27.8 C
Skopje
E enjte, 5 Qershor, 2025

UDHËTARI E SHKURTON NAMAZIN EDHE NËSE NUK KA NDONJË VËSHTIRËSI

Ajo që merret në konsideratë në shkurtimin e namazit është udhëtimi, pavarësisht se a ke vështirësi apo jo.

Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e kanë lidhur me udhëtimin vendimin për shkurtimin e namazit:

Allahu i Lartmadhëruar ka thënë: “Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.” [En-Nisa: 101].

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Namazi i udhëtarit është nga dy rekate.” [Transmeton Imam Nesaiu, 1420 dhe e saktëson Shejh Albani në “Sahih En-Nesai”].

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Vërtetë Allahu i Madhëruar ia ka hequr udhëtarit gjysmën e namazit (t’i fal të shkurtuar namazet me katër rekate).” [Transmeton Imam Nesaiu, 2275 dhe Shejh Albani e klasifikon si hadith të mirë në “Sahih En-Nesai”].

Kjo argumenton gjithashtu se nuk është e lejuar për vendasin (jo udhëtarin) që ta shkurtojë namazin edhe nëse ai ka vështirësi në plotësimin e tij, gjë që argumenton se gjykimi është i lidhur me udhëtimin dhe jo me vështirësinë.

Komisioni i Përhershëm për Fetva është pyetur: “Nëse një person udhëton në distancë të gjatë me aeroplan, por udhëtimi i tij do të zgjat dy orë ose edhe më pak se kaq. A e shkurton ky udhëtar namazin e tij dhe a e prish agjërimin në Ramazan apo jo? Si dhe një njeri udhëton me veturë rreth 200 milje (përafërsisht 383 km) ose edhe më shumë diku 2 orë e gjysmë, pastaj në mbrëmje kthehet në shtëpinë e tij dhe e shkurton namazin. Ky shkurtim (i namazit) a është i lejueshëm apo jo, apo ky shkurtim vlen nëse vështirësia dhe lodhja janë vetëm në udhëtim?”

Komisioni i Përhershëm për Fetva është përgjigjur: “Shkurtimi i namazit siç u përmend në këto distanca (në pyetje) është sunnet dhe e njejta vlen edhe për prishjen e agjërimit. Në këtë rast është lehtësim për udhëtarin, qoftë nëse e përshkuan këtë udhëtim në pak kohë apo në më shumë, në një orë apo në më pak ose në më shumë se një orë, qoftë se ka vështirësi ose jo. Kjo, sepse rëndësi ka vështirësia në udhëtim edhe nëse kjo vështirësi nuk ndodh gjatë udhëtimit (pra përsëri lejohet shkurtimi i namazit dhe prishja e agjërimit). Kjo është nga Mirësia dhe Mëshira e Allahut të Lartëmadhëruar ndaj robërve të Tij.” [8/127]

[Pyetje dhe përgjigje islame nga faqja zyrtare e Shejh Muhammed ibn Salih El-Munexhid]

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...