15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

VIRTYTE QË NA MUNGOJNË 2/2

Këshilla

Një nga virtytet më të rëndësishme që mungon te shumë njerëz është këshilla dhe porosia e njëri tjetrit për të vërtetën edhe pse ajo është një faktor kyç i shpëtimit në dunja dhe ahiret. Allahu i madhëruar thotë: “Pasha kohën! Nuk ka dyshim që njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asër: 3)

Kur mungon këshilla dhe porosia për t’iu përmbajtur të vërtetës, del në shesh përgojimi, bartja e fjalëve, gjuajtja e gabimeve, përqeshja, shpifja dhe të ngjashme. Përgojuesi sikur të ishte i sinqertë do këshillonte dhe jo të nxirrte në shesh të metat e të tjerëve. Po ashtu edhe ai që e dëgjon përgojuesin, nëse është i sinqertë do ta këshillonte që bëhej këshillues para se të fliste. Kështu do zbatonte fjalën e të Dëguarit të Allahut: “Feja është këshillë” një fjalë kjo që tregon vlerën e lartë të këshillës gjë që është e njohur gati për çdo musliman të mençur.

Bëhu fytyrëçëlur dhe i butë:

Të jesh fytyrçelur dhe i butë me njerëzit janë dy rrugë drejt zemrave. Me këto dy virtyte arrihet afërsia, ndërsa qetësia zëvendëson dyshimin. Kurani na tregon për frytet e butësisë: “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje” (Ali Imran: 159)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “mos përçmo asgjë nga veprat e mira qoftë edhe të takosh vëllanë tënd fytyrëçëlur” (Muslimi)

Sa i përket butësisë ajo është një cilësi hyjnore të cilën e do Allahu i madhëruar, i do edhe ata që zbukurohen me këtë cilësi. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje” (Buhari)

Fjala e bukur

Fjala e bukur është nga adhurimet më madhështore me të cilën njeriu arrin grada të larta tek Allahu siç na ka treguar i Dërguri i Tij: “njeriu ndodh që të flet një fjalë më të cilën Allahu është i kënaqur – duke mos e menduar aq të rëndësishme – Allahu do të jetë i kënaqur deri në ditën e takimit me të” (Buhariu)

Kjo fjalë e mirë nuk do të kishte kaq shpërblim të madh sikur të mos kishte aq ndikim të madh në shpirtat e njerëzve, në ruajtjen e raportve shoqërore, përhapjen e dashurisë e tjerë, për këtë arsye Allahu urdhëroi qartazi fjalën e mirë: “njërzve thuajuni fjalë të mira” (Bekare: 83)

Zgjedhjen e fjalëve të mira jo çdonjëri di ta bëj – përveç atij të cilin e udhëzon Allahu – ngase kërkon një disiplinim si p.sh.të mos i kthesh fjalë sharësit, të mos ia kthesh me të njëjtën mënyrë, të durosh

përqeshësin, fyesin, shpifësin, fjalëkeqin e tjerë…pra kontrollim i gjuhës është kur shtohet nervoya dhe hidhërimi.

(vazhdon)… www.alimam.ws

Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...