VLERA E MBËSHTETJES NË ALLAHUN!

VLERA E MBËSHTETJES NË ALLAHUN!

0 1309

Transmetohet nga Omer Ibn Hatabi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salAllahu alejhi ue selem!,- ka thënë:

لَوْ أنَّكم تتوكَّلونَ عَلَى اللَّهِ حقَّ تَوكُّلِهِ لرزَقكُم كَما يرزُقُ الطَّيْرَ. تغدو خماصاً وتروح بطاناً

“Po t’i mbështeteni Allahut me një mbështetje të vërtetë, atëherë Allahu do t’ju furnizonte ashtu sikurse e furnizon zogun, i cili del e uritur (barkzbrazur) dhe kthehet i ngopur (barkmbushur).”

(Shënuan: Tirmidhiu: 10/208 (kapitulli mbi zuhdin), Ibn Maxhe: 64-41, Hakimi: 4/318 (Kapitulli mbi pastrimin e zemrave), Tirmidhiu, Hakimi dhe Shejh Albani e vlerësojnë hadithin si sahih).

Ebu Hatim err Rrazi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Ky hadith është bazë në lidhje me tevekulin, dhe se tevekuli është një nga shkaqet e mëdha të cilat e sjellin furnizimin e Allahut.”

Shejh Ahmed Ferid

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM