20.8 C
Skopje
E hënë, 19 Maj, 2025

THEKSIMI I ANËVE POZITIVE TE NJERËZIT – NJË SUNNET I HARRUAR

Autor: Almir Kapiq
Përktheu: Amel Kurtishi
Tekstet e Kuranit dhe hadithit bëjnë thirrje që njerëzit të flasin mirë, të rekomandojnë vepra të mira dhe t’i theksojnë cilësitë dhe veprat e mira e njerëzve. Në të njejtën kohë ndalohen fjalët e këqija, tregohet për pasojat negative, ndalohen veprat e liga dhe fjalët e këqija për të tjerët. Allahu i Lartësuar ndalon që të fltet keq për të tjerët dhe kërcënon me dënim të dhimbshëm, edhe atëherë kur nuk marrin pjesë në përhapjen e thashethemeve por gëzohen kur flitet keq për besimtarët: “Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën; Allahu i di të gjitha e ju nuk i dini. ” (En Nur, 19)
I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ka ndaluar që njerëzit të flasin publikisht për mëkatët e tyre, që t’i theksojnë dhe të lavdërohen me ato që I kanë bërë: “Umeti im do të jetë i falur përpos atyre që i publikojnë mëkatët e tyre, bëjnë mëkate naten dhe pasi që Allahu ua ka mbuluar mëkatët zgjohen dhe flasin mbrëmë bëra kështu dhe kështu. Allahu i ka mbuluar mëkatët e tij e ai zgjohet dhe i shpalos ato që Allahu ia ka mbuluar.” (Buhariu dhe Muslimi)
Ky hadith tregon për pasojat negative e të folurit publik për mëkatet, sepse në këtë mënyrë, mëkati pranohet si i zakonshëm, dhe kështu të tjerët nxiten në kryerjen e mëkatit, dhe kështu përhapen fenomenet negative në shoqëri. Prandaj, secili nga ne duhet të përpiqet të mos bëjë mëkate, por nëse i ndodh që të bëjë diçka që është mëkat, atëherë ai nuk duhet të flasë për këtë publikisht, por ta mbajë për veten e tij dhe t’i kërkojë falje Allahut.
Nga ana tjetër, rekomandohet të flasim për bërjen e veprave të mira, dhe t’i përmendim njerëzit në një kontekst të bukur, duke i nënvizuar cilësitë e tyre të bukura. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) ishte i njohur për theksimin e cilësive të lavdërueshme të njerëzve, dhe kështu për jemenasit tha: “Imani është jemenas dhe urtësia është Jemenase…” (Buhariu)
Ai poashtu ka rekomanduar të sillemi mirë me banorët e Egjiptit dhe tha: “Silluni mirë me koptasit…” (Hakimi në Mustedrek)
Për banorët e Shamit ai është shprehur me fjalë miradie duke thënë: “…Imani do të jetë në Sham kur të ndodhin çrregullimeve.” (Ahmed)
Këto fjalë dhe lavdata me të cilat i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, u shpreh për banorët e Jemenit, Egjiptit dhe Shamit, ishin një prej shkaqeve që ata të pranojnë islamin dhe të mbesin musliman më shumë she katërmbëdhjetë shekuj. Këto transmetime flasin për vlerën e theksimit të virtyteve që i posedojnë njerëzit sepse në këtë mënyrë ata nxiten në qendrueshmëri në të mirën dhe i tregojnë qartë vlerat e vërteta të një shoqërie.
Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, ekishte parë në ëndërr zjarrin e xhehenemit dhe ia kishte treguar motrës së tij Hafsa, radijallahu anha, e cila ia tregoi Resulullahut, alejhi selam, i cili tha: Njeri i mirë është Abdullahu, sikur të falte edhe namazin e natës.” (Buhari dhe Muslim)
Në këtë hadith i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, e këshillon Ibën Omerin, duke e nxitur të përmirëson gjendjen e tij, por nuk harron t’i tregon edhe anët e tija pozitive, duke qenë në dijëni që në atë mënyrë do të shkaktonte lëkundje emotive të shpirtit të tij, tëshmë të emocionuar për shkak të ëndrrës që kishte parë. Fillimisht tregon së bëhet fjalë për besimtarë të jashtëzakonshëm, e qetëson zemrën e tij dhe e largon frikën duke përgatitur që të pranon këshillën e të Dërguarit të Allahut. Kështu ai do të përmirëson gjendjen e tij dhe do të mbrohet prej zjarrit të xhehenemit. Këshilla që i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve selem, ia dha Ibën Omerit, radijallahu anhuma, është universale e përgjithshme dhe ka të bëjë me çdo besimtarë. Njerëzve u sugjerohet të fillojnë me namazin e natës i cili mbron nga zjarri i xhehenemit.
Psikologët kur flasin për efektin pozitiv të theksimit të anëve pozitive e tregojnë rastin e personit i cili vonohet në takim, dhe kështu ata që e presin ndihen më pak të vlefshëm, të shqetësuar dhe të jorespektuar. Në situatë si kjo nuk duhet të arsyetohet ai që vonohet por ai duhet t’i lavdëroje ata që e presin duke i falënderuar për durimin. Kështu ai do të thekson anën e tyre pozitive. Kështu dukshëm do të zvogëlohet shqetësimi dhe nervoza dhe një fotografi tejet negative do të paraqitet në dritë pozitive.
Secili i ka virtytet dhe mangësitë e veta dhe nëse fokusohemi duke I theksuar anët e mira, në këtë mënyrë do të ndikojmë që njerëzit t’i shohin mangësitë e tyre dhe të angazhohen në përmirësimin e tyre. Besimtari duhet të jetë optimist, në çdo gjë i sheh aspektet pozitive dhe me urtësi i shfrytëzon për të përmirësuar gjendjen individuale dhe kolektive. Rrëfehet që njëherë Isai, alejhi selam, me nxnësit e tij kaloi pranë coftinës së një qeni. Nxënësit komentuan: sa erë e keqe po kundërmon, ndërsa Isai, alejhi selam, tha: Sa të bardhë i paska dhëmbët.

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...

Fëmijët dhe mëkatet e prindërve

Pyetja: A i ndëshkon Allahu fëmijët për mëkatet që...

Arti i përballjes me njerëzit toksikë

Në jetën tonë të përditshme, takojmë njerëz që janë...

Sprovat nuk të shkatërrojnë nëse ke besim

Rrëzimi është pjesë e zakonshme e rrugëtimit të çdo...

Rregullorja 99

Një mbret një ditë e pyeti këshilltarin e tij...

Tesbihu, domethënia dhe rastet kur thuhet

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar besimtarët musliman që...

Fjala e e shirkut “Oj Qabja e Allahut”

Ibn Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë:Tregohet se...

Imam Euzaiu përballë Sefahut

Imam Euzaiu – Allahu e mëshiroftë – dhe përballja...

Mbrojtja e familjes dhe edukimi i fëmijëve në epokën digjitale

Familja është themeli i çdo shoqërie dhe burimi i...