali Imran: 190, 191
3 – Tesbih pas adhurimeve
Kur reaizojmë adhurime, pas tyre bëjmë tesbih si është rasti pas namazeve.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ فَاصْبِرْ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ قَبْلَ طُلُوعِ الشَّمْسِ وَقَبْلَ الْغُرُوبِ. وَمِنَ اللَّيْلِ فَسَبِّحْهُ وَأَدْبَارَ السُّجُودِ ﴾
“Po ti (Muhammed) me durim përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para perëndimit madhëro me falënderim Zotin tënd. * Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz). “ Kaf: 39, 40
4 – Tesbihu në rast të vështirë, në brengë
Nga rastet kur duhet të bëjmë tesbih, poashtu është rasti kur jëmi në ndonjë vështirësi, apo përjetojmë ndonjë brengë siç e hasim në tregimin e Junusit alejhi selam ku e ka gëlltitur balena dhe e ka përjetuar atë trishtim.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ وَذَا النُّونِ إِذْ ذَهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَنْ لَنْ نَقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَىٰ فِي الظُّلُمَاتِ أَنْ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ . فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْغَمِّ وَكَذَٰلِكَ نُنْجِي الْمُؤْمِنِينَ ﴾
“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: “Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!” * Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët. “ El-Enbija: 87, 88
5 – Kur shfrytëzojmë ndonjë begati të Allahut
Allahu na ka dhënë begati të shumta sa që nuk mundemi ti numërojmë. Në ato raste kur ne shfrytëzojmë ndonjë nga ato begati, duhat t amadhërojmë Allahun dhe ta falenderojmë.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ وَالَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنَ الْفُلْكِ وَالْأَنْعَامِ مَا تَرْكَبُونَ . لِتَسْتَوُوا عَلَىٰ ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ ﴾
“Dhe Ai që krijoi të gjitha llojet (çiftet) dhe ju mundësoi të udhëtoni hipur në anije ose në kafshë. * “Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: “Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë. “ Ez-Zuhruf: 12, 13
6 – Tesbihu pas fitores
Fitorja është në dorë të Allahut të madhëruar, ia mundëson kujt të dojë nga robërit e Tij. Kur Allahu na i bën të mundur të ngadhnjejmë në luftë, apo raste tjera të ngjajshme, duhet ta madhërojmë Allahun me tesbih dhe përmendjen e Tij.
Allahu i madhëruar ka thënë:
﴿ إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ . وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّهِ أَفْوَاجًا . فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَاانَ تَوَّابًا ﴾
“Kur erdhi ndihma e All-llahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), * Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e All-llahut. * Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh. ” En-Nasër: 1 – 3
E lusim ALlahun e Madhëruar të na frymëzojë që ta përmendim Atë sa më shpesh me tesbih dhe falenderim ndaj Tij.
Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani