THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 21

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 21

0 1508

1. “Shumica e njerëzve me mëkate në Ditën e Kijametit janë ata që më së shumti zhyten në të kotën.” – Ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij

2. “Të këshilloj për devotshmëri ndaj Allahut, të qenurit mesatar në çështjen e Tij, në ndjekien e sunnetit të Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, dhe largimi nga shpikjet e risimtarëve.” – Umer ibn AbdulAziz, Allahu e mëshiroftë

3. “Nëse ju garantoni dy gjëra, atëherë Allahu do t’u garantojë juve Xhennetin. Veproni atë që i pëlqen Allahut edhe nëse juve nuk u pëlqen (fillimisht), dhe e braktisni atë gjë që Allahu e urren, megjithëse ju ndoshta e pëlqeni!” – Ebu Haxim El-Earexhi, Allahu e mëshiroftë

4. “Pasha Allahun, sikur njerëzit të përkujdeseshin për komentimin e Librit të Zotit të tyre dhe për kuptimin e domethënies se tij ashtu siç dëshirojnë t’i komentojnë ëndërrat, do të shihje zemra dhe jetë tjetër.” – Shejh Dr. Omer El-Mukbil

5. “Takimi i njerëzve me buzëqeshje dhe me fytyrë të çiltër është nga morali profetik, e që është në kundërshtim me arrogancën dhe është një burim dashurie.” – Ibn Battal, Allahu e mëshiroftë

6. “Nëse njeriu dëgjon diçka nga etika e Pejgamberit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duhet që t’i përmbahet asaj.” – Ibrahim Is’hak El-Harbi, Allahu e mëshiroftë

7. “Nëse e sheh atë që ndjek çështjet hilafije (kontradiktore) për të lejuar çfarë të mundet nën emrin e hulumtimit për të vërtetën dhe nuk xhelozon mbi shkeljen e ndalesave, personi i tillë është pasues i epshit.” – Shejh Dr. AbdulAziz Et-Tarifi

Përktheu dhe përshtati: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM